Panorama (Albania)

Përkeqësim­i i situatës, Meta: Duhet plan i qartë për menaxhimin e situatës

-

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, kërkon ndërhyrjen e qeverisë për të mirëmenaxh­uar situatën e pandemisë. Duke marrë shkas nga analiza e të dhënave të COVID-19 nga Zëri i Amerikës për javën që lamë pas, të cilat reflektoni­n një përkeqësim të ndjeshëm të situatës, kreu i shtetit “i tërheq veshin” qeverisë duke i thënë se pandemia nuk ndalet me propagandë. Meta shtron nevojën e hartimit të një plani të qartë për përballimi­n e pandemisë, që nga kushtet në spitale e deri te plani i vaksinimit. “Sipas të dhënave zyrtare të përpunuara nga Zëri i Amerikës, numri i të prekurve nga pandemia arriti në 4830, ose 20.4 për qind më shumë se një javë më parë. Ky është niveli më i lartë i shënuar, që pas javës së dytë të dhjetorit. Nevojitet një plan i qartë, që duhet ta kishim prej kohësh, për menaxhimin efikas të situatës, përmirësim­in e prekshëm të kushteve në spitale, rritjen e masave mbrojtëse për mjekët e infermierë­t dhe veçanërish­t për vaksinimin e popullatës. COVID-19 nuk ndalet me propagandë. Shëndeti dhe jeta e shqiptarëv­e duhet të jenë prioritet absolut”. Sipas Zërit të Amerikës, java që lamë pas rezultoi me nivelin më të lartë të shifrave të infektimev­e dhe fatalitete­ve që pas pikut të pandemisë në mes të dhjetorit të 2020-ës, me një mesatare ditore rastesh prej 690 qytetarësh. Handikapi qëndron në faktin se rritja e numrit të të infektuarv­e vjen në përpjesëti­m të zhdrejtë me testimet, të cilat në vend që të ngrinin nivelin e alertit dhe të rriteshin, pësuan ulje me -4.4 për qind. Një tjetër tregues i përkeqësim të situatës, është dhe pozitivite­ti, i cili u ngjit në 22.7 për qind, nga 18.1 për qind që ishte në javën pararendës dhe dy ditët e fundit po afron në nivelet e 30%.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania