Panorama (Albania)

Teuta nuk ndalet, kërcënojnë Vllaznia e Partizani

Laçi likuidon Bylisin, Kukësi dhe Tirana spektakël për 1 pikë

-

Takimi i javës së 28të i luajtur në Korçë mes Skënderbeu­t dhe Teutës u vendos nga një episod i vetëm, ku penallitin­ë e dhënë për ndërhyrjen e Sadriut ndaj Grudës e ktheu në gol i zakonshmi Bregu në të 43'-ën.

Një ndeshje me pak histori dhe ritëm nën mesatar dhe në fund durrsakët hakmerren ndaj Skënderbeu­t për eliminimin që u bëri 4 ditë më parë në Kupë. Në këtë moment pak rëndësi ka loja, pasi llogaritë përligjen me trepikëshi­n, të cilin në fund e rrëmbyen të besuarit e trajnerit Edi Martini, që edhe pas përfundimi­t të kësaj jave, ruajnë kreun me 52 pikë, 2 më shumë se Partizani dhe Vllaznia. Ndërsa Skënderbeu mund të ngushëlloh­et me faktin se rivalët e tij në luftën për mbijetesë u mundën këtë javë, kështu që situata në fundin e renditjes mbetet e njëjtë. Në ritmin e ulët dhe mungesën e rasteve për shënim në këtë takim mund të ketë ndikuar edhe ngarkesa e krijuar nga përballja e tyre në mesjavë në Kupë. Teuta me cinizëm vijon të marshojë drejt objektivit final, ndërsa korçarët e vërtetuan sërish se janë më produktivë në transfertë sesa në shtëpi. APOLONIA-VLLAZNIA

Apolonia shpartallo­het 06 nga Vllaznia dhe tashmë mund të thuhet me plot gojën se fierakët janë dorëzuar në luftën e mbijetesës dhe rikthimi në Kategorinë e Parë mbetet çështje "zyrtarizim­i". Në "Loni Papuçiu" ka luajtur një skuadër me shumë mungesa (vazhdojnë të shtohen të dëmtuarit!), një ekip që nuk shihej me sy dhe që Vllaznia e masakroi pa mëshirë si një "tërmet 6-ballësh". 3 gola për çdo pjesë dhe rezultati më i thellë i regjistrua­r gjer tani në historikun e këtij kampionati të Superiores. PARTIZANI-KASTRIOTI

Partizani mori komandën e Superiores pas fitores 3-1 kundër Kastriotit, gjë që zgjati vetëm një ditë pas fitores së Teutës. Një sukses me përmbysje i të kuqve. Me një goditje me shumë fat, futbollist­ët e Kastriotit shënuan në minutën e katërt. Një gol i shpejtë dhe i papritur nga skuadra e Ndreut. Megjithatë, në minutën e 30-të të kuqtë barazuan me një finalizim të shkëlqyer të Esin Hakajt. Për anësorin e majtë ky ishte goli i parë me fanellën e Partizanit. Përmbysja erdhi me anë të Zhunior. Braziliani nuk mund të gabonte në të 75'-ën, teksa nuhati një krosim nga e majta, duke sulmuar shtyllën e parë, për të shënuar një gol me shumë peshë për Partizanin. Të kuqtë mbyllën llogaritë me Kastriotin pesë minuta para përfundimi­t të kohës së rregullt, me golin e Jasir Asanit, që e pati të lehtë ta dërgonte topin në rrjetë i shërbyer me thembër nga Çinari.

LAÇI-BYLIS Laçi rigjen fitoren në startin e fazës së katërt, duke mundur Bylisin 2-1 me gola të Deliut dhe Prengajt. Një pjesë e parë me vetëm një rast të rrezikshëm nga Xhixha dhe në të dytën vetëm dy minuta i mjaftojnë për të shënuar dy herë dhe për ta vulosur fitoren. Në fund është Ndreca që shndërron në gol penalltinë e shkaktuar nga Ignjatoviç ndaj Spa- hiut, i cili vlen sa për statisti- ka. Kurbinasit kthehen te fitor- ja pas një muaji, teksa e fundit regjistroh­ej më 13 mars ndaj Skënderbeu­t dhe tani distanca me Partizanin e Vllazninë është 2 pikë dhe 4 me Teutën kryesuese.

KUKËSI-TIRANA Spektakël, katër gola dhe një barazim 2-2 në sfidën mi- dis Kukësit dhe Tiranës, por në fund nuk feston asnjë. Një rezultat që shuan shpresat e të dyja skuadrave për të bërë të mundur realizmin e objek- tivave, Kukësi Europën dhe Tirana mbrojtjen e titullit kampion. Serinë e golave e hapi i zakonshmi Eze për verilin- dorët, por Tirana kthen rezu- ltatin në favor në të dytën me rrjetat e Seferit dhe Kalesë, duke dhënë iluzionin e fitores. Për të vendosur baraspeshë­n mendon Ibrahimi që tregon klasin e tij nga goditja e dënimit dhe vulos shifrat në 2-2 në "Elbasan Arena". Sipas rregullore­s, goli i parë i Kukësit është i pavlefshëm, duke qenë se në zonë ka qenë sulmuesi i Kukësit në momentin kur është nisur loja.

 ??  ?? Teuta duke festuar triumfin në Korçë që e mban në krye
Teuta duke festuar triumfin në Korçë që e mban në krye

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania