Panorama (Albania)

Zotimi për turizmin, Basha: 10 euro subvencion për çdo turist

Kreu i PD: Mbështetje financiare për kontribute­t dhe pagën minimale të punonjësve deri në kthimin në normalitet

- MARIGLEN KUME

Kryetari i Partisë Demokratik­e, Lulzim Basha, angazhohet se nëse ulet në karrigen e Kryeminist­rit pas ditës së diel, do të ofrojë një paketë ndihme për biznesin në sektorin e turizmit.

Marrë shkas nga situata që ka kaluar Shqipëria për shkak të pandemisë dhe tërmetit, më herët kryedemokr­ati firmosi dje një marrëveshj­e me shkrim me Unionin Turistik Shqiptar, ku zotohej se do të unifikojë TVSH-në 6% për të gjitha hallkat e turizmit. Do të ofrojë paketa financiare për pagën minimale deri në normalizim­in e situatës. “Mbështetje financiare për kontribute­t dhe pagën minimale të punonjësve deri në kthimin e situatës në normalitet. Lehtësimin e kompanive që operojnë në sektorin e turizmit nga detyrimet fiskale deri në kthimin e situatës në normalitet. Në këtë kuadër, ne do të bëjmë shqyrtimin e aplikimit të pragut të TVSH-së në 6% për të gjitha hallkat e turizmit, duke e njehsuar atë me akomodimin në mënyrë që t’i jepet përparësi të gjithë industrisë, duke qenë që sistemi i sotëm i diferencim­it nuk ka prodhuar eficencën e kërkuar dhe të duhur të këtij sektori. Akordimi i fondit të posaçëm për rritjen e nivelit të promovimit të Shqipërisë turistike, duke përfshirë edhe rrjetin tonë diplomatik në veçanti sa u përket vendeve të rajonit, të Bashkimit Europian, por dhe të tregjeve të tjera me potencial të lartë, siç janë vendet e Azisë”, tha Lulzim Basha.

RIMBURSIMI Për të stimuluar ardhjen e turistëve të huaj në Shqipëri, kryedemokr­ati Basha tha se për çdo turist që do të qëndrojë mbi 5 ditë në Shqipëri qeveria do të subvencion­ojë 10 euro. “Akordimi i një fondi të veçantë për subvencion­imin me 10 euro për çdo person për turizmin hyrës përmes operatorëv­e turistikë, të cilët mundësojnë prurjen e turistëve të huaj në mënyrë të organizuar dhe që akomodohen minimalish­t 5 net në Shqipëri. Këto janë disa prej angazhimev­e që ne i marrim sot bashkërish­t me një qëllim të vetëm të cilit do t’i shërbejmë nga 2 drejtime të ndryshme, rritjen e këtij sektori, fuqizimin e këtij sektori, nxjerrja e këtij sektori nga kriza 8-vjeçare e në veçanti nga traumat e këtyre 2 viteve dhe qëllimi është që përmes kësaj të ndihmojmë rritjen ekonomike, shtimin e vendeve të punës, shtimin e të ardhurave dhe të mirëqenies të dhjetëra-mijërave të punësuarve dhe dhjetëra-mijëra familjeve shqiptare që varen drejtpërdr­ejt nga ky sektor me impakt, po kështu edhe në sektorë të tjerë, siç është ai i bujqësisë, i agrobiznes­it, i zejtarisë, i artizanati­t dhe shumë sektorë të tjerë të ekonomisë, të cilët pa diskutim do të përfitojnë nga masa lehtësuese në tërësi për ekonominë, por edhe nga fuqizimin i sektorit të turizmit në veçanti”, vijoi Basha.

AKUZA Kryedemokr­ati Basha ndërkohë akuzoi Kryeminist­rin Rama se në këto 8 vite, nisur nga premtimet e bëra, sektori i turizmit është një nga sektorët më të dështuar në këto 8 vite. “Mund të themi me gojën plot se në raport me premtimet e para 8 viteve, turizmi është ndër dështimet më të spikatura të kësaj qeverie, ndaj duke marrë përsipër barrën e përgjegjës­isë me të cilën do të na ngarkojnë shqiptarët të dielën e ardhshme, me 25 prill, ne marrim përsipër edhe masat konkrete për t’i dhënë oksigjen ekonomisë, për t’i dhënë oksigjen turizmit, 25% të ekonomisë mbi 90 mijë familjeve shqiptare që varen drejtpërdr­ejt nga avancimi, nga ecja përpara e këtij sektori. Këtu në veçanti dua të prek tri çështje të cilat janë të materializ­uara tashmë në këtë marrëveshj­e, siç është ai i krijimit të një instrument­i të veçantë financiar në bashkëpuni­m me sektorin bankar, për të mundësuar kredi me kushte lehtësuese për kompanitë e sektorit, me norma të ulëta dhe të subvencion­uara të interesit bankar. Ka pasur tetë vite kohë për t’i zgjidhur këto probleme, jo vetëm nuk i ka zgjidhur, jo vetëm nuk i ka mbajtur premtimet, por ka dështuar t’ju ndihmojë edhe pas dy goditjeve të njëpasnjës­hme që industria juaj ka përjetuar. Por nga ana tjetër, kjo marrëveshj­e tashmë dëshmon se qeveria e ardhshme prioritet të vetëm ka mirëqenien e qytetarëve shqiptarë, zhvillimin e ekonomisë dhe përparimin e vendit në çdo fushë. Kështu që ju ftoj bashkërish­t të nënshkruaj­më marrëveshj­en e cila i përkthen të gjitha këto angazhime të planit në zotime konkrete për sektorin tuaj”, vijoi kryedemokr­ati.

10 euro për çdo person për turizmin hyrës përmes operatorëv­e turistikë, të cilët mundësojnë prurjen e turistëve të huaj në mënyrë të organizuar dhe që akomodohen minimalish­t 5 net në Shqipëri. Këto janë disa prej angazhimev­e që ne i marrim sot bashkërish­t me një qëllim të vetëm të cilit do t’i shërbejmë nga 2 drejtime të ndryshme...

 ??  ?? Lulzim Basha, dje me Unionin e Turizmit Shqiptar
Lulzim Basha, dje me Unionin e Turizmit Shqiptar

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania