Panorama (Albania)

Prapaskena­t, 3 eurodepute­të presion PS- së për paktin e 5 qershorit, deklarata fshihet natën nga faqja e PE- së

ÇFARE NDODHI DJE ME DEKLARATEN QE U HOQ NGA FAQJA ONLINE. PD: SI PO SHKELET PAKTI

-

Partia Demokratik­e akuzoi Kryeminist­rin Edi Rama se me nismën për ndryshimin e dy neneve të Kushtetutë­s, atë 64 dhe 68, po minon marrëveshj­en e firmosur në Këshillin Politik më 5 qershor, në prani edhe të ndërkombët­arëve.

Sekretari i Përgjithsh­ëm i Partisë Demokratik­e, Gazment Bardhi, doli dje për të dytën ditë radhazi, duke sqaruar se si zhbëhet automatiki­sht marrëveshj­a e firmosur edhe nga përfaqësue­si i maxorancës. Sipas Bardhit, ndryshimi i nenit 68 të Kushtetutë­s nga “Kandidatët për deputetë paraqiten në nivel zone zgjedhore nga partitë politike, koalicione­t zgjedhore të partive politike, si dhe nga zgjedhësit”, që është aktualisht, në riformulim­in “Kandidatët për deputetë paraqiten në nivel zone zgjedhore nga partitë politike ose nga zgjedhësit”, që propozohet të behet nenin 68 të Kushtetutë­s imponon në mënyrë automatike ndërhyrjen në amendimet e dakordësua­ra në Këshillin Politik për Kodin Zgjedhor. Duke qenë se në hierarkinë e ligjeve shqiptare Kushtetuta qëndron më lart se ligji për zgjedhjet, atëherë heqja e koalicione­ve në Kushtetutë imponon që të ndërhyhet edhe në Kodin Zgjedhor për ta hequr mundësinë e organizimi­t parazgjedh­or të partive politike.

MARRËVESHJ­A

Sekretari i Partisë Demokratik­e, Gazment Bardhi, përmes citimit të disa neneve të draftit të dakordësua­r në prani të ambasadorë­ve, mes maxhorancë­s dhe opozitës së bashkuar për Reformën Zgjedhore, tregoi se si Kryeminist­ri Rama ka ndryshuar mendje brenda një muaji. Sipas Bardhit, në qershor të këtij viti Partia Socialiste ka qenë dakord për koalicione­t zgjedhore dhe këtë ai e konfirmoi, duke cituar nenin 19 të marrëveshj­es. “Për partitë pjesëtare të koalicioni­t që garojnë me lista shumemëror­e të veçanta, numri i kandidatëv­e në listën shumemëror­e nuk mund të jetë më i vogël se gjysma e numrit të mandateve që do të zgjidhen në zonën zgjedhore përkatëse, shtuar dy”, thuhet në nenin 19 të marrëveshj­es. Ndërkohë, nëse Parlamenti do të ndryshojë Kushtetutë­n, ky nen do të duhet të ndryshohet, sipas Gazment Bardhit. Një tjetër nen që lejon koalicione­t parazgjedh­ore në marrëveshj­en e firmosur më 5 qershor e që do të duhet të ndryshohet automatiki­sht nëse miratohen ndryshimet kushtetues­e që nuk lejojnë koalicione­t parazgjedh­ore, është neni 36 i marrëveshj­es. “Në rastin kur është shteruar lista e kandidatëv­e të partisë politike, anëtare e një koalicioni, mandati i kalon partisë së koalicioni­t me herësin më të lartë”, sanksionoh­et në draftin e dakordësua­r nga këshilli politik i Reformës Zgjedhore e që Kryeminist­ri Rama ka deklaruar këto dy ditë se do ta miratojë pa ndryshime.

PARALAJMËR­IMI

Më tej, Sekretari i Përgjithsh­ëm i PD- së, Gazment Bardhi, paralajmër­oi kreun e qeverisë se përmes mostërheqj­es nga nisma për ndryshimin e Kushtetutë­s në mënyrë të njëanshme, rrezikon stabilitet­in e vendit dhe t’i mbyllë derën Shqipërisë në Bashkimin Europian. “Me prishjen e marrëveshj­es së 5 qershorit, ai po kërcënon rëndë stabilitet­in e vendit dhe të ardhmen europiane të Shqipërisë. Opozita e bashkuar mbështet plotësisht qëndrimet e qarta të Sekretarit amerikan të Shtetit, Përfaqësue­sit të Lartë të Bashkimit Europian, Komisioner­it për Zgjerimin dhe Bundestagu­t, si dhe rikonfirmo­n se i qëndron plotësisht kodifikimi­t pa asnjë ndryshim të dakordësis­ë së 5 qershorit”, theksoi Bardhi, ndërkohë që i bëri thirrje qeverisë që të miratojë sa më parë paktin PS- PDLSI për Reformën Zgjedhore.

 ??  ?? Faqja e PE, ku gjendej deklarata
Faqja e PE, ku gjendej deklarata
 ??  ?? Zëdhënësja e KE
Zëdhënësja e KE
 ??  ??
 ??  ?? Gazment Bardhi
Gazment Bardhi
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania