Panorama (Albania)

SPAK: Autorët kanë pasur shënjestër të tre personat

"Redjan Rraja në rolin e ekzekutori­t, Halilaj bashkëpunë­tor"

- Aleksandër Laho

I pyetur në cilësinë e të ndaluarit, më datë 05.11.2019 (në prani të mbrojtësit të zgjedhur Besnik Çerekja) shtetasi Redjan Rraja ka shpjeguar ndër të tjera se: "... Unë kujtoj që më datë 01.11.2019, kam qenë në Tiranë, në mëngjes dhe rreth orëve të paradites kam ikur në Durrës me automjetin tim tip 'Audi A8', me targë AA 005 XY dhe kam qenë i vetëm. Kam kaluar në autostradë­n Tiranë-Durrës dhe kam shkuar te kolaudimi, te Drejtoria e Shërbimit të Transporti­t Rrugor për të bërë dokumentac­ionin e automjetit. Pasi kam mbaruar dokumentac­ionin, kam bërë një xhiro në qytetin e Durrësit, në qytet, gjithnjë me automjetin tim dhe në kohën që kam bërë targat kam qëndruar në Durrës rreth 4 orë, por nuk e mbaj mend mirë. Gjatë kësaj kohe, nuk më kujtohet të kem takuar dikë të njohur. Nuk mbaj mend mirë, por ndoshta kam pirë kafe në vendin e quajtur 'Vollga', Durrës. Jam kthyer për në Tiranë në autostradë rreth orës 5 të pasdites, po i vetëm, me automjetin tim dhe kam ardhur në Tiranë, në shtëpi".

Nga analiza e provave, fakteve dhe dëshmive rezulton e provuar se shtetasi Redjan Rraja dhe Ariol Halilaj kanë konsumuar elementët e veprave penale të "Vrasjes së funksionar­ëve publikë", mbetur në tentativë (në dëm të shtetasit Arjan Ndoja, me funksion prokuror).

Gjithashtu, "Vrasje e kryer në rrethana të tjera cilësuese" (në dëm të shtetasit Aleksandër Laho), për të cilin vepra mbeti në tentativë; "Vrasje e kryer në rrethana të tjera cilësuese" (në dëm të shtetasit Andi Maloku); "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyes­e dhe municionit"; "Vjedhje" e lidhur kjo me faktin se automjeti nga i cili është qëlluar drejt automjetit, me të cilin po udhëtonin viktimat, rezulton i vjedhur, ashtu si edhe targa e saj, duke bashkëpunu­ar me persona të tjerë. I hetuari Redjan Rraja është në rolin e ekzekutori­t, kurse i hetuari Arion Halilaj në rolin e ndihmësit. Siç u përmend më lart, personi nën hetim Redjan Rraja, në marrëveshj­e paraprake me persona të tjerë të përfshirë, mes të cilëve deri tani është identifiku­ar i hetuari Ariol Halilaj (persona të tjerë nuk janë identifiku­ar ende), ka marrë pjesë në kryerjen e veprave penale ndaj personave të dëmtuar.

VEPRAT PENALE Redjan Rraja dhe Ariol Halilaj kanë konsumuar elementët e veprës penale të cilësuara më lart, pasi hetimi i deritanish­ëm ka provuar se automjeti me të cilin udhëtonin viktimat e veprës penale ishte në posedim të shtetasit Arjan Ndoja (në pronësi të familjes Ndoja). Viktima e veprës penale, Arjan Ndoja, më 01.11.2019 ushtronte funksionet e prokurorit në Prokurorin­ë e Rrethit Gjyqësor Durrës, pra ishte në detyrën e prokurorit. Gjithashtu, cilësia e tij si prokuror në Durrës ishte e njohur. Kjo cilësi e Arjan Ndojës ishte e dukshme, pasi siç ka rezultuar nga hetimi, vepra penale është kryer në kuadër të grupit të strukturua­r kriminal, si rezultat i një shkalle të lartë organizimi. Shkalla e lartë e organizimi­t evidentohe­t edhe në faktin se autorët ishin përgatitur për ngjarjen kohë më parë, duke studiuar lëvizjet e të dëmtuarve. Gjithashtu, fakti që është qëlluar me armë zjarri luftarake, shumë të fuqishme, siç janë armët automatik model 56, si dhe intensitet­i i sulmit kriminal, tregon qartë se autorët nuk kanë qenë përzgjedhë­s të shënjestrë­s së tyre, por kanë pasur si objekt automjetin, në të cilin ndodheshin shtetasit e dëmtuar nga vepra penale. Mjaftojnë tabelat e përftuara nga këqyrja e vendit të ngjarjes dhe në mënyrë të veçantë e automjetit me targë AA 333 ZD, për të konkluduar se jemi para një sulmi të egër kriminal ndaj personave që ndodheshin në automjetin në bashkëpron­ësi të prokurorit Ndoja, ku ai vetë ishte ulur në sediljen e parë. Gjithashtu, fakti se të tre personat që ndodheshin në automjetin me targë AA 333 ZD, kanë marrë plagë të rënda me armë zjarri, ku njëri prej tyre, Andi Maloku, ka gjetur vdekjen, kurse dy të tjerët kanë marrë plagë të rënda (që kanë qenë të rrezikshme për jetën e shtetasve Arjan Ndoja dhe Aleksandër Laho alias Pëllumb Muharremi), tregon qartë se autorët kanë pasur në shënjestër të tre personat, viktima të veprës penale. Duhet theksuar se vepra penale ka mbetur në tentative për shkaqe të pavarura nga vullneti i autorëve të veprës penale. Autorët e veprës penale kanë dëshiruar vrasjen për të gjithë personat që udhëtonin në këtë automjet, sa kohë, siç edhe pak më lart u cilësua, ata kanë kryer një sulm të egër kriminal duke përdorur armë zjarri të fuqishme, si dhe duke qëlluar me dy armë dhe mbi 10 herë në drejtim të mjetit. GRUPI KRIMINAL Në lidhje me ekzistencë­n e elementëve juridikë që cilësojnë faktin e bashkëpuni­mit, në formën e grupit të strukturua­r kriminal, duke ballafaqua­r provat, në mënyrë të përmbledhu­r konstatohe­t se: Është evidentuar prania e të paktën 3 ose më shumë personave bashkëpunë­torë. Me rëndësi për arritjen e qëllimit kriminal është kontributi i dhënë nga secili prej të hetuarve në këtë ngjarje, ku i hetuari Redjan Rraja shfaqet në rolin e ekzekutori­t, i cili merr përsipër që në kuadër të këtij grupi, më 01.11.2019 të qëllojë ndaj makinës ku ndodheshin Andi Maloku, Arjan Ndoja dhe Aleksandër Lahi. Ndërkohë i hetuari tjetër, Ariol Halilaj, shfaqet në rolin e ndihmësit, pasi është ai që në marrëveshj­e me të hetuarin Redjan Rraja ka siguruar automjetin, me të cilin autorët do largoheshi­n nga vendi i ngjarjes. Grupi i strukturua­r kriminal nuk është formuar rastësisht. Provat e shqyrtuara tregojnë se ky grup është krijuar me qëllimin e vetëm, të realizojë ngjarjen kriminale në dëm të shtetasve Arjan Ndoja, Andi Maloku dhe Aleksandër Laho. Mekanizmi i kryerjes së kësaj vepre penale, koordinimi i lëvizjeve dhe itinerari i ndjekur e analizuar më lart, janë të dhëna që tregojnë se krijimi i këtij grupi nuk është i rastësishë­m, por ka lindur/është krijuar në funksion të realizimit të veprës penale të vrasjes.

 ??  ?? Viktima Andi Maloku
Viktima Andi Maloku
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania