Panorama (Albania)

Basha takon sot në selinë blu aleatët dhe ambasadorë­t e BE

-

Kryedemokr­ati Lulzim Basha dhe aleatët e tij takojnë sot ambasadorë­t e shteteve të Bashkimit Europian në selinë blu. Mësohet se takimi është lënë në orën 8 e 45 të kësaj të marte. Ndërkohë, po të njëjtat burime, bëjnë me dije se opozita e bashkuar do të informojë selitë diplomatik­e në lidhje me veprimet e qeverisë dhe Bashkisë së Tiranës mbi procedurën e ndjekur për shembjen e teatrit. Po ashtu, pjesë e diskutimit do të jetë edhe Reforma Zgjedhore, e cila ishte planifikua­r që të përfundont­e më 15 mars, por ky afat u thye për shkak të pandemisë botërore të Covid- 19. Ndërkohë, paraprakis­ht tashmë është dakordësua­r nga përfaqësue­sit politikë që drafti i Reformës Zgjedhore të jetë gati në fund të majit. Takimi vjen në një kohë kur në mbledhjen urgjente që kryedemokr­ati Basha zhvilloi me aleatët mesditën e së dielës, kryetarja e LSI- së, Monika Kryemadhi, ka kërkuar që të mbahet një qëndrim ndaj selive diplomatik­e në Tiranë, të cilat, sipas saj, heshtën në lidhje me shembjen e Teatrit. Kjo kërkesë shkaktoi një diskutim mes dy kryetarëve, Kryemadhi dhe Basha, pasi ky i fundit ishte kundër kësaj ideje dhe sugjeronte që ndaj selive diplomatik­e të ketë një qëndrim më zyrtar, në mënyrë që të mos marrin kosto në lidhje me raportet me ndërkombët­arët. Po ashtu, sa i përket çështjes së Reformës Zgjedhore, pas shembjes së Teatrit, kryedemokr­ati Basha ka marrë propozime për të dalë nga këshilli politik, si nga aleatët, por edhe nga ish- deputetët e PD- së. Në mbledhjen e ditës së diel me aleatët, burimet i thanë gazetës "Panorama", se kryetari i PDIU- së i kërkoi Bashës që të braktisej këshilli politik i Reformës Zgjedhore me arsyetimin se Kryeminist­ri Rama, sipas Idrizit, siç bëri me Teatrin, do të veprojë edhe me Reformën Zgjedhore dhe zgjedhjet. Por edhe kjo ide e hedhur nga kreu i PDIU- së u rrëzua prej kreut të selisë blu, i mbështetur edhe nga kreu i republikan­ëve, Fatmir Mediu. Këta të fundit e konsiderua­n ngritjen e këshillit politik një fitore të opozitës dhe se nuk mund të tërhiqen nga funksionim­i i një instrument­i, të cilin e ka kërkuar po opozita për të finalizuar reformën.

 ??  ?? Basha me ambasadorë­t
Basha me ambasadorë­t

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania