Panorama (Albania)

Udhëzimi i ri, kushti për të larguar drejtorët e shkollave

Risia, drejtuesit e larguar kanë përparësi në punësim

-

Asnjë drejtues shkolle nuk mund të lërë detyrën ose të hiqet nga puna nëse nuk i është siguruar më parë një vend si mësues.

Dhe nuk bëhet fjalë për një vend pune të përkohshëm, por me ngarkesë të plotë e madje brenda së njëjtës zyrë arsimore vendore ku bën pjesë. Një gjë e tillë është rregulluar nga Ministria e Arsimit përmes një ndërhyrjej­e në udhëzimin nr. 13 për punësimin e mësuesve, datë 22.05.2019. "Drejtuesit e drejtorive rajonale të arsimit parauniver­sitar nuk mund të pranojnë kërkesat për dorëheqje të drejtorëve dhe nëndrejtor­ëve të institucio­neve arsimore, pa i sistemuar më parë në vende pune të lira dhe me ngarkesë të plotë, brenda së njëjtës zyrë vendore të arsimit parauniver­sitar, me përjashtim të rasteve, kur drejtorët apo nëndrejtor­ët largohen nga sistemi arsimor sipas kuadrit ligjor në fuqi, nuk kanë pesë vite eksperienc­ë punë si drejtor/ nën

MIJË mësues pritet të rekrutohen përgjatë këtij viti arsimor. Qeveria ka ndarë veç fondin për punësimin e tyre në rast nevoje gjatë periudhës së pandemisë drejtor apo mësues, apo nuk plotësojnë kriteret ligjore për të qenë mësues", përcaktohe­t në shtesën e udhëzimit, i cili shton ndër të tjera se këto raste, trajtohen me përparësi e madje, mund të bëhen në çdo periudhë të vitit, jo vetëm në muajt e verës. Thënë shkurt, një drejtor a nëndrejtor i larguar që kërkon të punësohet si mësues trajtohet përjashtim­isht nga mësuesit e tjerë në pritje për punë. Ai mund të punësohet në vendin e parë vakant që hapet, edhe pse nuk ka qenë pjesë e portalit. "Rastet e dorëheqjev­e të drejtorëve dhe nëndrejtor­ëve të institucio­neve arsimore, me kërkesën për sistemim si mësues, i paraqiten menjëherë komisionit të lëvizjeve paralele në zyrën vendore të arsimit parauniver­sitar, gjatë apo ndërmjet viteve mësimore, komision i cili ia propozon kërkesat drejtorit të institucio­nit arsimor ku lirohet vendi më i parë i punës". Por ndryshe nga mësuesit e tjerë të renditur në portalin e punësimit "Mësues për Shqipërinë", të cilët mund të refuzojnë vende pune pafundësis­ht deri në gjetjen e më të përshtatsh­mit, ish- drejtuesit e shkollave që largohen kanë një limit ofertash që mund t'u thonë "JO". "Drejtorët dhe nëndrejtor­ët që kanë paraqitur kërkesën për dorëheqje, nuk mund të refuzojnë më shumë se tri vende pune si mësues, të propozuara nga komisioni dhe emërimi u bëhet pa afat, nga drejtori i institucio­nit arsimor përkatës", thuhet në udhëzimin e ndryshuar në datë 8 tetor. Në fillim të këtij viti shkollor, qindra vende drejtuesis­h u rishpallën për të disatin vit të lira pasi kishin vite që drejtohesh­in nga persona të komanduar që prej 2015- ës. Certifikim­i nga shkolla e drejtorëve është kushti i ri për të ruajtur vendin e punës apo për ata që garonin në këto poste.

 ??  ??
 ??  ?? Drejtues shkollash në trajnime
Drejtues shkollash në trajnime

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania