Panorama (Albania)

Ibra mendon ende për të qëndruar, gati t'i bindë krerët e Milanit

-

Zlatan Ibrahimovi­ç vazhdon të prodhojë lajme. Postimet e fundjavës turbulluan ujërat në ambientin kuqezi, teksa edhe deklarata e Sinisha Mihajloviç­it (" Ibra nuk do të qëndrojë te Milani") ka rritur bindjen se suedezi nuk ka në plan të qëndrojë. Siç dihet, ndaj sulmuesit ekziston një ofertë për të zgjatur bashkëpuni­min me një tjetër sezon, në këmbim të 4 milionë eurove. Nga ana e Ibrës, pranimi i ofertës nuk ka të bëjë me paratë. Siç raporton "Sportmedia­set", ai synon t'i tregojë vlerat e tij në ndeshjet e mbetura të sezonit, në mënyrë që t'i bindë krerët për cilësinë e sidomos rëndësinë që ka për skuadrën. Pra, 38vjeçari nuk ka marrë ende një vendim mbi atë që do të jetë ekipi i tij në sezonin 2020' 21, sepse ka si objektiv që t'i tregojë Milanit, por sidomos Ralf Rangnikut, se është një kampion i aftë të bëjë diferencën sa herë zbret në fushën e blertë. Në këto kushte, është e lehtë të hamendësoh­et se Zlatani, jo vetëm që nuk ka hequr dorë nga fanella kuqezi, por ka si synim që të bëjë të pamundurën për t'i rikthyer klubit të paktën Europën. Ndërkohë, edhe dje pasdite, numri 21 ka përdorur rrjetet sociale, kur poshtë një fotoje ku shfaqej gjysmë djall, shkruante: "Gjysmë Zot e gjysmë djall". Sinjal, që Zlatani dhe Milani kanë një lidhje ende të fortë...

ISH- PRESIDENTI - Megjithëse u largua nga presidenca e Milanit në rrethana shumë të diskutuesh­me, Jonghong Li herë pas here rikthehet të flasë për klubin, të cilin e drejtoi për thuajse një vit e gjysmë. Ai ka komentuar shpesh menaxhimin e keq që po i bëhet "Djallit", teksa ka shprehur jo pak rezerva për aktiviteti­n në merkato. Nga profili personal në "Twitter", manjati kinez ka dhënë mendimin e tij lidhur me largimin e mundshëm të Zlatan Ibrahimovi­çit nga kuqezinjtë. "Është shumë e trishtë ta shohësh një lojtar si Zlatani të largohet nga Milani", shkruante Jonghong Li, duke treguar haptazi mendimin e tij kundrejt suedezit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania