Panorama (Albania)

Fiaskoja e vaksinimit në Europë

- D.W.

BE ndodhet në drejtim të vaksinimit shumë më pas Britanisë së Madhe dhe SHBA-së. Pas problemeve organizati­ve në fillim, tani mungojnë vaksinat. Komisioni Europian kishte porositur rreth 8 miliardë...

doza te tetë prodhues. Por furnizimi vjen për momentin vetëm nga “BioNTech”/ “Pfizer” dhe ky ka bërë të ditur se prodhimi në fund të janarit reduktohet përkohësis­ht. “Astrazenec­a” kërkon nga ana e saj të furnizojë vetëm 40% të sasisë së rënë dakord në tremujorin e parë. A po shërbehen shtete të tjera më mirë se BE apo BE nuk ka bërë nuk marrëveshj­e të mira?

NGA HISTORIA E SUKSESIT NË FIASKO?

Komisioni Europian e ka paraqitur deri tani sigurimin e vaksinave si historinë më të madhe të suksesit, që u krijon në mënyrë të drejtë vendeve anëtare qasje te vaksina. Pas njoftimeve të fundit, zëdhënësi i KE-së, Eric Mamer u shpreh, se “ne jemi aktivë në drejtim të bashkëpuni­mit me sipërmarrj­et mbi bazën e kontratave, që kanë nënshkruar me ne. Çështja është çfarë mund të bëjnë të gjithë aktorët që të kemi sukses”.

Të hënën, një komision i BE-së zhvilloi bisedime me “AstraZenec­a” për t’i kujtuar detyrimet kontraktue­se. BE ka porositur 400 milionë doza të vaksinës, që megjithëse të premten pritet të marrë lejen, konsideroh­et si më konkurrues­e, më e leverdishm­e dhe e transportu­eshme. Komisioner­ja për Shëndetin, Stella Kyriakides, u shpreh pas takimit se përgjigjet e sipërmarrj­es nuk ishin të kënaqshme. “Plani i ri nuk është i pranueshëm, (...) BE ka financuar në avancë zhvillimin dhe prodhimin e vaksinës dhe do të përfitojë nga kjo”. Kontrata duhet të respektohe­t plotësisht, tha Kyriakides. Pas kësaj fshihet akuza se “AstraZenec­a” do të vazhdojë të furnizojë Britaninë e Madhe dhe do të lerë BE-në duarbosh. Eksperti për Shëndetësi­në i Parlamenti­t Europian, Peter Liese, dyshon në shpjegimet e koncernit. “Justifikim­i i dobët, se ka probleme në zinxhirin e furnizimev­e, por jo diku tjetër, nuk është i besueshëm, sepse nuk ka probleme të çosh vaksinën në Britaninë e Madhe”, tha Liese.

PROBLEMET E FURNIZIMIT SI RREGULL

Ngushtica në furnizimi ka edhe te “Pfizer”. Zëdhënësja e koncernit, Marie-Lise Verschelde­n, tha se “për të plotësuar të gjitha kërkesat, (...) veçanërish­t nga Komisioni Europian, duhet të rrisim kapacitete­t e prodhimit. Kjo do të thotë se procedura të ndryshme duhen ndryshuar, dhe kemi nevojë për furnizues të rinj. Këto ndryshime duhen miratuar. Kjo e justifikon atë që kemi vonesa”. Nga shkurti, prodhimi duhet të shtohet, siguron “Pfizer”.

Qeveria italiane do të hedhë në gjyq “Pfizer” dhe “AstraZenec­a” për mosrespekt­im të marrëveshj­eve. “Ne duam t’i kemi këto doza, asnjë dëmshpërbl­im, nuk bëhet fjalë për para”, tha ministri i Jashtëm, Luigi di Maio. Italisë i duhet të shtyjë fushatën e vaksinimit me dy muaj, sipas njoftimeve. Edhe ministri francez për Europën, Clement Beaune, kërkoi nga “Pfizer” që të “respektojë detyrimet”. Irlanda është po ashtu e zemëruar, sepse planet e vaksinimit të vendit po bëhen të pavlefshme për shkak të vonesave në furnizimin me vaksina. E njëjta gjë vlen edhe për Suedinë, Norvegjinë dhe vendet evropianol­indore.

Lidhur me vaksinën “Moderna”, që është zhvilluar në SHBA, një konsorcium prej tri koncernesh farmaceuti­ke zvicerane e të tjerë do të marrë përsipër prodhimin në Europë. Zhvilluesi­t e vaksinës nuk kanë prodhuar ndonjëherë vaksina në përmasa të tilla. Edhe këtu priten vështirësi në prodhim dhe në furnizim.

PRESION, PO SI?

Ekspertja e shëndetësi­së dhe eurodepute­te e Të Gjelbërve,

Jutta Paulus, thotë, se me zhvillimin e vaksinave u ec më shpejt sesa pritej, por koncernet nuk kanë kapacitete­t e duhura prodhuese. Edhe te vaksinat mbi bazën e mRNA-së (Pfizer dhe Moderna) ngritja e kapacitete­ve prodhuese nuk ecën aq shpejt. “Janë procedura komplekse të reja, ka rregulla strikte për prodhimin dhe të punësuarit duhet edhe të kualifikoh­en për këtë”. Eurodepute­tja nuk e sheh problemin për këtë situatë te Brukseli. “AstraZenec­a” duket që ka marrë një shumë 3-shifrore milionëshe për të prodhuar menjëherë dhe që para dhënies së lejes. Nëse ata nuk i mbeten kontratës, ky nuk është faji i Komisionit Europian”. Duhet pyetur pse vazhdon të furnizohet Britania e Madhe. Sipas Paulus, licencat për vaksinat duhet të kthehen në të mira publike. “Tani duhet të ketë licenca të ndara, sepse vaksinat janë subvencion­uar me fonde publike”. Vende si India apo Afrika Jugore të tregojnë se si mund të bëhet; ato prodhimin e ilaçeve kundër Sidës e morën vetë në dorë. Për këtë duhet të zhdëmtohen zhvilluesi­t e vaksinës. Por a kanë ide të tilla radikale një shans në Bruksel? Nga qendra e Europës dëgjohet, se për momentin ky nuk është opsion, por nuk përjashtoh­et. Me këtë, BE ka me siguri një mjet të fortë presioni në dorë për të detyruar koncernet farmaceuti­ke të ndërrojnë rrugë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania