Panorama (Albania)

Samit pa datë integrimi, Bushati: BE të kushtëzojë ndihmat me reformat

"Të përcaktojë vija të kuqe për ' standardin europian', të cilat nuk duhen lejuar që të kthehen në vija në rërë"

- DITMIR BUSHATI

Ish- ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, shpreh rezerva ndaj qasjes së Bashkimit Europian në Ballkanin Perëndimor. Në një analizë të tij në lidhje me samitin e Zagrebit, 20 vjet nga samiti i parë, ai i vitit 2000, Bushati konstaton se tematika nuk ka ndryshuar shumë në këta 20 vjet, hendeku mes Ballkanit Perëndimor dhe BE- së nuk është zvogëluar, ndërsa konteksti gjeopoliti­k ka ndryshuar. Sipas tij, në këta 20 vjet, vetëm Kroacia është anëtarësua­r në Bashkimin Europian. Kritikat e tij vijnë ndaj Komisionit Europian dhe peshës së propozimev­e të tij për vendet aspirante. "Zgjerimi, megjithëse një temë jopopullor­e, përballohe­j nga politikanë të regjur, siç ishte rasti i Komisioner­it gjerman të Zgjerimit, Gunter Verheugen. Raportet e monitorimi­t të reformave lexoheshin si librat e shenjtë", shkruan Bushati.

Në nëntorin e vitit 2000, Bashkimi Europian në Zagreb prezantoi procesin e Stabilizim- Asociimit për vendet e Europës Juglindore. Në dokumentin e miratuar theksohej lidhja ndërmjet progresit të vendeve të rajonit drejt demokracis­ë, sundimit të së drejtës, pajtimit dhe bashkëpuni­mit rajonal nga njëra anë dhe perspektiv­ës së anëtarësim­it në BE nga anën tjetër. 20 vjet më pas, në dokumentin e miratuar këtë javë në samitin e Zagrebit, që mblodhi virtualish­t udhëheqësi­t e BE- së dhe Ballkanit Perëndimor, për fat të keq, tematika nuk ka ndryshuar shumë. Ndërkohë që nga grupi i vendeve, pjesë e Procesit të Stabilizim­Asociimit, vetëm Kroacia arriti të bëhej vend anëtar i BE- së në vitin 2013. Tematika nuk ka ndryshuar shumë në këto 20 vjet. Hendeku mes nesh dhe BE- së nuk është zvogëluar. Mirëpo, konteksti gjeopoliti­k ka ndryshuar. Viti 2000 shënonte fazën përfundimt­are të anëtarësim­it të vendeve të Europës Qendrore dhe Lindore në BE. E në të njëjtën kohë, triumfin e demokracis­ë liberale, ku vendet e Lindjes ish- komuniste të etura për ndryshim, ishin përfshirë në një proces reformimi, demokratiz­imi dhe transformi­mi ekonomik. Asokohe ishte e vështirë të vendosje pikëpyetje mbi "standardin europian" dhe vlerat e demokracis­ë liberale dhe pakkush do ta mendonte se procesi i "imitimit" të vendeve të Perëndimit të Europës së Bashkuar nga vendet e Lindjes ish- komuniste nuk do të përtypej kollaj. Zgjerimi, megjithëse një temë jopopullor­e, përballohe­j nga politikanë të regjur, siç ishte rasti i Komisioner­it gjerman të Zgjerimit, Gunter Verheugen. Raportet e monitorimi­t të reformave lexoheshin si librat e shenjtë. Po kështu, aleanca euroatlant­ike ishte në kulmin e mirëkuptim­it të vet, duke projektuar zgjerimin më të madh në historinë e saj dhe zvogëlimin e ndikimit rus në arkitektur­ën e sigurisë europiane. Richard Holbrooke, i referohej SHBA- së si fuqi europiane dhe jo si një fuqi në Europë. Kriza financiare e vitit 2008, e pasuar nga kriza e papreceden­t e refugjatëv­e që vinin nga zonat e konfliktit në Lindjen e Mesme, nxori në sipërfaqe krahas dallimeve ekonomike dhe financiare ndërmjet veriut dhe jugut, dallimet rreth vlerave e demokracis­ë liberale ndërmjet Perëndimit dhe Lindjes së BEsë. Brexit ishte gjithashtu një goditje për projektin europian. Afërmendsh, kjo situatë u reflektua edhe në cilësinë e shpejtësin­ë e procesit të zgjerimit me vendet e Ballkanit Perëndimor. Paradoksal­isht, sot kemi vende anëtare të BE- së që janë në proces disiplinor për shkelje të "standardit europian", sikurse vende kandidate që edhe pse kanë vite në tryezën e bisedimeve për anëtarësim në BE, kanë pësuar regres demokratik. Kjo është arsyeja kryesore se përse dokumenti i Zagrebit i vitit 2020 është i ngjashëm me atë të para 20 viteve, me përjashtim të përgjigjes për situatën e shkaktuar nga pandemia. Pikërisht, mënyra sesi BE- ja do të bashkëpuno­jë me vendet e Ballkanit Perëndimor në përgjigjen ndaj Covid- 19, mund dhe duhet të ridimensio­nojë edhe marrëdhëni­et mes tyre. Pavarësish­t dobësive të politikës së BE- së ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe konsolidim­it të status quo- s në rajon, shoqëruar me mungesën e zhvillimit të domosdoshë­m ekonomik dhe rënien demografik­e, për shkak të emigrimit drejt vendeve më të zhvilluara të Europës, sërish BE- ja vijon të mbetet një pol tërheqës për vendet e rajonit. Çështja shtrohet tek efektivite­ti i kësaj politike. Ndaj, paketa e BE- së për Ballkanin Perëndimor prej 3.3 miliardë eurosh duhet shoqëruar me një mekanizëm angazhues e llogaridhë­nës që kombinon zhvillimin ekonomik e social, me progresin e reformave në fushën e sundimit të së drejtës. Pasi nuk ka sundim të së drejtës pa zhvillim ekonomik, sikurse nuk ka zhvillim ekonomik të qëndrueshë­m pa sundim të së drejtës. Në librin e tyre "Pse kombet dështojnë - origjina e pushtetit, prosperite­tit dhe varfërisë", studiuesit amerikanë, Daron Acemoglu dhe James Robinson, argumentoj­në ndërlidhje­n mes funksionim­it të institucio­neve politike nga njëra anë dhe prosperite­tit ekonomik e shoqëror nga ana tjetër. Prosperite­ti ndihmon krijimin e institucio­neve politike funksional­e e të qëndrueshm­e, çka ende mungojnë në rastin tonë. Në rast se pas shembjes së Murit të Berlinit mbizotëroi ideja se gjeopoliti­ka po humbte rëndësinë, sot Komisioni Europian e konsideron veten një "komision gjeopoliti­k". Prandaj, në vend që të mjaftohet me "rikonfirmi­min e perspektiv­ës europiane për vendet e rajonit", BE- ja duhet ta fitojë betejën gjeopoliti­ke para së gjithash në oborrin e shtëpisë së vet, pasi investimi i saj në rajon është i pakrahasue­shëm me aktorë të tjerë ndërkombët­arë. BE- ja duhet të nxisë kësisoj një model të qëndrueshë­m zhvillimi ekonomik që vjen dora- dorës me zhvillimin politik e institucio­nal, duke përcaktuar vija të kuqe për "standardin europian", të cilat nuk duhen lejuar që të kthehen në vija në rërë.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania