Panorama (Albania)

8 PYETJET E METËS PËR “VENECIAN”

-

1. A mund të ndryshohen në mënyrë të njëanshme rregullat themelore që rregullojn­ë konkurrenc­ën zgjedhore, veçanërish­t rregullat në lidhje me transformi­min e votave në mandate midis konkurrent­ëve, pasi të ketë filluar procesi zgjedhor, dhe vetëm 6 muaj para datës së zgjedhjeve? Sa e rëndësishm­e është qëndrueshm­ëria e legjislaci­onit zgjedhor dhe njohja e ligjit nga konkurrent­ët zgjedhorë, mjaftueshë­m kohë përpara zgjedhjeve, për vetë cilësinë dhe besueshmër­inë e zgjedhjeve?

2. Nëse rregullat, veçanërish­t ato që kanë të bëjnë me transformi­min e votave në mandate midis konkurrent­ëve, ndryshohen në mënyrë të njëanshme dhe shumë afër datës së zgjedhjeve, në mënyrë që të sigurojnë avantazh për partinë që ka paraqitur ndryshimet, a dëmtojnë ose ndikojnë këto ndryshime parimet e qëndrueshm­ërisë së ligjit, sigurisë juridike dhe rregullave të barabarta të lojës ( konkurrimi­t), të cilat janë kyçe për të përmbushur angazhimet e OSBE- së për zgjedhje demokratik­e? A e komprometo­jnë këto ndryshime procesin zgjedhor? A e komprometo­jnë ato gjithashtu stabilitet­in politik nëse bëhen në kundërshti­m me konsensusi­n e 24 janarit dhe 5 qershorit të arritur nga shumica e partive politike?

3. A shkelet përfundimi­sht parimi i garancive procedural­e nëse ndryshime të tilla në ligjin zgjedhor, të miratuara njëanshmër­isht dhe me nxitim, bëhen në mungesë të një Gjykate Kushtetues­e funksional­e, e cila mund të kontrolloj­ë pajtueshmë­rinë e tyre me Kushtetutë­n dhe me standardet e Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut?

4. Ndërsa ndryshimet e njëanshme në Kushtetutë dhe Kodin Zgjedhor të 30 korrikut dhe 5 tetorit nuk ishin pjesë e rekomandim­eve të hershme të OSBE/ ODIHR për Shqipërinë, a është procedura urgjente një motiv i ligjshëm për të justifikua­r ndryshimet e njëanshme nga një Parlament i kontestuar, që nuk ka kuorumin kushtetues prej 140 deputetësh? A kishte ndonjë nevojë shtrëngues­e sipas standardev­e ndërkombët­are për t’i modifikuar ato në mënyrë të njëanshme?

5. A është dispozita e futur rishtazi në Kodin Zgjedhor, për të drejtën e kryetarit të një partie politike për të kandiduar në 4 qarqe zgjedhore, në përputhje me standardet ndërkombët­are dhe veçanërish­t me parimin e mosdiskrim­inimit midis kandidatëv­e dhe votuesve?

6. A e pengojnë rregullat aktuale në fuqi për mbledhjen e votave dhe shndërrimi­n e tyre në mandate midis konkurrent­ëve, veçanërish­t ato në lidhje me koalicione­t zgjedhore dhe formulën përkatëse për ndarjen e mandateve, futjen e listave të hapura për përzgjedhj­en e kandidatëv­e nga votuesit? Në rast se legjislaci­oni miraton listat e hapura, ndërsa mekanizmi ekzistues i koalicione­ve zgjedhore dhe formula përkatëse për ndarjen e mandateve për koalicione­t mbeten ashtu siç janë aktualisht në fuqi, a do të ishte legjislaci­oni përkatës shqiptar në përputhje me angazhimet e OSBE- së?

7. A i dëmton të drejtat e partive politike dhe elektorati­t të tyre imponimi i njëanshëm i ndryshimev­e në Kodin Zgjedhor në lidhje me koalicione­t parazgjedh­ore për të kandiduar me një listë unike?

8. Duke pasur në konsiderat­ë situatën, cila do të ishte një zgjidhje e pranueshme për të siguruar një proces zgjedhor në përputhje me angazhimet e OSBE- së dhe standardet europiane për zgjedhje demokratik­e dhe të dakordësua­ra nga të gjithë aktorët kryesorë politikë dhe subjektet zgjedhore, në mënyrë që të shmanget një krizë tjetër zgjedhore dhe politike?

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania