Panorama (Albania)

Pas 17 vitesh gjendet imituesi i Ilir Metës, Ledio Lako rrëfen si u ndje nën lëkurën e politikani­t

“As unë s’e dija që mund ta realizoja!”

-

Editoriali “Përplasja” në show-n “Portokalli” solli për herë të pare këtë sezon politikani­n e njohur dhe Kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, karakter që u realizua nga aktori mjaft i talentuar, Ledio Lako. I veshur me kostum të zi, Ilir Meta i “Portokalli” hyri në skenën e spektaklit me personalit­etin e spikatur në editoralin e titulluar “Përplasja”.

Vetë Ledio postoi në “Instagram”-in e tij një foto nga roli, ku mori pa fund kompliment­e nga miqtë kolegë dhe fansa të tij.

”Më në fund një maksim i ILir Metës i saktë. Pas kaq shumë vitesh iu gjet imituesi Ilir Metës”, shkruante një komentues. Një tjetër shkruante: “Mbas 17 vjetësh ‘Portokalli’, gjendet imituesi që paska qenë Ledio Lako”. Ndërsa ish-kolegu i tij i “Portokalli”, Gent Bejko, i shkruante: “Fiks nga pamja, se në të folur nuk bëhet llaf!”, të cilit Lako iu përgjigj: “Ti e di që unë nuk kënaqem kurrë”. Vetë aktori Lako për “Panorama Plus” u shpreh: “As unë s’e dija që mund ta realizoja”, duke mos e fshehur se ky rol ka ngjallur reagime.

Ky është karakteri më i fundit që i shtohet galerisë së personazhe­ve të aktorit të njohur shqiptar të filmave dhe komedive. Ai ka luajtur në mbi 50 filma dhe skeçe humori. Që nga viti 2005, ai luan edhe në “Portokalli”, disa role si: Kapo, Hekri dhe Melamin Berati, Ramadan Kafsha etj. Ndërsa personazhi dhe imitimi i Ilir Metës i shtohet galerisë së politikanë­ve të “Portokalli”, nga Sali Berisha, Lulzim Basha, Edi Rama, Erion Veliaj etj. Ky është sezoni i 35-të i Cabaret Show-t "Portokalli", i cilësuar si spektakli më i madh i humorit në Shqipëri. “Portokalli” nuk ka të bëjë aspak me agrumin e njohur "portokalli", por me ngjyrën portokalli të semaforëve të rrugës. Kjo lidhet me realitetin shqiptar, i cili shpesh duket si një makinë e ndaluar në një semafor të mbetur me ngjyrën portokalli, gjë që nuk e lejon as të shkojë përpara e as të kthehet mbrapa. Personazhe­t e “Portokalli” janë njerëz të mbetur pikërisht këtu, në këtë pikë kritike, me hallet e tyre të përditshme, të cilët, siç ndodh në një kryqëzim rruge, përballen me fatet e njëritjetr­it. Këtë sezon, timonin e “Portokalli” e mori Filip Çakuli e Bled Laço, ndërsa drejtimin e show-t, Salsano Rrapi me partnere të re këtë here, pikërisht Fjoralba Ponarin.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania