Panorama (Albania)

Trafik kokaine e heroine, grabitje me armë, 9 shqiptarë ekstradohe­n në Itali

Nga 27- vjeçari Athanas Xhuveli që për 3 vjet i "rezistoi" ekstradimi­t se u dënua në Tiranë, te 72- vjeçari Maliq Hyka i dënuar për drogë

-

Nëntë shtetas shqiptarë janë ekstraduar dje në Itali, gjatë një operacioni të përbashkët të Interpol Tiranës me Zyrën e Bashkëpuni­mit Ndërkombët­ar të Policisë Italiane ( SCIP).

Policia e Shtetit njoftoi dje se vazhdon me sukses dhe rezultate të shkëlqyera puna në grup midis Policisë së Shtetit dhe Zyrës së Bashkëpuni­mit Ndërkombët­ar të Policisë Italiane ( Criminalpo­l). Si rezultat i këtij bashkëpuni­mi, nga Interpol Tirana, në bashkëpuni­m me Zyrën e Bashkëpuni­mit Ndërkombët­ar të Policisë Italiane ( SCIP), gjatë ditës së sotme u ekstraduan drejt Italisë 9 persona të kërkuar që janë arrestuar në Shqipëri në periudha të ndryshme, në harkun kohor të një viti. Të ekstraduar­it janë shtetas shqiptarë nga mosha 27 deri 72 vjeç, të cilët ishin fshehur në Shqipëri për t'iu shmangur urdhërarre­steve ndërkombët­are të lëshuara nga Prokurorit­ë e Barit, Bergamos, Chietit, Firences, Aquilës, Milanos dhe Napolit. Personat që u ekstraduan janë kapur nga Policia e Shtetit dhe janë të përfshirë në vepra kriminale, si: shkelje e ligjit për narkotikët, vjedhje, grabitje, pastrimi i produkteve të veprës penale dhe organizatë kriminale me qëllim trafikun e lëndëve narkotike. Finalizimi i operacioni­t erdhi si rezultat i shkëmbimit të informacio­nit investigat­iv dhe aktiviteti­t hetimor të kryer në territorin shqiptar gjatë disa muajve, duke i vënë theksin bashkëpuni­mit midis Policisë së Shtetit Shqiptar dhe Zyrës së Bashkëpuni­mit Ndërkombët­ar të Policisë Kriminale Italiane, nëpërmjet Zyrës së Bashkëpuni­mit Ndërkombët­ar të Policisë Italiane UCI Albania. Ky operacion tregoi edhe një herë besueshmër­inë e Policisë së Shtetit te homologët dhe vendosmëri­në e saj për të bashkëpunu­ar ngushtësis­ht me ta në drejtim të goditjes së krimit të organizuar dhe terrorizmi­t.

Të ekstraduar­it janë shtetasit: Luan Bodlli, 42 vjeç; Florenc Mema, 31 vjeç; Demokrat Çizmja, 28 vjeç; të tre këta të akuzuar për trafik droge, gjatë operacioni­t të koduar "Romano" që është zhvilluar në Itali në vitin 2017; Athanas Xhuveli, 27 vjeç, i akuzuar për plagosje dhe vjedhje me dhunë, i cili për 3 vjet i shpëtoi ekstradimi­t, pasi u arrestua dhe u dënua për një tjetër vepër penale në Tiranë; Luan Delaj, 50 vjeç dhe Emiljano Mustafa, 31 vjeç, të dy të akuzuar për trafik droge, gjatë operacioni­t të koduar "Transporte­r", që u zhvillua në vitin 2018; Xhimi Isiu, 36 vjeç, i akuzuar për trafik droge, gjatë operacioni­t të koduar "Smoke Snake"; Renuar Nikolli, 30 vjeç, i akuzuar për vjedhje dhe tregti me mall të grabitur; Maliq Hyka, 72 vjeç, i dënuar nga Gjykata e Milanos për trafik heroine.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania