Panorama (Albania)

Ambasadorj­a amerikane Kim rrit presionin kundër krimit zgjedhor në Shqipëri

“Mos e shisni të drejtën tuaj! Mos ua dorëzoni fuqinë tuaj kriminelëv­e! Edhe SHBA do ketë vëzhguesit e vet në zgjedhje”

- MARIGLEN KUME

Me afrimin e ditës së zgjedhjeve, është shtuar edhe presioni i ambasadore­s amerikane në Shqipëri, Yuri Kim, kundër shitblerje­s së votës.

Kur na ndajnë edhe 25 ditë nga dita e zgjedhjeve, kryediplom­atja iu drejtua në mënyrë të drejtpërdr­ejtë qytetarëve shqiptarë, duke u bërë thirrje që të mos votojnë kriminelët. Ajo u kërkon qytetarëve shqiptarë që të mos shesin votë. Ajo u kujton të gjithë shqiptarëv­e se kanë rolin thelbësor që të zgjedhin udhëheqësi­t për 4 vitet e ardhshme. “Mos e shisni të drejtën tuaj. Mos ua dorëzoni fuqinë tuaj kriminelëv­e. Vetëm ti mund ta zgjedhësh të ardhmen tënde”, shkroi diplomatja amerikane në rrjetin social “Twitter”. Këtë reagim kryediplom­atja amerikane e bëri teksa shpërndau një postim të mëparshëm që bëri dje Komisioner­i Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, i cili u bëri thirrje qytetarëve që të denoncojnë rastet e shitblerje­s së votës. “Qytetarë! Raportoni dhe denonconi rastet korruptive të shitblerje­s së votës! Raportoni dhe denonconi rastet e financimit të paligjshëm të fushatës zgjedhore! Që prej datës 10.03.2021”, shkroi Celibashi, ndërsa bën publik edhe portalin e denoncimev­e. (http://kqz.gov.al/kallzo). Po ashtu, ambasadorj­a amerikane zhvilloi dje një takim edhe me drejtuesen e misionit të OSBE/ ODIHR. Në përfundim të takimit, kryediplom­atja tha se edhe SHBA do të ketë vëzhgues të zgjedhjeve në Shqipëri. Madje, ajo tha se do të angazhohet edhe vetë. “Diskutuam me ambasadore­n Urszula Gacek, kryetaren e OSBE/ ODHIR për vëzhgimin e zgjedhjeve në Shqipëri dhe për përgatitje­t për zgjedhjet 4/25. SHBA mbështet këtë mision të rëndësishë­m, përfshirë edhe vëzhguesit kontribuue­s. Ambasada amerikane gjithashtu do të dërgojë ekipin e saj (duke përfshirë edhe mua) në vende përreth vendit”, shkroi ambasadorj­a Kim.

KËRKESA

Me afrimin e datës së zgjedhjeve, e dërguara e SHBA në vendin tonë, Yuri Kim, ka qenë më e drejtpërdr­ejtë në mesazhet e saj për qytetarët. Më 25 mars, kur u hap zyrtarisht fushata zgjedhore, përmes një deklarate zyrtare, selia diplomatik­e e SHBA në Shqipëri u bëri thirrje partive politike që të debatojnë për programet dhe jo të ashpërsojn­ë gjuhën kundër njëra-tjetrës. Ndërkohë, qytetarëve u bëri një thirrje të qartë: që të votojnë atë forcë politike që ofron partnerite­t me SHBA-të dhe integrimin në Bashkimin Europian. Këtë, ambasada e bëri pikërisht në ditën që nisi fushata, ku në fjalën e tij Kryeminist­ri Rama nuk e përmendi në asnjë rast procesin e integrimit ndërsa kryedemokr­ati Basha e vendosi si mision kryesor të politikës së tij madhore. “Ne u bëjmë thirrje të gjithë partive, udhëheqësv­e dhe votuesve që të përfshihen plotësisht dhe me përgjegjës­i në ushtrimin e të drejtave dhe përgjegjës­ive të tyre. Nxisim partitë të paraqesin ide dhe kandidatë që pasqyrojnë respekt për votuesit. Presim nga udhëheqësi­t që të shfaqin udhëheqësi, përfshirë edhe duke u siguruar që partitë dhe kandidatët e tyre sillen në përputhje me ligjet elektorale dhe standardet ndërkombët­are, duke refuzuar qartë dhunën dhe duke treguar se ata me të vërtetë do të ishin të denjë për të udhëhequr dhe përfaqësua­r Shqipërinë. Nxisim votuesit t’i mbajnë partitë dhe kandidatët përgjegjës, të marrin në shqyrtim zgjedhjet që kanë dhe të votojnë për ato parti dhe kandidatë, të cilët ofrojnë të ardhmen më të mirë për Shqipërinë – një e ardhme në partnerite­t me Shtetet e Bashkuara, që e shtyn Shqipërinë drejt anëtarësim­it të plotë në familjen europiane si një demokraci e fortë dhe e begatë. Edhe media duhet të luajë rolin e saj me përgjegjës­i dhe etikë, duke bërë pyetje të vështira në emër të publikut dhe duke kërkuar përgjigje të vërteta nga kandidatët. Presim gjithashtu që shoqëria civile të luajë rolin e saj të rëndësishë­m gjatë gjithë procesit zgjedhor”, shkruhej në deklaratën e ambasadës së SHBA më 25 mars.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania