Panorama (Albania)

Balluku: Aeroporti i Kukësit është operaciona­l, nga 17 qershori, i përdorshëm

-

Ministrja e Infrastruk­turës, Belinda Balluku, sqaroi dje nga Kukësi se pse avioni i cili erdhi nga Londra u ul fillimisht në Rinas dhe nuk kreu fluturim direkt për në aeroportin e Kukësit. Balluku thotë se Shqipëria respekton rregullat dhe thotë se momentalis­ht aeroporti është operaciona­l. Më tej ajo garanton se nga ky moment koncesiona­ri vijon punën me kompanitë dhe nga 17 qershori do të jetë totalisht i përdorshëm nga të gjitha kompanitë. Balluku garanton se do të ketë linja direkte nga Kukësi për në Gjermani, Zvicër e Britani të Madhe. “Duke nisur nga sot, ky aeroport është operaciona­l. Ju sapo e patë, jeni dëshmitarë­t e këtij fakti. Duke nisur nga sot, në këtë aeroport do të nisin të gjitha testet me kompanitë ajrore që janë në kontakt me operatorin. Do të nisin nga puna për të lidhur kontrata, për të provuar pistën, për të validuar procedurat dhe për ta bërë këtë aeroport sa më tërheqës për të gjithë zonën, jo vetëm për Kukësin, por për të gjitha trevat shqiptare rreth e rrotull”, tha Balluku. Ministrja shprehu bindjen se “Kukësi do të kthehet në një pikë të re zhvillimi ekonomik në Shqipëri”. Balluku tha se “në datë 17 qershor, kur mbaron afati i publikimit që ne e kemi nisur, aeroporti i Kukësit do të jetë totalisht i përdorshëm nga të gjitha kompanitë”. “Ky është një aeroport operaciona­l, sapo e kemi faktuar dhe nga ky moment i lihet në dorë koncesiona­rit që do të lidhë marrëveshj­e me kompanitë ajrore që nuk janë të pakta. Që këtu do të fluturohet për shumë qytete të Gjermanisë, Anglisë, drejt Zvicrës në mjaft qytete që nuk fluturohet nga Tirana, do të jetë gjeneza e një historie të re për aviacionin civil”, tha ajo. Ministrja tha se “qeveria Rama ka një plan të mirëfilltë kombëtar për aviacionin civil”, ndërsa shtoi se “në Vlorë do të ndërtohet një aeroport tjetër, aeroporti më i madh në Shqipëri, që do të përfundojë si ky i Kukësit”. Ministrja kujtoi se “në vitin 2018 Kryeminist­ri Rama nxori një ‘Twitter’ ku tha se do të kishte një aeroport ndërkombët­ar në Kukës”. “Menjëherë i kam nisur një mesazh duke i thënë se aeroporti i Kukësit ishte një aeroport ushtarak dhe shumë i vështirë për t’u naviguar. Më ka thënë që ju do ta bëni, nisni menjëherë nga puna. Për të thënë të drejtën, kam pasur dyshimet e mia nëse do të ndërtohej kaq shpejt, por ia kemi dalë”, tha ministrja.

 ??  ?? Belinda Balluku
Belinda Balluku

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania