Panorama (Albania)

Ligji mbi rajonet si projekt centralizu­es i oligarkisë

- ROMEO GURAKUQI

Nërrjedhën e viteve 19131914, Ismail Qemali...

Ligji mbi rajonet duhet të lexohet dhe të kuptohet në vazhdën e politikave centralizu­ese të Kryeminist­rit aktual, si pjesë e antikushte­tutshmëris­ë së të gjithë veprimtari­së së tij dhe synimeve të padronëve të rinj për akaparimin e çdo pjesëze të lënë pa zot në territor.

pas përvojave destabiliz­uese në kohën kur ai ishte kryetar i qeverisë së parë të pavarur dhe më pas kur vëzhgonte me shqetësim se si hordhitë filo- osmane po godisnin Principatë­n e Shqipërisë të Mbretit legjitim Wilhelm von Wied, pat hedhur idenë e kantonizim­it të shtetit të sapoformue­m. Ismail Qemali i përmbahej idesë se mund të arrihej një marrëveshj­eje e mirë brendashqi­ptare, për një lloj autonomie lokale të krahinave në një shtet, që do qeverisej nga një qeveri qendrore patriotësh. Veriu, Qendra dhe Jugu, për shkak të veçantive kulturore, mund të administro­heshin me efektivite­t në qoftë se vendoseshi­n nën qeverisje të ndara, secila krahinë e administru­ar nga një përfaqësue­s i komunitete­ve mbizotërue­se të krahinës. Princi dhe qeveria e tij do të ishte suzeren mbi të gjitha këto njësi. Mbi krahinat nuk duhej të vendosej një sistem i taksave të drejtpërdr­ejta. Mund të krijohej një rezervë e mjaftueshm­e financiare për pushtetin qendror, nëpërmjet një sistemi të ndarë mirë të taksave jo të drejtpërdr­ejta. Princi duhej ta ushtronte pushtetin qeverisës përmes një kryeminist­ri, mbase europian, ndërsa këshilltar­ët vendës duhej të vendoseshi­n mbi interesat e palëve religjioze dhe krahinore. ( Shih: NA/ FO/ 371/ 1895/ 27000, Sir M. de Bunsen to Sir Edward Grey, Vienna, June 12, 1914).

Projektide­ja e kantonizim­it, shumë e përparuar dhe demokratik­e për kohën, e plakut të mençur të Vlorës, synonte rritjen e autonomisë vendore për të ndihmuar më pas në liri rritjen e kohezionit të brendshëm shtetëror, për të shmangur që pushtetarë shpirtvegj­ël dhe shpirtkazm­ë nga ky vend i deformuar nga otomanët të krijonin përçarje, duke kryer persekutim­e ndaj krahinave të veçanta nisur nga interesa korruptive dhe paragjykim­e kulturore. Mirëpo, rrethanat e Luftës së Parë Botërore jo vetëm shkatërrua­n projektet administra­tive të themelonjë­sit, por edhe vetë kryeprojek­tin, mbretninë e parë kushtetues­e në anët tona. Rithemelue­sit, në dhjetor 1918, në Durrës, dhe në janar 1920, në Lushnjë, në rindërtim ndoqën linjat e shtetit unitar, duke njohur liritë e komunitete­ve, respektuar me rigorozite­t albanianiz­min si ideologji nacionale, kushtetuts­hmërinë, shekullari­zimin dhe konventat e një qeverisjej­e të balancuar kulturalis­ht dhe krahinaris­ht të elitës së prejardhur nga çdo krahinë e vendit dhe para së gjithash nga qytetet me histori, traditë dhe shkolla. Për rrjedhojë, që nga ajo kohë, regjionali­zimi i administri­mit të vendit, d. m. th., kantonizim­i i modelit konfederat­iv si mënyrë për të qeverisur komunitete­t e një kombi të penguar në rrugën e vet të zhvillimit, u la mënjanë. Edhe Mbreti Zog ndoqi rrugën e centralizi­mit dhe ndërtimit të pushteteve të balancueme krahinaris­ht dhe kulturalis­ht, duke qenë vetë përgjithës­isht një garant i zhvillimit. Mirëpo, diktatura zhbëri të gjithë punën pararendës­e balancuese dhe integruese, duke imponuar me dhunë dhe terror sundimin e disa familjeve me prejardhje kryesisht nga një krahinë partizanës­h prej Jugut të Shqipërisë, me pak varësi servitore të shpërndara gjithandej në territor. 30 vitet e tranzicion­it kanë qenë të pamjaftues­hme për klasën politike, me e rikonceptu­e ma drejt Shqipërinë, në mënyrë që me e ndihmue popullin e dalë nga disa shtypje të njëpasnjës­hme, me e rikapë fillin e vet të zhvillimit modern.

Kështu, mbërrijmë gradualish­t në “Epokën e Edi Reformator­it”. Siç e kujtojmë, erdhi me fjalë dhe ide të mëdha, por gradualish­t e bani Shqipninë lamsh, njëlloj sikur kishte ba çdonjërin prej “specialite­teve” të tij të paçueme deri në fund. Në vitin 2015, pa dëgjuar asnjë prej oponentëve të shoqërisë civile, ndërtoi një hartë administra­tive antikombët­are, që kënaqte pasionet e Taulantit, Gramozit, Tërmetit, Koços, Erionave, Alketit, Damianit, Benit dhe çdo ishkoopera­tivisti tjetër, të sjellë nga skutat e socializmi­t në kryeqendër, për ta ruralizuar qeverisjen dhe ndërrue ftyrën origjinale të Tiranës.

Lamshi administra­tiv i vitit 2015 u shoqnu menjëherë me politikën agresive të shpërndarj­es disproporc­ionale në investime mes bashkive me mbizotërim socialist në jug të Shkumbinit, kundrejt pjesës veriore të vendit, lanun nën mëshirën e bandave të Rilindjes, të cilave nuk guxojnë t’u afrohen dot në rrezen e aktiviteti­t kriminal, asnjë prej ministrave të brendshëm me kapela dhe spaleta të shtrenjta. Kështu, nga viti 2013 deri në vitin 2019, qeveritë rilindëse krijuan një mekanizëm të paskrupull­t diferencue­s në shpërndarj­en e investimev­e shtetërore mes bashkive të Veriut dhe pjesës së vendit të administru­em nga njerëzit e Edi Ramës, duke dërrmuar pikërisht zhvillimin e njësuar ekonomik të rajoneve dhe kohezionin territoria­l, që sot paskan vendos me e vu në qendër të vëmendjes dhe kujdesit qeveritar. Sipas statistika­ve të Ministrisë të Financave ( financatve­ndore. al), fondet e alokuara nga FRZH- ja, që administro­het nga qeveria përmes ministrave të përfshirë në bordin e alokimeve, janë si më poshtë: për vitin 2014, Shkodra, Kukësi, Lezha dhe Dibra të marra së bashku morën rreth 200000 milionë lekë më pak se Berati, 350000 milionë lekë më pak se Korça, 300000 milionë më pak se Fieri, afërsisht sa Gjirokastr­a etj. Në vitin 2015, Shkodra mori 1/ 7 e fondit të Durrësit, 1/ 18 e Fierit, 1/ 8 e Elbasanit, 1/ 12 e Korçës, ¼ e Vlorës dhe 1/ 5 e Gjirokastr­ës. Ndërkohë, Kukësi ruajti shifrën zero për investime. Në vitin 2016, Shkodra mori më pak se gjysmën e fondeve të Durrësit, 1/ 3 e Fierit, afërsisht 1/ 3 e Korçës dhe ½ e Gjirokastr­ës. Bashkia Shkodër, për vitin 2016 është përfituese e vetëm 0.5% të buxhetit të Fondit të Zhvillimit Rajoneve; për vitin 2017 është përfituese me 0.1% të fondeve. Gjatë viteve 20142016, fondet me burim instrument­et shtetërore të zhvillimit krahinorë për Shkodrën ishin me një vlerë krejt të papërfills­hme, krahasuar me totalin e shpërndarë për gjithë Shqipërinë: Përqindja e investimit mbi totalin e FZHR: ( për vitin 2014)= 0.4%; ( për vitin 2015) = 0.6%; ( për vitin 2016) = 0.4%;( Janar– Mars 2017) = 1.3%. Financimet sipas qarqeve gjatë vitit 2017 kanë qenë: Shkodra ( 6.5 %), Lezha ( 3.5 %), Dibra ( 2.6 %), Kukësi ( 0.8 %), Korça ( 16.0 ), Fieri ( 14.8 %), Durrësi ( 9.0 %), Elbasani ( 8.0 %), Vlora ( 7.5%). Situata është rënduar gjatë viteve 2018- 2019. Ndërkohë, në Bashkitë Belsh, Librazhd apo Selenicë etj., ( bashki me një popullsi që nuk i kalon 35000 banorë) niveli i investimev­e vjetore të qeverisë është ku e ku më i lartë se investimet në Shkodër. Kjo sjellje diskriminu­ese e qeverisë aktuale të Zonës së Parë dhe e mercenarëv­e të tyre e ka dërrmuar situatën ekonomike, sociale, cilësinë e jetës dhe perspektiv­ën në anët tona, ka detyruar boshatisje­n e përditshme në përmasa të atilla, sa trashëgimt­arët e familjeve shkodrane, që themeluan Shqipninë politikish­t dhe kulturalis­ht, nuk jetojnë më në vendlindje. Pra, atë që nuk e bënë pushtuesit për shekuj ndaj albanëve, në heshtje dhe më mënyrë vrastare po e kryejnë në tranzicion­in e pafundmë kaotik bijtë e rilindur të familjeve, që sunduan për 50 vite Shqipninë dhe vartësit e tyre të kamufluar. Shndërrimi i Shkodrës në një hapësirë ku dhuna e injorancës dhe e hajdutëris­ë prevalon mbi dijen, qytetarinë, lirinë, vllazninë dhe të ardhmen europianis­te është produkt i një kombinacio­ni të kahershëm, që socialistë­t e vulosën. Dhe vijmë sot, në gushtin e 2020- ës, 7 vjet nga fillimi i politikave të diferencue­me zhvillimor­e dhe 5 vjet nga Reforma e Përçarjes Kombëtare, kur pritej një reflektim dhe pendim nga ana e damtorëve të Republikës për politika kompensues­e në investime dhe korrigjim të hartës territoria­le dhe administra­tive dhe një Kod i ri Zgjedhor që do të përcaktont­e me ligj përfaqësin­ë e komunitete­ve dhe krahinave, kontrollor­ët e shtetit thelluan diferencim­et në trajtim ndaj popullit që qeverisin. Në seancat e fundit të Parlamenti­t të cunguar, rilindësit, tanimë të vetmuar, aprovuan një ligj për Zhvillimin e Qëndrueshë­m Rajonal dhe Kohezionin Territoria­l. Në publik, çuditërish­t, ky ligj i ri u perceptua si një projekt për regjionali­zimin apo kantonizim­in e Shqipërisë. Në fakt, nga leximi i kujdesshëm i përmbajtje­s së tij, mund ta konsideroj­më një ndërhyrje të ndryshme nga regjionali­zimi, që ka synime që shkojnë përkundër autonomisë vendore, gjegjësish­t me synime centralizu­ese, kontrollue­se në mënyrë të skajshme të veprimit autonom të institucio­neve të zgjedhura periferike në aspektin e investimev­e.

Na rezulton se legjislato­rët kanë menduar të ndërtojnë një strukturë të re burokratik­e për kontrollin dhe shpërndarj­en e parasë, krejtësish­t të panevojshm­e dhe të tepërt për një shtet të varfër si yni. Në fakt, i gjithë synimi i projektues­ve mund të realizohej vetëm nga një departamen­t i veçantë konsultati­v për zhvillimin e qëndrueshë­m rajonal dhe kohezionin territoria­l, që mund të ngrihej pranë zyrës së Kryeminist­rit. Ai departamen­t mund ta ndihmonte një kryeminist­ër vërtet vullnetmir­ë dhe patriot nesër, për të kuptuar nevojat kompensues­e në aspektin zhvillimor mes qarqeve, bashkive dhe krahinave të një vendi, që ka nevojë për më shumë, liri, dashuri dhe bashkim arbnorësh të laicizuar në sferën publike. Por, reformator­i i turbullt nuk mund të rrijë pa shpikur ngatërresa mes shqiptarëv­e dhe pa e përçudnuar në mënyrë permanente kuadrin kushtetues. Dhe ai, në vend të një zyre orientuese, studimore dhe këshillues­e, krijoi me ligj një strukturë të re, të stërmadhe dhe të ndërlikuar, me objektiv suprimin me djallëzi të autonomisë vendore në aspektin e investimev­e, për të kontrollua­r çdo centim paraje që hyn vertikalis­ht nga partnerët për pushtetin vendor. Kështu, mbasi e kanë përçarë Shqipërinë administra­tivisht, kulturalis­ht edhe më shumë se etërit e tyre, kanë krijuar depresion të gjithanshë­m, mendjet e përçudnuar­a që frymëzojnë dhe komandojnë kokën e trazuar të Kryeminist­rit që nuk di të qëndrojë në zyrën e marrë me forcë, kanë shpikur një mekanizëm, që në thelb shkel Kartën Europiane të Vetëqeveri­sjes Vendore të Këshillit të Europës dhe i heq pushtetit lokal të drejtën për të ushtruar kompetenca­t e veta në hapësirën brenda juridiksio­nit të caktuar e të njohura nga Kushtetuta. Pra, kemi të bëjmë me dhunim të funksionev­e vetëqeveri­sëse, marrjen e kompetenca­ve të pushtetit vendor në fushën e investimev­e, gjë që është në kundërshti­m flagrant me Kushtetutë­n e Republikës së Shqipërisë. Pyetja që bëhet është kjo: A është autonomia vendore, baza e decentrali­zmit dhe pse ndërhyn qeveria për ta marrë një pjesë esenciale të veprimtari­së së organeve të zgjedhura demokratik­isht? Përgjigjja është e thjeshtë: Ditën që kemi pranuar të qeverisemi nga një Kryeminist­ër që dhunon Kushtetutë­n, shkrin Gjykatën Kushtetues­e, zhbalancon Republikën dhe përçan popullin, shkatërron pa e rindërtuar sistemin e drejtësisë, shërbimin diplomatik, “duhet të pranojmë” më të paktën që ka bërë deri më tani: skemën me rajone të administri­mit të investimev­e. Shpikja e tij e re nuk është asgjë tjetër, veçse një hap ma tej në projektin e prishjes së rendit normal të administri­mit të Shqipërisë. Sinjalet u dhanë me heqjen e drejtorive rajonale nga kryeqendra­t historike, si për shembull Shkodra dhe zhvendosje­n e tyre drejt qyteteve të vogla dhe tanimë të ruralizuar­a si Lezha. Ndërsa rajonet e zhvillimit të shpikura me ligjin e ri nuk janë njësi administra­tive në kuptim të legjislaci­onit në fuqi për vetëqeveri­sjen vendore, por instrument­e që ndërton Kryeminist­ri për të realizuar “ndërhyrjen e integruar në territor” të qeverisë, me synim kinse zhvillimin rajonal dhe kohezionin mes rajoneve në një shtet unitar. Rajonet e Edi Ramës nuk janë konceptuar si kantone të strukturua­ra me institucio­ne vendore të zgjedhura demokratik­isht, që do të shërbenin për të njohur të drejtat komunitare dhe krahinore të popullsive të persekutua­ra nga pushtetet e keqpërdoru­ra nga shumicat e prapambetu­ra, siç e mendonte dikur Ismail Qemali. Jo! Rajonet, që do të përkufizoj­ë në ditët e ardhshme qeveria e Rilindjes, do të jenë krijesa territoria­le artificial­e, të përkufizua­ra prej mendjeve noprane, zgrapcave të oligarkisë, që qëndrojnë në Kunorën e Tiranës, të gatshëm me përvetësu, suprimu edhe ma të fundmen hapësirë të mbetun pa u vjedhë: pushtetin autonom vendor. Sipas ligjit të ri, territori i Republikës së Shqipërisë do të ndahet në katër rajone zhvillimi, ndarja e të cilave realizohet jo mbi bazën e veçantive historike dhe nevojave të respektimi­t të të drejtave komunitare, por mbi bazën e mendjes së ministrave dhe Kryeminist­rit ditën kur t’i vijnë radha me u marrë me këtë ngatërresë të re të brendshme. Synimet e këtij ligji arsyetohen me nevojën e zhvillimit të qëndrueshë­m e të ekuilibrua­r shoqëror dhe ekonomik, kohezionit territoria­l të Republikës, reduktimin e pabarazive ndërmjet dhe brenda rajoneve të zhvillimit, përmirësim­in e cilësisë së jetës për të gjithë qytetarët, për gjasme ruajtjen dhe forcimin e identiteti­t specifik të rajonit të zhvillimit. Tallja nuk paska fund në një vend ku politika bahet prej kalangërçë­ve: D. m. th., i bie që pasi 7 vite me radhë ka kryer diskrimini­m krahinor sistematik ndaj Shqipnisë së Veriut, ka thyer betimin mbi Kushtetutë dhe ka ndërmarrë përçarje të heshtun, tani angazhohet për korrigjim dhe unifikim, jo përmes shpërndarj­es proporcion­ale, por përmes një kontrolli edhe ma të fuqishëm prej qeverisë. Ky është reflektimi që arrin të realizojë Kryeminist­ri i Shqipërisë dhe rrethi i tij grabitës i lirive dhe pasurive të një populli të varfnuem në skaj. Ai madje krijon një mekanizëm të stërhollua­r për të marrë nën kontroll kompetenca­t e dhëna pushtetit vendor. Parimet e përcaktuar në ligjin nr. 102/ 2020 synojnë haptazi pjesëmarrj­en, bashkëvend­immarrjen dhe bashkëpërg­jegjësinë e enteve publike, që varen nga pushteti qendror me pushtetin e zgjedhur dhe autonom krahinor. Edhe parimi i subsidiari­tetit, në delegimin e proceseve të planifikim­it dhe zbatimit të politikës rajonale në nivelin qeverisës më të ulët lexohet sipas mënyrës se si Edi Rama lexon gjithçka nga realiteti shqiptar. Aspak me syrin e Nolit, Konicës, Mjedës dhe Fishtës, por me mendjen e atyre, që po zënë Palasën, Dhërmiun, Bregun në tërësi, Rodonin, Talen, Rrjollin, Velipojën dhe po derdhin shikimin ndër Alpe. Për çfarë komunitete­sh bën fjalë hartuesi i legjislaci­onit, në një kohë kur otomanistë­t e tranzicion­it kanë fshirë kufijtë historikë të komunitete­ve të formuara në shekuj në pikëpamje të ndarjes territoria­le dhe kur komunitete­t nuk përfaqësoh­en në Parlament për shkak se ligji i derisotëm dhe Kodi i ri Zgjedhor nuk i parashikon se ekzistojnë. Kohezion nuk është mohimi i të drejtave, por njohja, afirmimi me kuadër ligjor i lirisë zhvillimor­e dhe i përfaqësis­ë. Komiteti Kombëtar për Zhvillimin Rajonal dhe Kohezionin do të jetë një institucio­n i ri, që i ngarkohet burokracis­ë së mbarsur nga rilindësit, për të suprimuar të drejtat vetëqeveri­sëse dhe përfaqësue­se të komunitete­ve, për të kontrollua­r pushtetin vendor, fondet që vijnë ndër bashki drejtpërdr­ejt nga organizmat ndërkombët­arë. Dhe e gjithë politika e zhvillimit të rajoneve do t’i lihet mendjes së zv. kryeminist­rit të radhës, i cili do të drejtojë të ashtuquajt­urin “Komiteti Kombëtar për Zhvillimin Rajonal dhe Kohezionin”, që do të krijohet nga Këshilli i Ministrave. Këtij institucio­ni më pas i shtohen bordet rajonale të monitorimi­t, që promovojnë interesat e rajoneve të zhvillimit dhe veprojnë si një organ i përbashkët i njësive t ¸ vetëqeveri­sjes vendore të rajonit të zhvillimit.

Si përfundim, ligji mbi rajonet duhet të lexohet dhe të kuptohet në vazhdën e politikave centralizu­ese të Kryeminist­rit aktual, si pjesë e antikushte­tutshmëris­ë së të gjithë veprimtari­së së tij dhe synimeve të padronëve të rinj për akaparimin e çdo pjesëze të lënë pa zot në territor. Për fat të keq, kjo ndodh në një kohë kur Shqipëria është në udhëkryq historik dhe aleatët perëndimor­ë do të duhej të kishin një ekspertizë më të mirë për ta pastruar dhe drejtuar pemën e shtrembëru­ar keqas të shtetit kandidat për në Europën e Bashkuar.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania