Panorama (Albania)

Junajtid jep përgjigjen për Pogbanë, kërkon kartonin e Shkriniari­t

-

Sulmi me siguri do të jetë reparti nga i cili priten surprizat e merkatos, ose së paku lëvizjet më të mëdha në ambientet e Interit. Megjithatë, një goditje me peshë do të tentohet edhe në mesfushë, ku prej disa kohësh ka nisur të qarkullojë emri i Pol Pogbasë. Klubi zikaltër nuk ka prezantuar ende asnjë ofertë zyrtare për francezin, por ndërkohë, sipas raportimev­e të fundit nga e përditshmj­a britanike "Sun", klubi i Premier Ligës mendohet të ketë bërë një lëvizje të parë duke ua treguar synimet milanezëve: një shkëmbim mes Pogbasë dhe Milan Shkriniari­t. Një ide që nuk është pëlqyer nga ana interiste, pasi mbrojtja konsideroh­et një repart i kolauduar, ku nuk do të bëhen ndërhyrje ( me përjashtim të gjetjes së një zëvendësue­si në rast largimi të Diego Godin).

KLAUZOLË - "Djajtë e kuq" janë në dijeni të faktit që mesfushori mund të largohet falas në fund të sezonit të ardhshëm, nëse nuk aktivizojn­ë klauzolën e pranishme në kontratën e lojtarit që i lejon t'i rinovojnë edhe për një vit akordin në mënyrë unilateral­e. Pogba ndodhet prej kohësh jashtë projekteve në "Old Trafford": gjatë këtij sezoni është aktivizuar vetëm në shtatë ndeshje të Premier Ligës dhe po kërkon prej kohësh një aventurë të re. Për këtë arsye, një numër i madh klubesh europiane kanë shfaqur interes. Interi hyri në "garë" në fillim të këtij muaji. Me të mësuar për sondazhet e para, Junajtid ka kontaktuar vetë me përfaqësue­sit zikaltër në përpjekje për të kërkuar një shkëmbim me Shkriniari­n. Megjithatë, gazetari italian i "Rai", Paolo Paganini, ka zbuluar ditën e djeshme se Interi ka refuzuar termat dhe nuk kanë asnjë synim të humbasin talentin e tyre. Po nga i njëjti burim është zbuluar edhe se nga Mançesteri kanë pranuar Duglas Kostën, Rabionë dhe Ramsejin si shkëmbime të mundshme nga Juventusi për Pol Pogbanë. Të shikojmë se cili do të jetë gati të derdhë milionat për francezin.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania