Panorama (Albania)

Përgjimet e Antimafias, ryshfet zyrtarëve në të gjitha nivelet

“Atje qeveria të thotë duhet të paguash le të themi 1000 lekë taksa, paguan ato taksa e pastaj bën ç‘të duash”

- Antonio Gallo

Antimafia e Katanzaros në Itali goditi pak ditë më parë një grup mafioz, duke ekzekutuar urdhra arresti për 48 persona, mes tyre edhe shtetas shqiptarë. Përgjimet telefonike të personave në hetim nxorën në skenë edhe Shqipërinë dhe se si mund të bëhet biznes në vendin tonë përmes korrupsion­it në nivelet e larta. Hetimi tregoi lëvizje ilegale të parave me vlerë mbi treqind milionë euro, teksa Shqipëria përshkruhe­j si “Kalabria në vitet ’60 ku mund të bëhet gjithçka”. Në përgjimet e Antimafias italiane ndaj pjesëtarëv­e të klanit mafioz të “Ndragheta”-s, me investime në sektorë të ndryshëm në Shqipëri, ata dalin në një konkluzion se “nuk bën dot gjë nëse nuk ke kontaktet e duhura dhe nëse nuk jep ryshfet”. Në mënyrë të qartë, sipërmarrë­si Antonio Gallo (i njohur si princi) kërkoi që të prezantohe­j në ministri dhe organet e tjera, sepse, sipas tij, “pa kontakte nuk shkoni askund”. Në një darkë në Romë në vitin 2017, eurodepute­ti Lorenzo Cesa shprehet se në Shqipëri korrupsion­i është masiv. Anëtarët e “Ndragheta”-s duket se u japin ryshfet edhe zyrtarëve me nivel më të ulët të shtetit shqiptar, duke i korruptuar edhe me djathë apo sallam e mish derri. Në një bisedë të përgjuar më 9 gusht 2017 mes Tommaso Brutoo, djalit të tij, Saverio, dhe Ercole d’Alessandro, gjatë të cilës ata flasin ndër të tjera se si kanë korruptuar me djathë, sallam e mish derri kreun e Policisë së Tiranës me qëllim që t’i lejonte që të punonin.

PJESE NGA PERGJIMET E DOSJES

SE PROKURORIS­E ITALIANE Data: 28.10.2017, ora 09:08:27 Antonio Gallo, në shoqëri të dy politikanë­ve dhe sipërmarrë­sve italianë Tommaso Brutto dhe Saverio Brutto. (Gallo, njihet ndryshe si “Princi”). Gallo: (duke parë Saverio) ti ke qenë aty?… Saverio: Eh jo, u nisa… Gallo: E çova (i referohet a D’alessandro Luciano) te njëri, njëri…, ku është SOL (i referohet shqiptarit Nik). Burri: Po… Gallo: Komandoni Presidenti­n… Kryeminist­rin, edhe i kam thënë qartë, në sy të Luciano, i thashë më jep prokurën e Eni Inc…, se marrin 20% (ryshfet) ato. Burri: Po... Gallo: …ok? Në janar, edhe në spitale…. Data: 28.10.2017, ora 09:29:57 Antonio Gallo me Toto Speziali, Saverio Brutto dhe Tommaso Brutto (ndodhen brenda një vendi publik, një bari apo një ambient i ngjashëm)

Gallo: Edhe në sektorin tonë kemi dikë, por ata nuk janë të strukturua­r, nuk kanë mjete, nuk kanë kulturë...

Saverio: Dhe ata ju japin koncesioni­n që mendoni për 10 vjet? Speziali: Unë me... V.M.: Ai ka të drejtë, nuk është si këtu... Saverio: Ata ju japin një licencë për 10 vjet dhe ju bëjnë të tërhiqni çfarë të doni...

Saverio: Atëherë, ata folën me mua se ishte një farë Giordano atje... Ai po fliste në telefon...Unë i thashë atij është e kotë të flasësh me këtë apo me atë...Unë duhet ta shoh materialin ashtu siç është, unë duhet të shoh se ku jemi, vendndodhj­a ... domethënë impianti i betonit është një çështje serioze...

Gallo: Ata punojnë natën, ti e di që ata nuk punojnë gjatë ditës... Tommaso: Pse? Saverio: Pse, si ia bëni të punoni ditën? Gallo: Ata punojnë në rrugë...në rrugët urbane ata punojnë natën... në rrugët e reja punojnë gjatë ditës..., por sistemi i kanalizime­ve, përfshirë rrjeti hekurudhor, metro duhet të ndërtohen... Saverio: Gjithçka... Speziali: Dhe është një protektora­t amerikan, sot Shqipëria... Gallo: Do të ketë shumë nga ajo punë... Speziali: Ka dalë jashtë ndikimit rus. Gallo: Ka shumë punë për të bërë...duhet të shkosh për një udhëtim dhe të shikosh, nëse nuk shkon të shohësh... Speziali: Por unë kam qenë atje në Shqipëri... Gallo: Së fundmi? Speziali: Kohët e fundit jo, nuk kam qenë prej 4-5 vitesh... Gallo: Shko tani... D’Alessandro: Në rregull, pra. Brutto: Në këtë pikë ai hyn në 22. Gallo: Në këtë pikë, nëse më konfirmon unë po dëgjohem me Enon… Shoh çfarë dokumentes­h na duhen…,që më tej me 100% ia japin noterit kështu përgatiten dokumentet edhe më pas bëjmë ne pjesën tjetër, pjesa tjetër jo, 50 e imja, 50 ….Kërkojmë një pjesë, administra­tori shqiptar, nuk mund të bëjmë ndryshe, sepse nuk ka shtetësinë…..

D’Alessandro: Më pas shohim ne (Guardia di Finanza) kush është dhe kush nuk është shqiptar ne kemi dhe zyrat tona aty.

Gallo: E shoqja është shefe e kabinetit të Presidenti­t…Persona të respektues­hëm, njerëz të mirë… është gjithashtu ministër i Punëve Publike që nuk më kujtohet dreqi e mori si quhet, gjithsesi është shumë pranë politikës, është një djalë që punon, një operativ që angazhohet dhe që ka bërë këtë punë në të shkuarën, me Kuesturën e Lamezia-s që më pas u dogj, që akoma nuk e di çfarë m… i bënë me një furnizim, kështu që… D’Alessandro: Me Kuesturën e Lamezia-s? Gallo: Po, i dërgonte mall më pas nuk ia dërgonin, e çmendën fare, e bënë të dukej keq është një sistem i çuditshëm, në dy ka gjetur lokalin dhe në dy e gjysmë mund t’i nis lekët në një mënyrë….

D’Alessandro: Edhe në Mal të Zi është kështu, në Rumani e njëjta gjë, duhet t’i çosh lekët dhe ato ta bllokojnë. Çfarë zone është.

Gallo: Në qendër të Tiranës, pikë shitje dhe magazinë, shitje në detaje dhe tek entet, te spitalet…

D’Alessandro: Miku im është radiolog dhe është shumë i përfshirë. Shqipëria do të hyjë në Europë.

Të dy bien dakord për të gjetur një apartament në qendër për djalin e Brutto-s dhe djalin e D’Alessandro. Më pas flasin për Poloninë e shprehen se ai ka një shok të afërt me kishën edhe shton se në Poloni kanë çuar Michele Affidato.

Brutto: Shkojmë shumë mirë edhe në Malin e Zi, edhe në Shqipëri.

Gallo: Nëse D’Alessandro ka lidhjet që thotë, mund të bëhen punë të mira.

D’Alessandro: Duhet të gjendet mall gati në skadim “nga gozhda te fija e hekurit, sepse nuk ka asgjë atje”. Kam folur edhe me Antonio Rafaele dhe ishte dakord të bënte Pazar, duke i çuar mallin në Vlorë dhe në Tiranë. Brutto: Raffaele Armando? D’Alessandro: Po. Brutto: Pooo, edhe nuk i kontrolloj­në…atje qeveria të thotë duhet të paguash le të themi 1000 lekë taksa, paguan ato taksa e pastaj bën ç‘të dojë trapi… Por ato taksa duhet t’i paguash, por gjithashtu bën çfarë të duash…

Talarico: Po, por ato kanë një pazar, kur vjen tak 100.000 janë të tuat… është realisht legale (korrupsion­i).

Brutto: Për shembull, ne aty nëse do të mund të hyjmë në spitale… sepse ne mund të furnizojmë shumë gjëra, doreza, maska gjithçka që ka lidhje me spitalet, për kirurgët, ato tutat e kirurgëve, ato këpucët për kirurgët.

Talarico: Në Shqipëri është një terren i virgjër dhe nuk bëhen fare garat në tender, thjesht “thërritet një biznes”.

TAKIMET E SHTATOR-TETORIT 2017 Më 09.08.2017, në Santa Maria di Catanzaro pranë kompleksit Cassiodoru­s, Tommaso Brutto me djalin e tij Saverio takuan Ercole D’Alessandro.

Saverio Brutto: Nuk më bëhet vonë për bashkinë, dua të bëj më shumë jashtë vendit.

D’Alessandro: Po organizoj një event me panetone për Krishtlind­je në Shqipëri për të promovuar produktet kalabreze.

Saverio Brutto: Me Luciano D’Alessandro gjeta vendin e duhur dhe ndodhem përpara dyqanit të Gallo

D’Alessandro: Fola me Shefin e Policisë së Tiranës dhe me nënsekreta­rin dhe një zëvendësmi­nistër, të cilit i solla dy sopresata (lloj sallami), mish derri i zi dhe djathin dhe me ndihmën e Dedonit që dërgoi gjithçka me korrier. Këta njerëz të bëjnë të bësh para. Më premtuan se nëse sjell ndërmarrje ndërtimi, do t’i bënin ata të punojnë. Këto gjëra u janë dërguar zyrtarëve në Shqipëri me qëllim që të përfitojnë lehtësira në punën e tyre.

Fola me Shefin e Policisë së Tiranës dhe me nënsekreta­rin dhe një zëvendësmi­nistër, të cilit i solla dy (lloj sallami), mish derri i zi dhe djathin dhe me ndihmën e Dedonit që dërgoi gjithçka me korrier. Këta njerëz të bëjnë të bësh para. Më premtuan se nëse sjell ndërmarrje ndërtimi, do t’i bënin ata të punojnë. Këto gjëra u janë dërguar zyrtarëve në Shqipëri me qëllim që të përfitojnë lehtësira në punën e tyre

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania