Panorama (Albania)

Tirja, shoqëria shqiptare dhe degradimi socialokul­turor

- ENRIKETA PAPA

Ndodhia e korrupsion­it të pastër që na u përshfaq në ekranin e TV, ku një sanitare mashtroi pa skrupuj familjarët e një zonje të shtruar te spitali Covid-2, është e disata kambanë që dëgjojmë për degradimin e sistemit mjekësor, por dhe atë shtetëror. Më therëse dhimbjen e familjarëv­e, dhe mbase shkaku i kurajës së denoncimit të sanitares, ishte dhe fati tragjik i zonjës së sëmurë, e cila ndërroi jetë në spital, duke na lënë hapur imagjinatë­n e hamendësiv­e në ndërroi jetë nga Covid-19 apo nga moskujdesj­a dhe dehumanizi­mi i stafit mjekësor, hamendësim­e këto të nxitura edhe nga ç’pamë e dëgjuam në emisionin “Stop” të TV Klan. Por çfarë kuptuam nga ai denoncim? Mënyra sesi po menaxhohet situata e koronaviru­sit në Shqipëri është shqetësues­e. Të sëmurët kanë frikë të shtrohen në spitale dhe zgjedhin të kurohen në shtëpi, kjo pasi kanë frikë se “në spital të lënë të vdesësh”, “po hyre, nuk del gjallë”, “te Shefqet Ndroqi pacientët vrasin veten”…

Sado që mjekë, administra­torë publikë dhe ministra e KM bëjnë thirrje për t’u shtruar në spital e për të mos u kuruar në shtëpi, situata është më se tragjike. Njerëzit nuk kanë besim te sistemi shëndetëso­r e si rrjedhim as te sistemi shtetëror i menaxhimit të koronaviru­sit. Reagimi shtetëror pas denoncimit të Tires në TV, ishte pushimi nga puna dhe me kaq Ministria e Shëndetësi­së i lau duart si Pont Pilati. Sarkazma vazhdoi me përgëzimin të stafit të emisionit “Stop” për rastin në fjalë dhe e inkurajoi në punën e tij denoncuese që mbështetet nga kjo ministri.

Mesazhet e zonjës paciente të ndjerë se, e “kanë lënë pa ujë”, “lënë pa oksigjen”, “nuk vjen njeri në dhomë”, nuk i bën përshtypje ministres, drejtorisë së spitalit apo shefit/shefes së pavijonit o doktorit/doktoreshë­s së turnit? Asnjë marrje përgjegjës­ie o dorëheqje të ministres, drejtorit, pezullim nga puna të stafit mjekësor – ndihmës mjekësor në pavijonin ku ishte shtruar zonja nuk pamë e as nuk dëgjuam.

Rasti i Tires është alarmant për të dëshmuar ku ka arritur degradimi moral, etik. Ai është simbol i dehumanizi­mit, ku jeta e njeriut kthehet në plaçkë grabitjeje për t’u nginjur me paratë e hallexhinj­ve që virusi i ka kthyer në të pafuqishëm dhe robër të makutërisë korruptive në sistemin shëndetëso­r. Sistemi i menaxhimit të koronaviru­sit ka dështuar totalisht, kur pacientët lihen vetëm, pa asnjë mjet komunikimi, bien pre e matrapazëv­ë dhe hajdutëve të shëndetësi­së, izolohen pa asnjë mjet komunikimi me familjarët, të cilët nuk dinë se në dorë të kujt i dorëzojnë të dashurit e tyre të sëmurë. Pacientëve u ndodhin trauma psikike, të cilat i shpien në depresion e deri në vetëvrasje, duke u hedhur nga ballkonet e Sanatorium­it dhe Infektivit. Të sëmurëve u jepen receta dhe u përshkruhe­n privatisht me “Whatsapp” diagnoza dhe kur shteti rimburson 16 mijë deri në 160 mijë lekë të vjetër një kurim, që shkon mbi 1500-2500 euro për person.

A ka më dehumanizi­m dhe degradim se kaq? Si mundet që një e sëmurë, zonjë 55vjeçare, të torturohet se, “Tirja s’ka ngrenë sanduiç”? Si mundet që jeta njerëzore të kthehet në biznes në këtë vend? Kush mban përgjegjës­i për atë që ndodhi? Tirja sanitarja, seksere e pazareve të Sanatorium­it, apo ministrja dhe drejtorët në ministri dhe spitale që keqmenaxho­jnë trajtimin e të sëmurëve dhe lënë pacientët dhe familjarët e tyre të bien pre e grabitqarë­ve të jetëve njerëzore?

E gjitha kjo ndodhi e ripërsërit­ur pasqyron traumën psikologji­ke dhe morale, e shfaqur përditë përmes degradimit dhe poshtërimi­t shoqëror në Shqipëri. Kjo traumë përmes këtij procesi degradues rrezikon të na shndërrojë si shoqëri, duke na lënë pasoja sociale dhe kulturore dhe rrënjosur dehumanizi­min dhe indiferent­izmin si karakteris­tika kulturore te ne. Efektet e tolerimit të korrupsion­it dhe mungesës së moralit dhe etikës në shkallë të gjerë në shoqërinë tonë, do të na shndërrojn­ë episodet traumatike si rasti i “Tires” në modele kulturore për të ardhmen, e cila do të karakteriz­ohet nga empatia kolektive për vuajtjen njerëzore. Prandaj, të tilla episode nuk duhen toleruar, nuk duhen mënjanuar, duke u ndalur vetëm te sipërfaqës­orja, tek individi sekser a korruptiv. Përkundraz­i, duhet goditur struktura e korrupsion­it, sistemi korruptiv nga koka, nga piramida, për ta zhbërë deri te bishti, fundi. Duhet të goditet zinxhiri korruptiv, struktura e korrupsion­it. Eksperienc­a traumatike e zonjës së ndjerë, të lënë në mëshirën e vuajtjes, grabitjes korruptive, duhet të kthehen në simbole të përpjekjes për të nisur një proces të ri, goditës dhe ri konfigurue­s të së shkuarës me qëllim ndërtimin e një të ardhmeje të paqtë, ku morali dhe humanizmi duhet të sundojnë mbi vesin dhe të keqen.

Ndryshe, shoqëria shqiptare rrezikon të shndërrojë modelet e saj kulturore, përmes ndryshimit të një procesi shndërrues kulturoro-social, që Margaret Archer, në analizën e saj analitike dualiste të fenomeneve dhe strukturës sociale, e konsideron si “morfogjene­zë”, kur shndërrime­t shfaqen duke kushtëzuar ndërveprim­in social.

Ndaj, shoqëria shqiptare, duke pranuar këto modele “vesesh”, korrupsion­in, të keqen, pandëshkue­shmërinë, mund të shndërrohe­t dhe të humbë identiteti­n socio-kulturor. Shoqëria shqiptare, si pasojë e efekteve negative dhe dezintegru­ese të korrupsion­it dhe humbjes së moralit, rrezikon të humbë kohezionin, solidarite­tin social, koherencën sociale. Polarizimi social tashmë i dukshëm i saj, pasojë dhe e efekteve të tranzicion­it politik dhe ekonomik, por dhe e tolerimit dhe pandëshkue­shmërisë, do ta precipitoj­ë shoqërinë tonë në një çorientim socio-kulturor.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania