Panorama (Albania)

Lefter Maliqi dhe 5 deputetë të opozitës, pro Kodit Zgjedhor

-

Kryeminist­ri Edi Rama ka deklaruar gjithë këto ditë se nuk ka numrin e nevojshëm të votave për të kaluar i vetëm marrëveshj­en e 5 qershorit, por deklarimi i 3 deputetëve të opozitës parlamenta­re ka ndryshuar të gjithë situatën. Artur Roshi, Fatjona Dhimitri dhe Besnik Troplini votuan pro miratimit pa ndryshime të marrëveshj­es së 5 qershorit në Këshillin Politik, me ndërmjetës­imin e SHBA dhe BE. Kjo çon në 85 numrin e deputetëve, që Kryeminist­ri Rama ka deklaruar se nuk i ka. Pak ditë më parë, 3 deputetë të tjerë të opozitës parlamenta­re, Lefter Maliqi, Gjetan Gjetani dhe Suzana Topi deklaruan votën pro miratimit pa ndryshime të marrëveshj­es për Reformën Zgjedhore. “Patjetër që do ta votoj Kodin e ri Zgjedhor. Reforma legjitimoh­et nga opozita reale, PD dhe LSI. ‘ U mbars mali dhe polli një mi’. Reforma Zgjedhore u bë me marrëveshj­e politike dhe me ndërhyrjen e ndërkombët­arëve. Sistemi nuk ndryshoi. Produkti do të jetë sërish një Parlament fiktiv shumë i dashur nga liderët aktualë me deputetë me dhe pa nivel që i bëjnë hosana pashait të tyre. Mbrojtja e këtij sistemi të mbyllur tregoi qartë frikën e përballjes me votën reale si dhe me uzurpimin e pushtetit absolut. I vetmi rezultat që u arrit është përqafimi i zgjedhjeve të ardhshme nga opozita”, u shpreh Maliqi. Partia Socialiste zotëron në Parlament 79 vota, 74 nga zgjedhjet e 2017- ës dhe aleatët që i janë bashkuar qeverisë nga PDIU me 2 deputetë, PSD me 1 deputet dhe ish- deputeti i LSI- së, Robert Bitri, që e çojnë numrin e deputetëve të Kryeminist­rit në 79.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania