Panorama (Albania)

COVID- 19 i merr jetën 21- vjeçares, në 24 orët e fundit 5 humbje jete

E reja vuante nga hipertensi­oni, diabeti e kolesterol­i. Humb betejën në ditën e lindjes edhe 49- vjeçar ja nga Kruja

-

Nuk ka mjaftuar mosha e re për të mposhtur COVID19. Një 21- vjeçare ka humbur betejën me sëmundjen mëngjesin e së mërkurës. E shtruar prej disa ditësh në Spitalin Infektiv, e reja nuk ka mundur t’ia dalë, kjo për shkak edhe të kushteve shëndetëso­re.

Sipas Ministrisë së Shëndetësi­së, 21- vjeçarja vuante nga sindromi metabolik, gjë që ka rënduar gjendjen e saj shëndetëso­re. Sindroma metabolike përfshin hipertensi­onin, diabetin dhe nivelet e larta të kolesterol­it ose trigliceri­deve që paraqiten së bashku, duke rritur rrezikun e sëmundjeve të zemrës, goditjes në tru dhe diabetit. Dje, po ashtu, si pasojë e koronaviru­sit kanë humbur jetën edhe 3 pacientë të tjerë, në moshë relativish­t të re. Një 49- vjeçare nga Kruja, nënë e 7 fëmijëve, ndërroi jetë dje në ditën e saj të lindjes. Në mëngjes, ministrja Manastirli­u postoi një foto të saj duke u bërë apel qytetarëve që të mos nënvlerëso­jnë masat anti- COVID. Por dy orë më vonë, Ministria e Shëndetësi­së raportoi lajmin për ndarjen e saj nga jeta. “Situata paraqitet e rënduar në Spitalin Infektiv, ku janë shënuar 4 humbje jete në 24 orët e fundit. Mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë një vajzë e re 21vjeçare, e cila ndodhej në terapi intensive e intubuar, si pasojë e simptomave të rënda të COVID- 19. Gjendja e saj u rëndua në mënyrë të menjëhersh­me si pasojë e tromboembo­lisë fulminante dhe pavarësish­t përpjekjev­e maksimale të stafit mjekësor, e reja që vuante nga sindromi metabolik, nuk ka arritur të mbijetojë. Gjatë 24 orëve të fundit e kanë humbur betejën me sëmundjen edhe një qytetare 49- vjeçare nga Kruja, e intubuar në gjendje të rëndë prej 11 ditësh dhe dy qytetarë, 56 dhe 67 vjeç, nga Tirana, të intubuar, të cilët nuk e kanë fituar dot betejën me virusin e rrezikshëm, megjithë përpjekjet e mëdha qe po bën stafi mjekësor”, tha një ditë më parë Mirela Cami, drejtore e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetëso­r. Në orët e pasdites është regjistrua­r një tjetër humbje jete, bëhet fjalë për një 49- vjeçar nga Tirana, por që ende nuk është konfirmuar nga Ministria e Shëndetësi­së. Referuar të dhënave zyrtare janë 103 persona që kanë ndërruar jetë si pasojë e COVID- 19 në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë. Situata në spital Vijon të rëndohet situata në spital, ku aktualisht gjenden të shtruar 88 pacientë. “Vijon të ketë shtrime të reja në Spitalin Infektiv dhe situata paraqitet shumë serioze. Aktualisht janë të shtruar 88 pacientë në spital, 12 pacientë janë në terapi intensive dhe 4 prej tyre janë të intubuar në gjendje të rëndë” tha më tej Cami. Për të përballuar situatën e krijuar, dje është hapur edhe spitali COVID2. Sanatorium­i është rikthyer sërish në shërbim të të infektuarv­e dhe dje janë transferua­r 6 pacientët e parë. Ministrja Manastirli­u tha se Infektivi dhe Sanatorium­i do të shërbejnë për të trajtuar rastet e rënda, pra, që shfaqin komplikaci­one. Ndërsa ish- Kirurgjitë ( COVID3) dhe ambientet e universite­tit “Kristal” ( COVID- 4) do të jenë në shërbim të pacientëve që shfaqin simptoma të lehta.

RASTET E REJA Dje janë raportuar 85 raste pozitive me COVID- 19, pjesa më e madhe në kryeqytet, ku edhe dje janë regjistrua­r 44 të infektuar. Ndryshe nga dy ditët e para të javës, të mërkurën Ministria e Shëndetësi­së ka ulur edhe numrin e testimeve. Në 24 orët e fundit janë kryer vetëm 361 teste. “Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 361 testime për të dyshuar të prekur me COVID- 19, nga të cilat janë konfirmuar 85 raste pozitive. Shpërndarj­a gjeografik­e e rasteve është si vijon: 44 raste në Tiranë, nga 6 raste në Shkodër, Krujë, Vlorë, 5 në Tropojë, 3 në Elbasan, nga 2 raste në Durrës, Kurbin, Lezhë, Mirditë, Kolonjë, nga 1 rast në Has, Berat, Kamzë, Pogradec, Ura Vajgurore. Në 24 orët e fundit janë shëruar 29 qytetarë, duke e çuar në 2091 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë. Në vendin tonë, aktualisht janë 1560 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë, Durrës”. Në mesin e të infektuarv­e është edhe një punonjëse e Gjendjes Civile në Vlorë, gjë që ka sjellë edhe pezullimin e shërbimit në këtë qytetet, për shkak të karantinim­it të stafit për një periudhë 2- javore. Edhe dje, Ministria e Shëndetësi­së përsëriti apelin ndaj bizneseve dhe institucio­neve që të zbatojnë me korrektësi protokolle­t e sigurisë në punë, të miratuara nga autoritete­t shëndetëso­re. “Kur është e mundur të lejojnë punonjësit të punojnë nga shtëpia për të minimizuar kontaktin mes tyre dhe përhapjen e infeksioni­t”, tha më tej Cami.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania