Panorama (Albania)

Krimi në Fier, 50- vjeçari ekzekutohe­t me plumb në kokë në sy të bashkëshor­tes

Ahmet Toska u vra nga një person i paidentifi­k uar, teksa shoqëronte bashkëshor­ten për në punë. Ngjarja ndodhi rreth orës 06: 00 të mëngjesit

-

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e së hënës në qytetin e Fierit, ku një person ende i paidentifi­kuar ka qëlluar për vdekje me armë zjarri 50vjeçarin, Ahmet Toska.

Ngjarja ndodhi rreth orës 06: 00, në lagjen “Sheq i Madh”. Shtetasi Ahmet Toska, banues në lagjen “Sheq i Madh”, është ekzekutuar vetëm pak metra larg banesës së tij, ndërsa dëshmitare okulare ka qenë gruaja e tij, e cila ka parë nga afër të gjithë skenën e krimit. Siç ka treguar vetë bashkëshor­tja e viktimës, autori i maskuar është larguar më vrap, ndërsa ulërimat e saj kanë alarmuar lagjen. Viktima ishte duke përcjellë gruan e tij për në punë, ashtu si çdo ditë tjetër, ndërkohë që autori ende i paidentifi­kuar e ka qëlluar me armë zjarri nga afër, në kokë. Burimet nga Policia bënë të ditur se viktima punonte në një karburant si dhe merrej edhe me peshkim, ndërsa e shoqja punonte në furrë buke. “Ishim duke shkuar në punë. Personi ishte me maskë. E qëlloi në kokë dhe u largua me vrap. Kërkova ndihmë nga fqinjët por ishte shume vonë”, ka thënë për Policinë gruaja, e cila është shfaqur në gjendje shumë të rënduar psikologji­ke.

FQINJËT Ndërkohë edhe fqinjët e 50- vjeçarit, Ahmet Toksa, rrëfejnë se kanë dëgjuar të shtëna armë dhe më pas kanë dëgjuar bashkëshor­ten e viktimës që bërtiste për ndihmë. “Dëgjuam krisma armësh, i njohim si familje e mirë. Po shoqëronte gruan për në punë, në një furrë buke. Ai vetë punonte në një pikë karburanti. Dëgjova ulërima, bashkëshor­tja po bërtiste ‘ ma vranë, ma vranë’. Autori ka qenë pa makinë, nuk kemi parë asnjë makinë të kalojë. Ahmeti ishte njeri i mire”, ka thënë shtetasi A. L., një banor i lagjes. Në të njëjtën kohë, një tjetër fqinjë e familjes Toska ka treguar se janë alarmuar vetëm kur kanë dëgjuar gruan të bërtasë, sepse fillimisht krismat e armës u janë dukur si lojëra fëmijësh. “Kur dëgjuam krismat, ishim në gjumë faktikisht. Krismat, tri herë ka goditur, mu bë fillimisht si nga këto shashkat. Dola aty, sepse u trembën fëmijët, mu duk si zë qensh se po ulërinte e shoqja, dola menjëherë këtu te porta, sa hapa portën kur ajo i ra të shoqit përsipër. ‘ O ma vranë, o ma vranë’. Thashë çohu moj motër, ajo që të ndodhi të ndodhi, sepse kisha dhe pak frikë nga Policia, kush merret jo e pe, jo s’e pe e më the të thashë. Dëgjova ulërimën e të shoqes. E shoqja që atje erdhi me vrap, si duket është ruajtur nga autori dhe kur e pa që ai ra përtokë, u çua e shoqja e po bërtiste ma vranë, ma vranë. Po mundohesha të hapja portën që të shikoja ishte vrasje e vërtetë apo shashka se nuk isha e bindur, a ishte krismë arme apo ishte shashkë. Tentova që ta ngrija atë por nuk mundesha dot. Fëmijët dolën, u trembën se ishin në gjumë, vetëm nga krisma që goditi tri herë bam- bambam. Ata ishin pa makinë.

Unë nuk i pashë. Viktima me gruan kalonin këtej përditë se çonte të shoqen në punë. Ai ishte djalë shumë i mirë, edhe e shoqja, si familje. Ne që i kemi këtu, nuk kemi dëgjuar sikur një diçka më të vogël. Po t’i flisje të fliste, po mos t’i flisje nuk të fliste”, deklaroi fqinja e familjes.

 ??  ??
 ??  ?? Vendi ku ndodhi vrasja
Vendi ku ndodhi vrasja
 ??  ?? Viktima Ahmet Toska
Viktima Ahmet Toska

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania