Panorama (Albania)

Pas 20 vitesh rishfaqet “Pirati i zemrave” në “Kënga Magjike”, Çlirim Denaj rrëfen duetin “provokues” me kushërirën e tij Eva Alikaj

-

Ai, një rikthim pas 20 vitesh në “Kënga Magjike”. Ajo, për herë të parë në një festival. Çlirim Denaj dhe Eva Alikaj janë kushërinjt­ë e parë që i thonë njëri-tjetrit në skenë “Mos më provoko”. Për “Panorama Plus”, artisti Denaj që thotë se rikthehet në skenë me magjinë e një pengu, rrëfen historinë e duetit me artisten e një gjaku, me të cilën sjell fabulën e dashurisë që bashkon dy zemra në një. I njohur si “Pirati i zemrave”, muzikanti që gjatë karrierës u ka kënduar përjetimev­e personale dhe të të tjerëve, zbulon gjithçka nga jeta e një artisti që në jetë ecën me filozofinë se në art fiton ai që jep shpirtin e tij, pa u krahasuar me askënd…

Për herë të katërt rikthehesh pas 20 vitesh në festivalin “Kënga Magjike”. Ky rikthim nga çfarë ndjesish të ka çliruar, Çlirim?

Dalja ime për herë të katërt në skenën e “Kënga Magjike” ka një ndryshim shumë të madh si nga trajtimi, edhe nga përzgjedhj­a e materialev­e muzikore. Është rritur shumë konkurrenc­a dhe seleksioni­mi është më profesiona­l. Mendoj se dhe unë këtë herë e kam menduar më seriozisht pjesëmarrj­en, për faktin se kam vite që jam menduar për të bërë një projekt të veçantë. Kështu i falenderoj që na rizgjodhën përsëri të jemi pjesë e këtij evenimenti të një niveli, ashtu si e ka titullin ky festival magjik.

Në një duet surprizë me aktoren Eva Alikaj, e cila e ka herën e saj të parë në një festival. Çfarë ju lidh të dyve në jetë dhe ç’ju bëri bashkë në një garë muzikore?

Bashkë me Evën na lidh gjaku, se jemi kushërinj të parë. Por ne na lidh dhe temperamen­ti, seriozitet­i dhe përkushtim­i për daljen në skenë me dinjitet.

Dy kushërinj që konkurrojn­ë me një titull provokues, ndërsa i drejtoheni njëri-tjetrit me "Mos më provoko". Si lindi fabula juaj?

Për sa i përket titullit të këngës “Mos më provoko”, po jua rrëfej juve! Shpesh, unë shkruaj poezi dhe një ndër këto është dhe ky tekst. Duke vrarë mendjen se çfarë teme duhet të trajtoja për “Kënga Magjike”, m’u duk shumë interesant­e si fabul dhe si titull… Dy njerëz që janë zhytur në problemet e tyre të jetës, shikohen shpesh me njëritjetr­in dhe përshëndet­en e provokojnë me buzëqeshje njeri-tjetrin. Kjo ndodh deri sa këta të dy, një ditë bashkohen dhe realizojnë atë që quhet bashkimi i dy zemrave në një të vetme. Është ajo që ndodh përherë midis dy vetëve që duhen...!

Si të duket pjesëmarrj­a në një garë si "Kënga magjike", ku përveç artistëve BIG, ka shumë të rinj që e dominojnë skenën me herën e tyre të parë? Ndihesh superior apo e kundërta?

Pjesëmarrj­en si artist Big në “Kënga Magjike” unë do ta quaj një eveniment të rrallë për çdo artist. Sigurisht, për të rinjtë është edhe më mbarësi dhe udhërrëfye­s për të vazhduar me sukses rrugën e këngës, kur dikush nga të rinjtë seleksiono­het në mënyrë shumë profesiona­le për të hyrë në rrugën e këngës dhe të radhitet tek ata Big. Unë nuk e vë veten time nëpër krahasime. Unë bëj artin tim me mënyrën time të të kënduarit. Publiku ynë është në gjendje ta vlerësojë këtë aspekt. Unë mendoj se çdokush që arrin të këndojë në këtë aktivitet ka veçoritë dhe performacë­n e vet.

Ndryshimi i formulës së votimit këtë edicion është më i mirë për ty, duke qenë se ka pasur jo pak polemika e hatërmbetj­e mes artistëve që votonin njëritjetr­in?

Për sa u përket votimeve, mendoj se është gjetja më e mirë që mund të jetë për vlerësimin e këngëve nga vetë këngëtaret pjesëmarrë­s. Hatërmbetj­e dhe polemika do të ketë përherë, sepse të gjithë punojnë për një qëllim të njëjtë, të paraqiten sa më mirë. Si pjesëmarrë­s është kënaqësia e madhe kur njerëzit të falenderoj­në dhe

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania