Panorama (Albania)

Gara në universite­te, 48 orë afat për “të lëkundurit”

Çregjistri­met në 10- 11 tetor, edhe 4 mijë të rinj në k onkurrim

-

Është mbyllur edhe raundi i dytë i regjistrim­eve në universite­te, duke ezauruar shumicën dërrmuese të kuotave në IAL- të publike e private, plot 19 mijë. 48orëshi që pason është për të lëkundurit. Ata që janë të pakënaqur me degën ku janë regjistrua­r ( qoftë në raundin e dytë, por edhe të parin) dhe mendojnë se mund të kapin diçka edhe më të mirë me pikët që kanë në raundin e tretë kanë ende kohë ta bëjnë sot dhe nesër. Ndonëse përkojnë me ditë pushimi, sekretarit­ë e universite­teve janë në punë për kandidatët për studentë. Por, duhet pasur kujdes. Përpara se të kryejnë çregjistri­min, të rinjtë duhet të sigurohen më parë se ka kuota të lira ende në programin tjetër që mendojnë se do ta fitojnë. Për këtë, duhet të konsultohe­n me tabelën e kuotave të lira, për dhjetë programet ku kanë aplikuar. Nga ana tjetër, duhet të kenë në konsiderat­ë edhe garën e rritur me aplikuesit shtesë që shtohen pas çdo raundi, si dhe ngushtimin e mundë

MIJË maturantë figurojnë të jenë regjistrua­r në universite­te deri më tani, 15 mijë në të parin dhe mbi 4 mijë në raundin e dytë. Në përfundim të procesit të çregjistri­mit nis raundi i tretë dhe i fundit që pritet të ezaurojë edhe të paktën katër mijë kuota të lira në universite­tet publike dhe private sisë për të pasur vende të lira, pas çdo faze që kalon.

E hëna shënon një shans të ri dhe të fundit për të rinjtë, nisjen e raundit të tretë. Ndryshe nga dy raundet e para, janë vetëm tri ditë aplikimi, pra, 72 orë afat për të rinjtë për plotësimin e formularit të aplikimit. Pjesë e tij mund të bëhen të rinjtë aplikues në raundin e parë dhe të dytë që nuk u regjistrua­n në asnjë program studimi, të çregjistru­arit si dhe të rinjtë që mundën të aplikojnë këto ditë me rihapjen e portalit të maturës. Nga 22 mijë të rinj që aplikuan në krye të herës, rreth 19 mijë prej tyre e kanë gjetur veten, ndërsa të rinjtë i janë bashkangji­tur garës në raundet pasuese. Ky i fundit pritet të ezaurojë edhe së paku katër mijë kuota të tjera të lira.

Ndryshe nga vitet e kaluara, pandemia këtë vit la në Shqipëri ekselencën shqiptare, e cila ezauroi që në krye të herës kuotat më të kërkuara. Sipas të dhënave të ministrisë, 40 për qind e të regjistrua­rve deri më tani janë me mesatare mbi 8.5.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania