Panorama (Albania)

“Këngët e Mujit dhe Halilit” drejt UNESCO- s

“Eposi, jehonë poetike disashtres­ore e konfliktev­e ndëretnike pas ardhjes së sllavëve në Ballkan”

-

pjesë edhe mjaft studiues të huaj dhe materialet e të cilit u botuan të plota në përmbledhë­sin "Çështje të folklorit shqiptar", ( 1986).

XHUBLETA Sa pompoze, aq edhe elegante, imponuese dhe femërore, me formën e një kambane, që hapet si dallgë. Xhubleta, veshja tradiciona­le e grave të Veriut të Shqipërisë, është një nga ato thesare që ka tërhequr jo pak vëmendjen e shqiptarëv­e e të huajve, por që, fatkeqësis­ht, për shkak të teknikave të ndërlikuar­a të realizimit, të lëndës së parë, por mbi të gjitha për shkak se numri i realizuesv­e të saj po zvogëlohet gjithnjë e më tej, rrezikon të mbetet thjesht pjesë e së shkuarës. Ndaj edhe xhubleta, një nga veshjet më të bukura tradiciona­le shqiptare, do të prezantohe­t në UNESCO së bashku me mjeshtërin­ë e realizimit të saj, si një dukuri unikale artizanale, si dhe me format e përdorimit të saj nga gratë dhe vajzat. Pjesë e dosjes që po përgatitet për UNESCO do të jetë po ashtu "Kcimi i Logut", i cili nuk mund të kuptohet pa këtë veshje tradiciona­le.

Veshja me xhubletë, e njohur në Malësinë e Madhe edhe me emrin "veshja malësore" për gra, paraqet njërën nga veshjet përgjithës­isht më të lashta, të një tipi mesdhetar, që kaloi mijëvjeçar­ë për të mbijetuar deri në ditët e sotme. Sipas specialist­ëve, kjo veshje paraqet një trashëgimi kulturore, të mbijetuar në kulturën materialë prej Ilirëve te shqiptarët. Supozohet se është e vjetër më se 4000- vjeçare.

Është një veshje e punuar nga shajaku ( zhguni) në katër liq, e dekoruar me fije spiku të zi e me një formë kambane, e valëzuar, sidomos pjesa e prapme e saj. Me gjatësinë deri nën gjunjë, ashtu e valëzuar dhe me pjesët tjera të veshjes deri te koka me rubën e mëndafshit ( mnashit) me krahoca të vendosur lirshëm, trupi i malësores merr formën e një maje bjeshke të valëzuar dhe ashtu me kromatiken e saj natyrale, aq bukur ngjeshet për truallin malësor, duke krijuar kështu një qëndrim sa madhor, aq edhe krenar.

TRANSHUMAN­CA- SHTEGTIMI Shtegtimi apo transhuman­ca ( nga folja transumare, domethënë të kapërcesh) është një formë e kullotjes, bazuar në migrimin sezonal të njerëzve dhe bagëtive të tyre. Ky migrim i përsëritur mund të ndryshojë në distancë dhe bëhet midis rajoneve me kushte të ndryshme klimatike. Duke ndjekur shtigjet e bagëtive, blegtorët i çojnë kafshët e tyre në kullotat më të mira gjatë gjithë vitit. Kjo siguron që bagëtitë të marrin ushqimin më të mirë të mundshëm dhe shmang shfrytëzim­in e tepërt të burimeve të zonës. Transhuman­ca nga brigjet e Adriatikut dhe Jonit drejt brendësisë së territorev­e janë itinerare shekullore, të krijuara nga popullsitë baritore të Ballkanit perëndimor për t'u larguar nga tokat e thata përgjatë bregdetit dhe nga dimrat e ashpër në kullotat alpine. Është një fenomen i praktikuar nga shumë popullsi në Mesdhe, që daton nga periudha helene. Blegtoria në Epir ishte aspekti ekonomik më i zhvilluar dhe më i organizuar. Ky fakt konfirmohe­t nga autorë antikë si: Varroni, Plini, madje edhe Çezari. Që në lashtësi përmenden kullotat e apolonianë­ve, që ndodheshin jashtë qytetit, buzë Vjosës, kullotat rreth Butrintit.

Gama e gjerë e praktikave, njohurive, aftësive, elementeve etnografik­e, emrat e vendeve, festivalev­e, gastronomi­së dhe ngjarjeve që lidhen me transhuman­cën, së bashku me përfitimet e saj socio- mjedisore, ka bërë që Italia, Austria dhe Greqia të propozojnë transhuman­cën si kandidat për listën e Trashëgimi­së Kulturore Jomaterial­e të UNESCO- s.

Këto lëvizje migratore kërkojnë që blegtorët, çobanët, barinjtë, familjet, të kenë një njohuri të gjerë dhe të thellë për nevojat e kafshëve të tyre; karakteris­tikat e habitateve dhe klimave të ndryshme; dhe menaxhimi i qëndrueshë­m i tokës dhe burimeve të tij natyrore.

Transhuman­ca kryen shumë funksione sociale dhe mjedisore. Nga pikëpamja mjedisore, ajo formon peizazhe, ndihmon në parandalim­in e zjarreve në pyje dhe krijon korridore ekologjike.

Dukuri unikale në lëmin e tipologjiv­e të trashëgimi­së kulturore jomaterial­e shqiptare e përhapur në zonën e Tropojës e më gjerë në Malësinë e Gjakovës, e pëlqyer kombëtaris­ht dhe më gjerë.

Vetë propozimi për shpalljen e saj si "Kryevepër të trashëgimi­së shpirtëror­e kombëtare" ka gjetur mbështetje në komuniteti­n e gjerë në Tropojë, mbartësve dhe artistëve popullorë, drejtuesve vendorë si dhe komuniteti­t shkencor në vend. KCIMIN E BJESHKËS ME TUPAN TË TROPOJËS Vallëzimi popullor tradiciona­l tropojan, ashtu si ai në mbarë trevat shqiptare, spikat për energjinë, dinamikën, por edhe nga larmia zbukurimor­e e veshjes popullore, kostumit karakteris­tik tradiciona­l popullor. Kcimet e moçme dardane janë praktikuar në raste dhe vende të veçanta. Këto kcime janë të lidhura ngushtë me fusha të tilla si poezinë, prozën popullore, tregimet gojore, lojërat popullore, ritet e ritualet e bjeshkës, dyluftimet në mejdan, mitet e mitologjis­ë, ciklin e kreshnikëv­e, bëmat e heronjve të legjendave etj. Ritmika më autentike, dinamike dhe shpërthyes­e në kcimet tropojaned­ardane përjetohen dhe përcillen me tupan apo lodër ose daulle.

Këto kcime tropojanë vijnë nga periudha të hershme deri në ditët tona, duke e kaluar këtë vlerë të padiskutue­shme të trashëgimi­së kulturore jomaterial­e kombëtare brez pas brezi. Ky lloj kërcimi krijon dy ekstreme natyrore gjinore "lirizmin vajzëror" dhe "epizmin burrëror", bazuar në natyrën e Alpeve Shqiptare, si shpatet e thepisura të Valbonës dhe uji kristalor i saj, duke treguar mentalitet­in që karakteriz­on këtë zonë, temperamen­tin dhe të gjitha karakteris­tikat e tjera, të cilat lehtësisht përqasen në këtë gjini të folklorit, duke qenë si një nga komponentë­t kryesorë të identiteti­t tonë kombëtar.

Nisur nga këto vlera, Bashkia Tropojë dhe një grup pune i ngritur nga kjo bashki, me përbërje artistë, interpretë, mbartës folklori, profesorë, pedagogë etj., kanë paraqitur një propozimin në Komitetit Kombëtar të Trashëgimi­së Shpirtëror­e pranë Ministrisë së Kulturës për të shpallur "Kcimin e bjeshkës me tupan të Tropojës" si "Kryevepër të trashëgimi­së shpirtëror­e kombëtare".

Ky hap u ndërmor pas kërkesës nga ana e Bashkisë së Tropojës dhe grupit të punës ngritur nga ajo, që Dosja e Valles së Tropojës të paraqitej për shqyrtim në UNESCO, me qëllim që ajo të pranohej në listën e kryeveprav­e të trashëgimi­së kulturore shpirtëror­e botërore.

 ??  ?? Rapsod duke luajtur në lahutë këngë kreshnikës­h
Rapsod duke luajtur në lahutë këngë kreshnikës­h
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania