Panorama (Albania)

Fshehu 1 kg kokainë në trup, arrestohet 49- vjeçari

Policia: Lënda narkotike u gjet pas kontrollit fizik të dy shtetasve

-

Policia Kufitare në Kapshticë ka arrestuar dje dy persona, të cilët tentuan të trafikonin në Greqi 1,28 kilogramë kokainë. Në pranga kanë rënë shtetasit Ilia Furtuna, 40 vjeç dhe Bledar Haxhi, 49 vjeç, të dy banues në Korçë.

Të dy shtetasit e mësipërm po udhëtonin me një makinë "Mercedes- Benz". Pas verifikime­ve dhe kontrollit të ushtruar në automjet, punonjësit e Policisë Kufitare kanë vijuar me kontrollin fizik ndaj dy shtetasve të lartpërmen­dur. "Si rezultat i kontrollit fizik, shtetasit B. H., i është gjetur e fshehur në trup një pako e presuar me lëndë të dyshuar narkotike, e llojit kokainë me peshë 1028,2 gramë, sasi e cila iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale", sqaron Policia.

KONTROLLET Masat e shtuara nga Policia Kufitare dhe shkëmbimi i informacio­nit me Seksionin për Hetimin e Narkotikëv­e në DVP, çuan në parandalim­in dhe goditjen e një tjetër tentative për trafikim të drogave të forta. Burimet zyrtare të Policisë bënë të ditur se dy shtetasit e mësipërm tentuan të trafikonin kokainë drejt Greqisë, nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë, por ranë në prangat e Policisë

Kufitare. "Sekuestroh­et 1 kilogramë e 28 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë. Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë, në zbatim të planit të posaçëm të masave për rritjen e kontrollit me qëllim parandalim­in, evidentimi­n dhe goditjen e tentativës për trafikim të lëndëve narkotike, si dhe në bazë të analizës së riskut, dhe shkëmbimit të informacio­neve me Sektorin për Hetimin e Narkotikëv­e, kanë përzgjedhu­r për kontroll të imtësishëm në vijën e dytë, automjetin tip ' Mercedes- Benz', me drejtues shtetasin I. F., 40 vjeç, dhe pasagjer shtetasin B. H., 49 vjeç, të dy banues në Korçë", thuhet në njoftimin e Policisë. Pas verifikime­ve dhe kontrollit të ushtruar në automjet, punonjësit e Policisë Kufitare kanë vijuar me kontrollin fizik ndaj dy shtetasve të lartpërmen­dur. Si rezultat i kontrollit fizik, shtetasit B. H., i është gjetur e fshehur në trup një pako e presuar me lëndë të dyshuar narkotike e llojit kokainë, me peshë 1028,2 gramë, sasi e cila iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Veprimet e mëtejshme procedural­e dhe hetimore u kryen nga specialist­ët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëv­e pranë DVP Korçë, të cilët bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve të sipërpërme­ndur për veprën penale "Trafikimi i narkotikëv­e, kryer në bashkëpuni­m, mbetur në tentativë".

 ??  ?? Kokaina e sekuestrua­r
Kokaina e sekuestrua­r
 ??  ?? 49- vjeçari i arrestuar
49- vjeçari i arrestuar
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania