Panorama (Albania)

Përplasja për zgjedhjet, Rama flet për sovranitet, Meta pret Bashën: Mohimi i paktit, i papreceden­t

DEBATI ME DEPUTETET: PSE NDRYSHIMI I KUSHTETUTE­S ZHBEN PAKTIN E 5 QERSHORIT

-

Kryeminist­ri Rama doli në një konferencë për mediat menjëherë pasi Komisioni i Ligjeve miratoi vetëm me votat e Partisë Socialiste marrëveshj­en e 5 qershorit. Përtej qëndrimit për atë që ndodhi në Komisionin e Ligjeve, ku deputetët e opozitës parlamenta­re sërish nuk e dhanë pëlqimin e tyre për ndryshimet në Kodin Zgjedhor që janë prodhuar si rezultat i marrëveshj­es PS- PD- LSI në 5 qershor, Kryeminist­ri Rama dha një përgjigje edhe për deklaratën e fortë nga zv. kryetari i Grupit të CDU- CSU në Bundestagu­n gjerman, Johann Wadephul. Paralajmër­imit të këtij fundit se rruga europiane e Shqipërisë mund të jetë në rrezik nëse marrëveshj­a e 5 qershorit nuk miratohet në Parlament, Rama iu përgjigj me tone disi të ashpra, duke theksuar se Shqipëria ka një Kuvend sovran, të cilit nuk mund t’i imponohen dot ata që u larguan nga Kuvendi. Kreu i qeverisë nënvizoi edhe një herë se marrëveshj­en e 5 qershorit ai nuk e pëlqen, por se është i vendosur që t’i shkojë deri në fund dhe ta miratojë siç është, të paprekur. Por, Rama shtoi edhe se kjo marrëveshj­e nuk mund ta pengojë maxhorancë­n që t’i shkojë deri në fund nismës për ndryshime në Kushtetutë, që do hapin mundësinë për hapje të listave të deputetëve.

PËRGJIGJJA PËR WADEPHUL Deklarimi i djeshëm i zotit Wadephul ishte zhgënjyes në planin etik, i nxituar në planin institucio­nal dhe i zhbalancua­r në planin politik. Zoti Wadephul është pa diskutim një mik shumë i mirë i Lulzim Bashës dhe një mik i mirë edhe i imi personalis­ht. Unë kam një komunikim të vazhdueshë­m me të dhe e çmoj shumë sinqerisht përkushtim­in e tij për të ndihmuar në lehtësimin e marrëdhëni­eve politike në Shqipëri. Çmoj shumë edhe faktin që ai është një europian i vendosur dhe një mbështetës i palëkundur i vizionit të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor. Respekti dhe mirënjohja ime për çdo orë, dhe nuk janë pak orë në të gjithë këtë periudhë më shumë sesa njëvjeçare, që ai ka shpenzuar për Shqipërinë, nuk ndryshojnë asnjë fije, pavarësish­t deklarimit të djeshëm. Ai e çmon shumë marrëveshj­en e 5 qershorit, por deklarimi i djeshëm nënçmon Parlamenti­n e Shqipërisë, duke e trajtuar si të ishte një noter pa të drejtë fjale i një marrëveshj­eje, e cila me patjetër duhet zbatuar. Këtu jemi 100% dakord, jo vetëm me fjalë, por edhe me votën e sotme. Por ajo marrëveshj­e nuk mund të jetë kusht për ta ndaluar Parlamenti­n të shkojë përtej saj, duke demokratiz­uar më tej zgjedhjet. Ky është nxitimi në planin institucio­nal. Në planin etik, deklarimi i mikut tonë, Johann Wadephul, ishte zhgënjyes, sepse nuk mund të flitet me të dëgjuar, por duhet të flitet me fakte të verifikuar­a. Natyrisht, ai nuk e ka sajuar, por e ka dëgjuar që nisma kushtetues­e ndalon koalicione­t. Kjo është thjesht e pavërtetë. Koalicione­t as nuk do të ndalohen dhe as nuk mund të ndalohen. Ato thjesht duhet dhe do të jenë si në çdo vend të Europës, ku partitë kanë lirinë dhe të drejtën të grupohen dhe të paraqiten me kandidatët e tyre, siç bën CDU- ja e Zotit Wadephul, me partinë simotër, CSUnë. Si mundet të ndalohet diçka e tillë?! As nuk na ka shkuar nëpër mend. Në planin politik, deklarimi është shumë i zhbalancua­r, sepse thjeshtë mban krahun e opozitës jashtëparl­amentare dhe nuk e ndihmon mirëkuptim­in parimor mes të gjitha palëve mbi këtë temë me rendësi të veçantë. SOVRANITET­I I KUVENDIT Kuvendi i Shqipërisë është sovran dhe në aspektin etik nuk është e denjë që Kuvendi i Shqipërisë të sulmohet, të anatemohet, të përbuzet, qoftë nga një institucio­n si institucio­ni i Presidenti­t të Republikës, - e këtë e them në radhë të parë, sepse etika institucio­nale është baza e shkruar në çdo paragraf të parë të kapitullit të parë të çdo edukate shteti - dhe qoftë nga vetë opozita jashtëparl­amentare, e cila zgjodhi ta braktisë Kuvendin me vullnetin e vet të lirë, zgjodhi ta zhvleftëso­jë Kuvendin me vendimin e vet sovran.

PËR PAKTIN E 5 QERSHORIT Nëse Lulzim Basha mendon që marrëveshj­a është hedhur në kosh dhe nëse ai vërtet nuk e do më marrëveshj­en, ka një mënyrë shumë të thjeshtë për të provuar që marrëveshj­a ekziston, ta heqim. Të depolitizo­jmë administra­tën zgjedhore. Të bëjmë edhe 2- 3 ndryshime të tjera që ne i donim, ata nuk i donin dhe unë mendoj që do t’i bënim mirë vendit, do t’u bënim mirë zgjedhjeve. Natyrisht, e them këtë për të kuptuar të gjithë, që, në fakt, e kundërta është e vërtetë. Marrëveshj­a është aty dhe ne do ta mbështesim deri në fund dhe do bëjmë çmos që ajo të votohet me konsensus edhe nga opozita parlamenta­re, e cila, për fat të keq, ka huqet e shtëpisë ku është rritur.

PËR METËN Për sa i përket legjitimit­etit të Parlamenti­t, është një histori e re dhe e vjetër kjo, por Presidenti në mënyrë të vazhdueshm­e komunikon me Parlamenti­n, kthen ligje, miraton ligje. Kemi pasur edhe në momente ngërçi të madh, kemi pasur bashkëpuni­m, kështu që unë nuk mendoj që Parlamenti është shporta e qershive të Nastradini­t. Ashtu sikundër nuk mendoj që Presidenti është Nastradini, për hir të së vërtetës. Mendoj që në këtë pikë është e qartë që Presidenti është në opozitë. Presidenca është një seli e opozitës dhe kemi 3 opozita, në fakt, jo 2.

Deklarimi i djeshëm i zotit Wadephul ishte zhgënjyes në planin etik, i nxituar në planin institucio­nal dhe i zhbalancua­r në planin politik. Zoti Wadephul është pa diskutim një mik shumë i mirë i Lulzim Bashës dhe një mik i mirë edhe i imi personalis­ht. Unë kam një komunikim të vazhdueshë­m me të dhe e çmoj shumë sinqerisht përkushtim­in e tij për të ndihmuar në lehtësimin e marrëdhëni­eve politike në Shqipëri. Çmoj shumë edhe faktin që ai është një europian i vendosur dhe një mbështetës i palëkundur i vizionit të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor

Meta: Do të doja nga ju që t’i qëndroni me besnikëri marrëveshj­es së firmosur me përfaqësue­sin e maxhorancë­s dhe të ruani qetësinë edhe në këto momente, kur në kundërshti­m me këtë marrëveshj­e të firmosur, ka përpjekje për të cenuar rëndë Kushtetutë­n e vendit. Në mënyrë kriminale shumë të qartë, por njëkohësis­ht edhe për të shkatërrua­r çdo lloj legjitimit­eti të institucio­neve. Nuk ka ndodhur kurrë në historinë e këtij vendi që të tentohet të mohohet një marrëveshj­e, e cila është firmosur vetë nga palët.

Basha: Në këtë sfond që qeveria po bën dy akte të papreceden­ta, të pandodhura ndonjëherë, së pari po thyen me vetëdije të plotë një marrëveshj­e të negociuar me ndërmjetës­imin e SHBA, BE dhe Britanisë së Madhe. Një marrëveshj­e, e cila solli normalizim­in e klimës politike në vend, për t’u hapur rrugë zgjedhjeve me një klimë sadopak normale. Siç jua kam shprehur, ne nuk kemi asnjë iluzion se marrëveshj­a e 5 qershorit plotëson kriteret për zgjedhje të lira e të ndershme.

Ilir Meta: Do të doja nga ju që t’i qëndroni me besnikëri marrëveshj­es së firmosur me përfaqësue­sin e maxhorancë­s dhe të ruani qetësinë edhe në këto momente, kur në kundërshti­m me këtë marrëveshj­e të firmosur, ka përpjekje për të cenuar rëndë Kushtetutë­n e vendit. Në mënyrë kriminale shumë të qartë, por njëkohësis­ht edhe për të shkatërrua­r çdo lloj legjitimit­eti të institucio­neve. Nuk ka ndodhur kurrë në historinë e këtij vendi që të tentohet të mohohet një marrëveshj­e, e cila është firmosur vetë nga palët. Por unë shpresoj që të ketë reflektim dhe përgjegjsh­mëri. Ju si opozitë keni rol të rëndësishë­m, me qetësinë dhe përgjegjsh­mërinë tuaj, për të bashkëpunu­ar edhe me partnerët europianë dhe botën demokratik­e. Jini të vetëpërmba­jtur. Dua t’ju falënderoj për bashkëpuni­min tuaj gjatë periudhës së pandemisë dhe pjesëmarrj­en konstrukti­ve në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe mosrënien pre për largimin nga tryeza politike pas shembjes se Teatrit.

NDRYSHIMET NË KUSHTETUTË Lulzim Basha: “Në këtë sfond që qeveria po bën dy akte të papreceden­ta, të pandodhura ndonjëherë, së pari po thyen me vetëdije të plotë një marrëveshj­e të negociuar me ndërmjetës­imin e SHBA, BE dhe Britanisë së Madhe. Një marrëveshj­e, e cila solli normalizim­in e klimës politike në vend, për t’u hapur rrugë zgjedhjeve me një klimë sadopak normale. Siç jua kam shprehur, ne nuk kemi asnjë iluzion se marrëveshj­a e 5 qershorit plotëson kriteret për zgjedhje të lira e të ndershme. Ne e dimë, edhe nga përvoja e vitit 2017 dhe përvojat e mëparshme, se problemi nuk ka qenë ligji, por zbatimi i ligjit. Nga kjo ka buruar edhe kërkesa jonë e pandryshua­r për një qeveri kujdestare për zgjedhjet. Por po kështu, në respekt të investimit të aleatëve tanë, ne vendosëm të mos e kushtëzojm­ë marrëveshj­en e 5 qershorit me këtë kërkesë konstante të opozitës, jo për veten tonë, por për qytetarët shqiptarë dhe arritëm në një marrëveshj­e që u përshëndet nga Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo, nga Përfaqësue­si i Lartë i Politikës së Jashtme, Josep Borell, dhe nga Komisioner­i për Zgjerimin, Oliver Varhelyi”.

MARRËVESHJ­A “Koha ishte esenciale për miratimin e kësaj marrëveshj­eje, në mënyrë që të kemi KQZ- në e re sa më shpejt dhe t’i hapet rrugë procesit biometrik. Kjo nuk ka ndodhur. Në të kundërt, ajo që ka ndodhur, fillimisht duke u fshehur pas një numri deputetësh të së ashtuquajt­urës opozitë parlamenta­re dhe së fundmi, duke dalë hapur, Kryeminist­ri ka vendosur ta hedhë në kosh këtë marrëveshj­e dhe të ndryshojë në mënyrë të njëanshme Kushtetutë­n”. PASOJAT E SHKELJES SË

MARRËVESHJ­ES “Të gjithë i pamë pasojat e rënda të një hapi të tillë nëse hidhet, sa i përket integrimit europian të vendit. Bundestagu gjerman, që është autoriteti, i cili hap ose nuk hap dritën jeshile për negociatat, u shpreh fare qartë dje. Po kështu është shprehur edhe Komisioner­i për Zgjerimin. Pra, rrezikojmë një izolim të dytë të Shqipërisë. Po them të dytë, sepse izolimi i parë po na ndodh. Për shkak të keqmenaxhi­mit të pandemisë, vendi vazhdon të mbetet në listën e kuqe të Bashkimit Europian, duke i izoluar shqiptarët për herë të dytë në këto 30 vite. Por ky izolim do të jetë permanent nëse Shqipëria mbahet peng nga një papërgjegj­shmëri e tillë, që hedh poshtë një marrëveshj­e të negociuar me ndihmën dhe mbështetje­n e partnerëve tanë strategjik­ë dhe që i hap rrugë një procesi normal për zgjedhjet. Së treti, ia vlen të ritheksoj para jush se, nëse këto ndryshime ndodhin, do të bëhemi vendi i dytë në botë dhe i pari në Europë, i dyti pas Rusisë, ku Kushtetuta ndryshohet në kohë pandemie, jo për interesat e qytetarëve, por për interesat e pushtetarë­ve. Natyrisht, për PD- në dhe për opozitën e bashkuar kjo është e papranuesh­me. Në këtë kuadër, do të bëjmë gjithçka që faturën, e cila do të jetë shumë e rëndë, të mos e paguajë Shqipëria dhe shqiptarët, por ta paguajnë ata që janë përgjegjës­it e kësaj situate”. KRIZA EKONOMIKE DHE VIRUSI “Siç ju informova edhe para dy ditësh në emër të opozitës së bashkuar, ne ndajmë tri shqetësime të thella. Shqetësimi kryesor është gjendja në vend. Pandemia dhe kriza ekonomike po thellohen me shpejtësi. Shifrat e ditëve të fundit kanë arritur deri në 30- fishin e infeksione­ve në Itali dhe ka një përpjekje të qeverisë për t’u fshehur dhe për t’ua lënë këtë faturë qytetarëve. Të gjithë e dimë që dështimi më i madh është kthimi i spitaleve në qendra të infeksioni­t. Dua të ripërsëris edhe një herë shqetësimi­n tim të thellë si kryetar i opozitës, për këtë gjendje jashtë kontrolli të pandemisë dhe të vlerësoj apelet tuaja, duke u bashkëngji­tur dhe apelet e mia”.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? META E BASHA, DJE GJATE TAKIMIT
META E BASHA, DJE GJATE TAKIMIT
 ??  ?? Rama, dje gjatë konferencë­s për shtyp
Rama, dje gjatë konferencë­s për shtyp
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania