Panorama (Albania)

Juven s'e ndal koronaviru­s, mposht Interin me DY- balan

-

Dibala po, Dibala jo. Nuk do të jetë goli i dytë i shënuar dje në Juventus- Inter ai që do të bëjë të heshtin gojët e liga për argjentina­sin, por me siguri fitorja 2- 0 kundër zikaltërve, falë së cilës skuadra e Sarrit rikthehet në krye të klasifikim­it, është një sinjal i qartë. Rrjeta i vendosi vulën një sfide të gjymtuar nga koronavitu­si dhe për shumë momente të ekuilibrua­r. Por që ofroi përgjigjet që bota bardhezi priste pas paraqitjes së turpshme në Lion. Lajme të hidhura për Konten, i cili zbret - 9 pikë nga rivali. Dy skuadrat që luftojnë për titullin përpiqen të japin spektakël, edhe pse shkallët e impiantit ishin bosh dhe heshtja shurdhuese e "Allianz Stadium" prishej vetëm nga zërat e protagonis­tëve në fushë. Pas një gjysmë ore bardhezi, zikaltrit nisin të marrin kontrollin e lojës. Tenton portën nga distanca Kandreva: një konkluzion potent që përfundon shumë pak mbi traversë. Tri minuta përpara përfundimi­t, "siluri" i Brozoviçit nga jashtë zone ndalet nga Shezni, që bën detyrën e tij mes shtyllave. Në një moment të parë pas rikthimit nga pauza, bardhezinj­të duken të ngathët, por me kalimin e minutave shtojnë xhirot e motorit dhe shfaqen me vazhdimësi në krahët e Handanoviç­it, i cili në të 55- tën bën gafën dhe i dhuron topin Ramsejt: uellsiani me një kthesë të bukur mposht portierin slloven. Në radhët e zikaltërve hyn Eriksen në vend të Barelës, ndërsa Sarri i beson Dibalës, duke i dhënë mundësi Duglas Kostës të pushojë. Dhe zëvendësim­i nuk mund të ishte më i gjetur se kaq, pasi pikërisht "Joya" firmos golin e dytë me një veprim spektakola­r: nxjerr dy herë jashtë kohe Jangun, kombinon bukur me Higuainin dhe me një veprim të shpejtë nga brenda zonës, mbështet me ëmbëlsi topin në rrjetë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania