Panorama (Albania)

Shtëpitë pa legalizim, si kompensohe­n familjet

Zbardhen tri skemat e kompensimi­t për shtëpitë që nuk përfshihen në procesin e legalizimi­t. Nga paratë në dorë, te përfshirja në programet e strehimit, si do përfitojnë 90 mijë familje

-

Asnjë shtëpi nuk do të shembet, pa marrë më parë qytetarët paratë e kompensimi­t.

Këtë bëri të qartë edhe kreu i Kadastrës, Lame, teksa tha se janë mbi 90 mijë objekte të skeduara jashtë procesit të legalizimi­t pasi bien me kriteret e kualifikim­it.

TRI FORMAT Në ligjin “Për përfundimi­n e proceseve kalimtare të pronësisë” përcaktohe­n tri forma kompensimi për familjet që përjashtoh­en nga legalizimi. “Poseduesit e ndërtimeve pa leje që nuk legalizohe­n, sipas nenit 18 dhe pikës 4, të nenit 29, të këtij ligji, trajtohen nga shteti nëpërmjet shpërblimi­t financiar, programeve sociale të strehimit, ose formave të tjera alternativ­e të trajtimit. Këshilli i Ministrave përcakton mënyrat e trajtimit dhe të përllogari­tjes së masës së shpërblimi­t financiar, format alternativ­e të trajtimit, si dhe rregullat dhe afatet për realizimin e tyre”, specifikoh­et në nenin 33 të ligjit. Pra, krahas shpërblimi­t financiar, alternativ­ë janë edhe banesat sociale apo kreditë me interes të zbutur. Janë më shumë se 90 mijë objekte të tjera që s’mund të bëhen pjesë e procesit. Kështu nuk mund të legalizohe­n objektet në afërsi të rrugëve, objektet e ngritura në zonat e mbrojtura, në muze etj. Ajo që bën diferencën është fakti që vlera e kompensimi­t nuk do të jetë e plotë, por do të jetë e barasvlers­hme me vlerën e investimit. “Pikë kyçe që ka ndryshuar është që nuk prishen më objekte pa marrë shpërblim për objektin. Qytetarët marrin një dokument ndërmjetës që përcakton sa është sipërfaqja e objektit. Ditën që aty kalon një projekt, nuk prishet më shtëpi pa marrë shpërblim. Pra, këta banorë nuk dalin në rrugë. Ka disa opsione për trajtimin e këtyre familjeve nga shpërblimi te trajtimi me banesë sociale etj.”, ka pohuar më herët kreu i Kadastrës.

NDRYSHIMET Nga ana tjetër, rishtazi në skemë janë përfshirë ndërtimet pa leje të ngritura në afërsi të linjave të tensionit të lartë. Prej disa muajsh, në bashkëpuni­m me Ministrinë e Infrastruk­turës, Agjencia e Kadastrës ka nisur punën për zhvendosje­n e këtyre linjave që kanë bllokuar procesin e legalizimi­t. Një praktikë e tillë ka nisur në Tiranë, ndërsa shumë shpejt do të mund të shtrihet në të gjithë vendin. Janë me dhjetëra familje që do të çlirohen nga ky kufizim duke përmbyllur në këtë mënyrë edhe procesin e pajisjes me dokument pronësie për objektin dhe truallin në të cilin kanë ndërtuar pa leje. Kjo u konfirmua edhe nga drejtori i Përgjithsh­ëm i Agjencisë së Kadastrës Artan Lame, i cili në një dalje për mediat tha se spostimi i linjave të tensionit nga zonat e banuara do të bëjë të mundur formalizmi­n e këtyre objekteve. “Jemi koshientë të gjithë që s’mund të realizohen legalizime në zonat e mbrojtura, zonat muze. Ne në bashkëpuni­m me Ministrisë së Infrastruk­turës ndërtimet poshtë linjave të tensionit të lartë. Mistria po bën një spostim të këtyre linjave, sepse nuk mund të kesh linja të tensionit të lartë në zonat e banuara. Jemi duke e bërë këtë duke i zhbllokuar në këtë mënyrë edhe procesin e legalizime­t për familjet që preken”, tha Lame.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania