Panorama (Albania)

Rama i përgjigjet Metës: Takon subjekte të OFL me kapuç në kokë në ditë me diell

“Patronazhi­stët janë qelizat vitale të PS, ata nuk i kanë këto të dhëna që ka Meta, pse i nxjerrin këta, ku do të dalë Ilir Meta?!”

-

Kryeminist­ri Rama iu përgjigj Presidenti­t Meta për çështjen e patronazhi­stëve dhe daljen e të dhënave personale të votuesve të qarkut të Tiranës.

Sipas kreut të qeverisë, për PS-në patronazhi­stët janë qelizat vitale të partisë dhe ndodhen në të gjithë territorin për të komunikuar me njerëzit dhe për t’i dëgjuar për problemet dhe hallet e tyre. “Më çuan mesazh këto të Ilir Metës që mbajtën një konferencë tjetër me prerje duarsh e koke, nuk la gjymtyrë pa prerë. Këtu ka patronazhi­stë. Ja kjo (i drejtohet një vajze), sipas Ilir Metës po survejon pogradecar­ët, kjo është fukse, bashkë me mua kryefuksin, megjithatë nuk kam dashur të hyjmë më thellë në punën e kësaj historie, se e kam ditur që do të fillojë të shfaqet, që ne kemi një rrjet të tërë me patronazhi­stë nuk diskutohet, janë qelizat vitale të PS-së. Që ne kemi në të gjithë territorin këtë rrjet që komunikon me njerëzit dhe i dëgjon njerëzit nuk diskutohet, e kemi për nder, por që ne nuk e kemi atë që këta ekspozojnë, edhe kjo nuk diskutohet. Ilir Meta thotë se janë përhapur të dhënat, po kush i përhapi?! Ne?! Së pari, të dhënat tona janë të ndryshme nga ato që kanë dalë, por le ta zëmë. Kush i përhapi?! E dyta, nuk e di Ilir Meta që qysh 2009 kur rreshter Bujar Nishani ishte ministër i Brendshëm e gjithë databaza e Gjendjes Civile ka dalë dhe është në internet dhe blihej me 15 dollarë, tani është mbyllur”, tha Rama gjatë një takimi elektoral në Pogradec.

AKUZAT Kryeminist­ri akuzoi Presidenti­n Meta se i veshur me kapuç në mes të ditës takon subjekte të OFL-së. “Patronazhi­stët tanë nuk i kanë këto të dhëna siç i kanë këta, përse i nxjerrin këto, ku duan të dalin?! E pashë sot, e kishin kapur në një foto me kapuç, dielli shkëlqente, atje në cep me kapuç, mbuluar, se kur takon subjektet e OFL-së do vësh dhe kapuç. Është i bindur se e kanë kapur patronazhi­stët. Ata s’kanë kohë të humbin me Ilir Metën, unë e di se çfarë do të thotë edhe kur nuk flet. Çfarë do të zbulojmë në atë kokën e madhe të Ilir Metës, e kam vetë më të madhe kokën. Kjo është një tentativë për të krijuar konfuzion për njerëzit dhe për të ngritur alibinë e asaj që do të ndodhë më 25 prill. Mos shihni as sondazhe, mos dëgjoni analistë, thjesht në datën 25 kur mbaron votimi kush është dakord me mua për çka thashë të bëjë atë që mundet, të mos lërë njeri që njeh rreth e rrotull pa e çuar atje te kutia e votimit dhe do ta shohim mirë se çfarë do të dalë nga kutitë e votimit”, tha Rama.

REZULTATI Duke i kthyer përgjigje Presidenti­t Meta edhe për numrin e mandateve që opozita pretendon se do të marrë, Rama tha se e ka të sigurt që do të marrë deri në 78 mandate. “E kam thënë 74-78. Po ishte më shumë nuk mbaj përgjegjës­i se nuk e parashikov­a. Më pak? Ta harrojnë që të gjithë! Një gjë do t’ju lutesha të gjithëve që na dëgjojnë, grave, sepse e ndjenë më fort peshën e kësaj kohe të vështirë. Ato e kanë mbajtur pjesën më të madhe të stresit në çdo familje. Atë ditë duhet të jemi të gjithë shqiptarë, që mos të votojmë si person. Por për të gjitha ato që na bëjnë krenarë. Atë ditë duhet të votoni edhe për Lasgush Poradecin, edhe për Mitrush Kutelin. A e imagjinoni Lasgush Poradecin votues të Ilir Metës ju? A e imagjinoni? Po ça pogradecar­ësh jeni ju nëse votoni Metën? A e imagjinoni ju

Mitrushin votues për Kryemadhin, apo për Saliun?! Atë ditë është ditë vendimtare për të vendosur se si e duam ne Shqipërinë e atyre që sot nuk votojnë dot”, tha Rama. Ndërkohë Kryeminist­ri u premtoi qytetarëve korçarë se do të ndërtonte stadiumin e ri të Korçës nëse PS-ja do të merrte 7 mandate në këtë qark. “Dua të flas si njeriu më i pakënaqur që ju mund të takoni. Jam i pakënaqur sepse unë besoj se maja që kam parë me sy hapur për Shqipërinë kur lashë emigracion­in, është një majë e arritshme dhe është misioni ynë që ta arrijmë. Të gjitha këto që kemi bërë më duken të pamjaftues­hme, ndaj unë këmbëngul dhe i them vetes duhet të vazhdosh përpara. Kur hyra sot këtu, u befasova, është hera e parë në stadiumin e Korçës. Për Korçën e Niko Peleshit nuk është një stadium që mund të rri shumë gjatë, por po ju them, po na dhatë 7, stadium i ri i Korçës do të jetë gjerdani që do t’i shtohet të gjitha këtyre që kemi bërë. Unë flas për katër porta nga qielli e këtu kam parasysh fluturimet ndërkombët­are, aeroportet komerciale, por është e vërtetë, edhe për stadiumin dua 7, për këtë tjetrin si 6, si 7, Korça do të ketë aeroportin e vet turistik, sportiv, për fluturimet sportive. Ia kam thënë Rraqkës, nxirr rezultatin më të mirë se çdo herë tjetër dhe në maj të dorëzojmë fondin që ti të ndërtosh aeroportin turistik. Në maj! Nëse këtu vjen Babalja, jo aeroport turistik, por do të bëhet Korça prapë nga e para për t’u zënë në radhë se kush do të të vijë te dera që t’u japësh kioska, kërnacka, qepë”, tha Rama.

 ??  ?? META, DJE GJATE KONFERENCE­S
META, DJE GJATE KONFERENCE­S
 ??  ?? Meta në Gjirin e Lalëzit, sipas Kryeminist­rit Rama
Meta në Gjirin e Lalëzit, sipas Kryeminist­rit Rama
 ??  ?? Rama, dje në Korçë
Rama, dje në Korçë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania