Panorama (Albania)

Thaçi s’e do BE në negociata, preferon marrëveshj­et e Grenell

“Dialogu nga Franca e Gjermania do të ketë fatin e vizave”

-

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, duket se nuk e preferon më përfshirje­n e Bashkimit Europian në zgjidhjen mes Kosovës dhe Serbisë, por dëshiron ta orientojë zgjidhjen sipas drejtimit nga emisari i SHBA- së, Richard Grenell.

Nga ana tjetër, edhe Grenell deri tani u duk se preferon t’i referohet kryesisht Presidenti­t Thaçi kur bëhet fjalë për marrëveshj­e, siç ka ndodhur me marrëveshj­et e ndërlidhje­s ajrore dhe hekurudhor­e mes dy vendeve. Kryeminist­ri në detyrë, Albin Kurti, pak ditë më parë tha se ai është i gatshëm që të nisë sa më parë dialogun me Serbinë, me ndërmjetës­imin e BE- së. Përfshirja e SHBA- së në dialog u bë fillimisht për të shtuar një palë tjetër në negociatat e BE- së. Por me sa duket, Grenell ka preferuar të punojë pa bashkëpuni­m me europianët dhe çdo marrëveshj­e e arritur deri tani është marrë vesh nga zyrtarët e lartë të BE- së vetëm nëpërmjet mediave, sipas një deklarate të mëparshme të kryediplom­atit të BE- së, Joseph Borell. Thaçi ka folur me gjuhë të ashpër edhe më parë kundrejt BE- së, duke e akuzuar atë për dështim dhe zvarritje për vite të tëra në bisedimet me Serbinë dhe ka bërë një krahasim me suksesin “brenda pak javëve” të Grenell. Dëshirën për të shmangur tërësisht përfshirje­n e BE- së në zgjidhje, së fundmi Thaçi e shfaqi edhe nga zyra e tij. Pasi ministrat e Jashtëm të Francës dhe Gjermanisë kërkuan fillimin e dialogut

Kosovë– Serbi, Artan Behrami, këshilltar i Presidenti­t të Kosovës, tha se dialogu do të ketë fatin e liberalizi­mit të vizave që kryediplom­atët francezë e gjermanë as nuk e kanë përmendur në shkrimin e tyre. “Gjermania dhe Franca, që nga viti 2009 po i mbajnë kosovarët të izoluar nga lëvizja e lirë. Një proces, të cilin me shtetet tjera e kanë përfunduar ende pa e nisur. Politika europiane e vizave për Kosovën është duke marrë përmasa raciste...”, tha ai. “Ministrat e Jashtëm të Gjermanisë dhe Francës paralajmër­ojnë një proces të dialogut Kosovë- Serbi, që duket se fatin do ta ketë të njëjtë me këtë të liberalizm­it të vizave. Një rrugëtim i gjatë, me një shkëndijë të pasosur në fund të territ izolues, që largësia e saj mund të matet vetëm me vite dritë!”, ka shkruar Behrami. Ai ka shtuar se kryediplom­atët gjermanë dhe francezë nuk kanë përmendur liberalizi­min e vizave e as njohjen e shtetësisë së Kosovës nga Serbia. “Asnjë fjalë për ndalimin e çnjohjeve nga Serbia dhe mbi të gjitha, asnjë afat kur një proces i tillë mund të përfundojë! Në kohën e thyerjeve të mëdha globale ndërmjet Amerikës dhe Kinës, BE- ja në vend që të kërkojë unitet euroatlant­ik, po nxit ndarje përmes proceseve paralele dhe të pakoordinu­ara me SHBAnë”, tha këshilltar­i i Presidenti­t. Ndërkohë, zyra e Grenellit deklaroi se po pritet vetëm qeveria e re e Kosovës për t’iu rikthyer negociatav­e.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania