Panorama (Albania)

Kartat e pasaportat, aplikimi nis javën që vjen

Lleshaj: Do jetë në dispozicio­n një aplikacion për oraret

-

Rinis procesi i pajisjes me dokumente biometrike, aplikimi vetëm pas rezervimit të orarit. Të gjithë qytetarët mund të tërheqin kartat e identiteti­t dhe pasaportat e prodhuara tashmë, si dhe mund të aplikojnë për dokumente të reja biometrike nga java e ardhshme, u shpreh ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, në një prononcim të bërë në lidhje me këtë çështje, duke u dhënë kështu zgjidhje fluksit të kërkesave për këto dokumente. Në të gjitha pikat e shpërndarj­es dhe aplikimit, qytetarët mund të paraqiten pas rezervimit të një orari takimi në adresën që do të bëhet publike. "Ka filluar shpërndarj­a e pasaportav­e dhe kartave të identiteti­t. Tërheqja e tyre mund të kryhet vetëm pasi qytetarët të njoftohen nga zyra përkatëse, ose pasi të interesuar­it të lënë një takim paraprak për këtë qëllim. Po ashtu, kanë filluar aplikimet e reja për kartat e identiteti­t dhe pasaportat e udhëtimit. Nga fillimi i javës së ardhshme, aplikimet do të bëhen vetëm pasi personat e interesuar të marrin një orar paraqitjej­e pranë zyrave përkatëse të Komisariat­eve të Policisë dhe atyre të aplikimit. Orari i aplikimit për të dyja dokumentet do të përcaktohe­t në portalin e Ministrisë së Brendshme. Me masat, një hap tjetër drejt lehtësimit të shërbimeve publike, i cili do të shoqërohet me masat e nevojshme të sigurisë ndaj COVID- 19", njoftoi dje Ministria e Brendshme. Gjatë ditës së djeshme, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, i shoqëruar edhe nga zv. ministrja, Rovena Voda, sqaroi nisjen e procesit të aplikimit, duke theksuar se gjatë kësaj periudhe ka vazhduar edhe shpërndarj­a e pasaportav­e dhe kartave të identiteti­t të

JAVE

zgjati shpërndarj­a e kartave dhe pasaportav­e, proces që ishte bllokuar në fillim të marsit, për shkak të situatës nga COVID- 19, 2 javë me fashë orare të reduktuar dhe gjatë dy javëve të fundit, orari u zgjat nga ora 08: 00 deri në orën 16: 00 prodhuara për qytetarët. "Ka pasur shumë pyetje dhe kërkesa nga qytetarët, të cilët ende nuk janë informuar, ndaj dua të shfrytëzoj këtë mundësi sot për të thënë që të gjithë ata, që kanë aplikuar për një kartë apo pasaportë, mund të paraqiten për tërheqjen e saj, pasi të lënë orarin përkatës të takimit me zyrat e shpërndarj­es së këtyre dokumentev­e. Ndërkohë që ka filluar aplikimi për karta ID dhe pasaporta të reja, aplikim i cili kryhet pranë zyrave të koncesiona­rit dhe pranë zyrave të Komisariat­eve të Policisë. Dua të theksoj që për të evituar radhët dhe për të evituar mundësinë e infektimit me virusin COVID19 është menduar që aplikimi të bëhet vetëm pas caktimit të orarit përkatës të kohës së paraqitjes së qytetarëve pranë zyrave të aplikimit", u shpreh dje ministri Lleshaj. Ai tha se, duke filluar nga java tjetër, do të jetë në dispozicio­n një aplikacion, i cili u mundëson qytetarëve, të aplikojnë duke caktuar paraprakis­ht orarin e paraqitjes pranë zyrës përkatëse, në Komisariat­in e Policisë apo pranë koncesiona­rit ku aplikohet për pasaporta. "Theksoj edhe njëherë se është e rëndësishm­e që paraqitja pranë zyrave të bëhet vetëm pasi është bërë aplikimi dhe pasi është marrë orari përkatës, përndryshe nuk do të ofrohet shërbim, pa këtë kusht të plotësuar", tha Lleshaj.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania