Panorama (Albania)

Interi projekton Barelën kapiten, Hakimi- De Vraj kthehen titullarë

-

Arrigo Saki dinte diçka, kur si koordinato­r i moshave të reja të kombëtares italiane, mbronte nga dyshimet e të tjerëve Nikolo Barelën. "Për të mësuar të luajë futboll ka kohë, - thoshte, - atë do t'ia mësojmë ne, por dikë me një temperamen­t të tillë, ku e gjeni?" E lehtë sot të bashkohesh me këtë ide, e lehtë sot të dëgjosh të thuhet: "E shikoj veten te Barela". Është kthyer në një vjershë, të shumtë janë kampionët që krahasohen apo i krahasojnë me mesfushori­n e Interit, i cili tani mbledh forcat për Kievin, ai që nuk pushoi as kundër Xhenoas në "Marassi": u nevojit ai për të shërbyer Lukakun dhe të zhbllokont­e ndeshjen, diçka që ( në vlerësimet e ditës më pas në ambientet zikaltër) mund të kishte ndodhur edhe më përpara për shkak të episodeve kontrovers­e në zonën e Xhenoas. Fuqi e Barelës, e një mesfushori që sot ka fituar skenën dhe ndoshta më shumë se forcën e gjashtë kolegëve të krahasimev­e. Të vendosur në radhë, nga Tardeli te Berti, nga Banji te Markizio, nga Naingolan deri tek Antonio Konte, i fundit që shpenzoi një kompliment disa ditë më parë: "Po, e shikoj veten tek ai, edhe pse Nikolo është më i zoti se unë". Tani është cilësia teknike ajo ku Barela mund të përmirësoh­et, megjithëse disa perla i ka dhuruar. Antonio e nisi nga provinca për t'u bërë kapiten i Juventusit, te Barela është mirë të kthehemi pas disa kohësh, por mund të jetë ai kapiteni i së ardhmes, së paku siç filtrohet nga ambientet interiste. Me lejen e Handanoviç­it... TRANSFERTA CHAMPIONS Liga e Kampioneve për Interin nisi me një barazim kundër Borusia Mynshengla­dbahut. Një 2- 2 që u la një shije të hidhur zikaltërve dhe që tani i detyron të kërkojnë një rezultat pozitiv sot në Ukrainë, kundër Shahtjorit. Konte rigjen sërish Shahtjorin ( që mposhti 50 në gjysmëfina­len e Ligës së Europës së kaluar), këtë herë në fazën e grupeve të Champions- it, me objektivin për t'u rikthyer nga Kievi me tri pikë të rëndësishm­e në kuadër të kualifikim­it.

KËSHTU SHAHTJORI - Skema e zakonshme 4- 2- 3- 1 për Kastron, i cili pritet të konfirmojë 11- shen që një javë më parë fitoi në "Bernabeu", kundër Realit të Madridit. Sulmi do t'i besohet Dentinjos me Teten, Marlosin dhe Salamonin që do të ndërtojnë linjën e fantazistë­ve prapa. Në mesfushë Maikon do të përkrahet nga Markos Antonio. Linjë mbrojtëse me katër, e formuar nga Dodo, Bondar, Koçolava dhe Kornienko përpara portierit Trubin.

KËSHTU INTERI - Një shi i rrëmbyer ka karakteriz­uar ndërkohë, stërvitjen e djeshme në "Appiano Gentile", ku Interi zhvilloi rifiniturë­n përpara transfertë­s. Lajmi i parë i mirë për Konten është tamponi negativ i Galjardini­t dhe Radu ( mbetet pozitiv vetëm Shkriniar). Po ashtu rikthimi në seancat në grup si i Ashraf Hakimit po ashtu edhe i Eshli Jang, sërish në gatishmëri pasi kaloi COVID- 19. Në krahun e majtë megjithatë sot pritet të luajë Kolarov. Por, për trajnerin zikaltër nuk ka vetëm buzëqeshje, pasi Stefano Sensi dhe Aleksis Sançez nuk janë nisur me pjesën tjetër të skuadrës drejt Kievit. Të dy lojtarët janë të angazhuar momentalis­ht me probleme muskulore ( mesfushori në njërën kofshë, ndërsa sulmuesi në pjesën e brendshme të këmbës). Siç raportuan dje mediat italiane, të dy lojtarët kryen stërvitjen e parë të rifiniturë­s dhe pas kontrollev­e të stafit, nuk u nisën drejt kryeqyteti­t ukrainas. Pak ndryshime krahasuar me Xhenoan: sulmi do t'i takojë sërish Lu- La- s, të ndihmuar nga prapa nga Barela si fantazist, Vidal dhe Brozoviç. Në mbrojtje rikthehet nga minuta e parë De Vraj.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania