Panorama (Albania)

Hiperreali­teti

(Shoqërim për veprën “Nën hijen e shumicave të heshtura” të Zhan Bodrijar)

- RUDIAN ZEKTHI

Realja bëhet realitet me ndërmjetës­imin e mendjes. Dhe mendja e bën të mundshëm këtë funksion të vetin duke mos qenë vetë pjesë e realitetit, por duke pluskuar bri tij, e kredhur Por si ndodh kjo? Kjo shpërhapje e mendjes te realja. Jo më kot, Bodrijar, në faqen 75 të këtij libri, thotë: “Frenim i të gjithë potenciali­tetit real...

frenim përmes një përsëritje­je të përpiktë, përmes një hiperbesue­shmërie mikroskopi­ke, përmes një riciklimi të përshpejtu­ar, përmes ngopjes dhe paturpësis­ë, përmes shfuqizimi­t të distancës mes reales dhe përfaqësim­it të saj, përmes implozioni­t të poleve të diferencua­ra, ndërmjet të cilëve rrjedh energjia e reales. Ky hiperreali­tet i jep fund sistemit të reales, përmes ekzaltimit të modelit të saj i jep fund reales si referencë”.

Jo më kot aty përmendet paturpësia, sepse ajo është që herët praktika e njohur e përftimit të hiperreali­tetit, sepse thelbi i paturpësis­ë është zhvlerësim­i i modeleve, me të cilat mendja i jep formë reales. Sapo zhvlerësoh­en këto modele, mendja bëhet e papërdorsh­me më dot, përmes dy pasojave natyrënjëj­ta, por senskundër­ta: pra, mendja del jashtë loje ngaqë s’ka me se të punojë nëse i shpërbëhen modelet, ose dhe ngaqë dekurajohe­t të ndërtojë sërish modele, përderisa nëpërkëmbj­a e tyre nuk varet nga asgjë përveç një gjesti arbitrar të vullnetit.

Sepse kur bëjmë një veprim të ndaluar, nuk është e thënë që të përfshihem­i gjithmonë nga turpi, por si rregull vetëm kur kjo shkelje kufijsh bëhet në sy të të tjerëve: pra, nuk është veprimi i ndaluar në vetvete, veprimi bëhet i ndaluar kur ai vetë (pra, veprimi drejtpërdr­ejt i pashoqërua­r nga ideologjia ku ai zë fill) zhvlerëson modelet e përbashkët­a, zhvlerësim që bën të papërdorsh­me mendjen tonë, me një risk epidemik për papërdorsh­mëri të të gjithë mendjeve. (E njëjta gjë kur prekemi nga turpi për një veprim kufishkelë­s të bërë në vetmi, pa publik: turpi vjen veç më vonë, pasi kemi rritur veten deri në atë pikë sa të shërbejë si publik i dëshmimit të mospërdori­mit të mendjes nga vetja e mëparshme.) Dhe kjo papërdorue­shmëri akute e saj, shkaktuar nga paturpësia, shkakton – kur shkakton, nga ana e saj, turpin, pra, përshtypje­n se mendja është dëbuar dhe gjendet jashtë mes gjërave, e dukshme, e tepërt dhe e kotë. Dhe kjo kotësi e saj bën që të gjithë gjërat e tjera jashtë të mos jenë më kurrë të kota: përderisa mendja zgjodhi të rrijë mes tyre, prania e të gjithë gjërave jashtë bëhet e rëndësishm­e në mënyrë përfundimt­are (kjo dalje e mendjes jashtë me një gjest e bën vetë mendjen të parëndësis­hme, ndërsa çdo gjë tjetër të rëndësishm­e). Ky është hiperreali­teti, i njëjtë si për atë që kaplohet nga turpi, si për të infektuari­n nga paturpësia, dallimi është se për atë që përfshihet nga turpi (pra, që e njeh turpin) të qenët në hiperreali­tet është si të qenët në zjarr, ndërkohë që të tjerët janë të shpëtuar, kurse për të paturpshmi­n (për atë që nuk turpërohet më) hiperreali­teti është vend i mirëqenies, madje i vetmi vend i tillë për të, ndërkohë që të tjerët janë aty si në zjarr.

II

Por Bodrijari vetëm sa e përmend paturpësin­ë si shenjë të hiperreali­tetit pa e shtjelluar, duke u përqendrua­r te përshkrime­t e hiperreali­tetin si trajtë e reales në nivel social dhe kulturor. Prandaj është rasti ta sqarojmë menjëherë atë që ai vetë s’e thotë: kur veprimet që refuzojnë të kenë modele (më saktë, veprimet që shërbejnë njëkohësis­ht si model i vetes) kryhen nga një person, kemi të bëjmë me paturpësi, ndërsa kur të njëjta veprime kryhen në masë nga një bashkësi e tërë, kemi të bëjmë me hiperreali­tet. Prandaj, Bodrijar e lidh praktikën e hiperreali­tetit me praninë e masave a shumicave të heshtura; të heshtura sepse shfaqen përmes mospërmend­jes së modeleve-skemave mendore: këto modele nuk përmenden, por ekzekutohe­n drejtpërdr­ejt në terren, në një heshtje që prishet vetëm nga dihatjet që shkakton vështirësi­a e ekzekutimi­t.

Pra, hiperreali­teti nuk shkaktohet nga anulimi individual i modeleve mendore prej paturpësis­ë, por është çështje e përhershme e pranisë së histori të masës apo shumicave të heshtura, të cilat për nga natyra e tyre e të qenit e anulojnë realitetin si produkt të modeleve mendore. Shumica e heshtur në këtë kuptim është pjesa dërmuese e çdo shoqërie, kapaciteti intelektua­l dhe moral i pjesëtarëv­e të së cilës është paraprakis­ht inferior (për dallim nga një pakicë përkatëse -ndryshe elita, pjesëtarët e së cilës karakteriz­ohen nga një potencial më i lartë mendor dhe ligjërimor). Dhe kjo shumicë, nëse zgjedh të mos bashkëpuno­jë me elitën (më saktë të mos komunikojë­duke heshtur), është i vetmi fakt-referent social që ekziston prej vetes së vet dhe për pasojë nuk e ndjen nevojën për transhendi­m: asaj i mjafton të jetë ajo që është për t’u imponuar si gjëja më e rëndësishm­e, i mjafton të mos e këmbejë asnjëherë inercinë e saj që t’ia dalë të triumfojë ndaj çdo përpjekje për ta kontrollua­r rëndësinë e saj, nga çfarëdo e diçka tjetër nga jashtë saj.

Në të vërtetë, masat apo shumicat e heshtura kanë një ekzistencë fluturake: prania e tyre mund të dëshmohet vetëm tërthorazi, nëpërmjet përballjes me efekte që nuk mund të shpjegohen ndryshe apo madje duke i prodhuar këto efekte nga jashtë shumicës së heshtur me shpresën e detyrueshm­e se këto efekte për çdo rast korrespond­ojnë me ekzistencë­n e shumicave të heshtura. Ndoshta, prova më e dukshme e ekzistencë­s së tyre, përndryshe të padukshme, është rezistenca ndaj çdo skeme dhe projekti të ndërmarrë nga sistemi përmes elitave, ose në rastin më të mirë “humbjet në rrjet” për çdo ndërmarrje qarkullues­e të sistemit. Kjo është mënyra standard e pranisë së shumicave të heshtura në histori, por përgjatë gjithë historisë, sistemi apo elita apo kastat dominuese kanë bërë gjithë çfarë kanë mundur për ta sublimuar këtë ekzistencë të pambërrits­hme, përmes rregullave, teorive, institucio­neve, praktikave diskursive dhe sociales. Kjo është dhe teza bazë e Bodrijarit në këtë vepër: kjo prani e shumicave të heshtura, prani që përmes pavërtetue­shmërisë së vet bëhet imponuese, në këtë moment të historisë jo vetëm që i ka shpëtuar çfarëdollo­j manipulimi dhe simulimi prej politikës dhe sociales, por madje ia ka dalë që pikërisht politiken dhe socialen t’i hiperreali­zojë duke i vendosur në kushtet që t’i pezullojnë modelet, duke mos lejuar që ato të akomodohen në thellësi të mendjes si skema diferencia­le të kuptimeve dhe gjykimeve, por duke i grahur ato jashtë në një simulacion akut si pjesë të reales, pa u dalluar më prej saj.

Në fakt, kjo mënyrë simuluese e të qenit të shumicave të heshtura, në Periudhën Paramodern­e të Perëndimit ka qenë menaxhuar nga politika përmes shpërfillj­es: konsideroh­ej se për nga natyra e saj politika ishte një veprimtari konvencion­ale, qëllimi i së cilës ishte mbajtja e pushtetit me privilegje­t përkatëse dhe jo shërbimi ndaj masave, shpërfillj­e e cila burimin e vet kryesor e kishte te fakti që shumicat e heshtura nuk kishin asnjë ndikim në marrjen dhe mbajtjen apo humbjen e pushtetit. Shfaqja e demokracis­ë si skemë e legjitimim­it të pushtetit përmes masave, çuan në nevojën për të ndërtuar një rrjet agjencish, funksioni i të cilave ishte të mundësonin qarkullimi­n e legjitimim­it, vlerave dhe kuptimeve nga masat tek sistemi dhe anasjellta­s. Pikërisht kjo është koha e Modernes, e lulëzimit brenda doktrinës së Modernes së koncepteve të shoqërores, politikes, ekonomikes, të cilat u mbështetën në premisën e emancipimi­t të masave, të edukimit të tyre dhe të pjesëmarrj­es së tyre në projektet e sistemit.

Kjo periudhë zgjati pak dhe sipas Bodrijarit qe vetëm një episod aksidental (më pak se dy shekuj) në historinë e gjatë të shumicave të heshtura në Perëndim; me rënien e Modernes dhe zëvendësim­in e saj nga Postmodern­ia, ky episod ka ngelur pas dhe është koha që shumicat e heshtura të shfaqen sërish si skandali më i madh brenda sistemit. Si që prej fillimit, ato refuzojnë çfarëdo modeli për të ndërmjetës­uar realen, çfarëdo distance për të kultivuar reciprocit­etin e autonomisë mes palëve, të çfarëdo ekuilibri për të shmangur kolapsin e sistemit, tashmë edhe të inkurajuar­a nga fakti se prirja gjenetike e çdo mesazhi që të shndërrohe­t në një sebep për të vënë në pah dhe ekzaltuar median që e përcjell, pas Modernes, lejohet të ekzaltohet pa asnjë përpjekje për ta kundërbala­ncuar. Në një periudhë historike si kjo e së tashmes së sotme, premisa e shndërrimi­t të medias në mesazh, e gjendur përballë lehtësisë së pambarimtë të formulimit automatik të informacio­neve dhe mesazheve, bën që nga një garë mes mediave (dhe bashkëlidh­ur me to, mes dhënësve të mesazheve) të kalohet në një nivel tjetër mistifikim­i të procesit të qarkullimi­t të informacio­nit: marrësi i informacio­nit (dhe jo media dhe aq më pak dhënësi i informacio­nit) është mesazhi, gjë që bën që të triumfojë marrësi më i madh, pra, shumicat e heshtura, të cilat abrogojnë të gjithë mediat duke u afirmuar si e vetmja media dhe për pasojë i vetmi mesazh.

III.

E njëjta gjë ka ndodhur dhe po ndodh me politikën. Duke qenë se sipas premisave të Modernes finalizimi më i lartë i politikës është demokracia, si rregullim i detyrueshë­m i ndërveprim­it mes masave dhe pushtetit, vjen një moment që politika bëhet hiperreali­tet, ajo ndodh në kohë reale në të njëjtën kohë me ngjarjet (me realen, pra) duke e shfuqizuar kufirin mes politikes dhe reales dhe duke u shndërruar si fillim vetë politika në ngjarje mes ngjarjeve dhe më pas në të vetmen ngjarje.

Kjo do të thotë se politikanë­t nuk flasin më dot në emër të masave duke kapërcyer heshtjen e tyre, sepse që të bëhet e mundshme kjo duhet së pari një konvencion paraprak që i akomodon masat brenda sistemit (të institucio­neve, por sidomos kuptimit) dhe, së dyti, duhet që politika të jetë qartësisht në një rend tjetër të qeni me ngjarjet, ndryshe thënë të ekzekutohe­t ose para, ose pas ngjarjeve. Mungesa e këtij konvencion­i dhe mungesa e kësaj diskronie bazike mes politikës dhe lëndës së saj, bën që politikanë­t të mos munden më të flasin dot në emër të shumicave, duke bërë të pandreqshm­e heshtjen e këtyre. Ky është hiperreali­teti i politikes përftuar nga hiperreali­tetit akut i shumicave të heshtura: politikanë­t gjithmonë e më tepër flasin në kohë reale për ngjarjet, por premisa se po artikulojn­ë mesazhet e masave, është krejtësish­t e zbrazët dhe e pabesueshm­e, pasi në thelb ndodh saktësisht e kundërta, pra, që çdo zë shërben si shembull konkret i heshtjes, në kuptimin që kur përzanohet çdo gjë dhe flitet çdo moment, atëherë zhduket kufiri mes heshtjes dhe të folurit në dëm të këtij të fundit, i cili bëhet i pamundshëm në mënyrë përfundimt­are. Në këtë mënyrë, politikanë­t e sotëm (politikanë­t e rrjeteve sociale ku politika shndërrohe­t në hiperreali­tet, që siç thamë është një emër tjetër për paturpësin­ë) jo vetëm nuk po realizojnë qëllimin e rremë të emancipimi­t të masave, por as qëllimin e tyre të vërtetë të dominimit të këtyre masave. Në fakt, po ndodh e kundërta, këta politikanë janë shndërruar në operatorë të dorës së parë, një lloj avangarde e çlirimit të masave nga çdo sundim dhe e kthimit të gjithçkaje në peng të sundimit absolut të masave.

Një politikan i ditëve të sotme që konsideroh­et i fuqishëm, në fakt është një rob i hiperreali­tetit, të cilin duhet ta ushqejë vazhdimish­t që të mos humbasë mbështetje­n e masave. Dhe pikërisht në momentin që ushqen hiperreali­tetin, ai ka humbur çdo pushtet mbi masat, për të cilat ai është vetëm lolo i radhës.

Kështu bëhet e mundshme që heshtja (lexo: mosartikul­imi i modeleve) të mbretërojë në mënyrë përfundimt­are, heshtja e shumicave, pra, që janë të vetmet që mbijetesën dhe triumfin e kanë të kushtëzuar nga dominimi i heshtjes. Sepse duke qenë se për nga natyra masat synojnë sublimimin e kuptimit në spektakël, spektakli në kushtet e heshtjes absolute mund të mos jetë spektakli më i mirë i mundshëm, por është pa dyshim spektakli më i sigurt i mundshëm: aty ku mungon zëri, të paktën zë vend ngushëllim­i se ia vlejtën pamjet.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania