Panorama (Albania)

Mungesa në gjykatat e posaçme do plotësohen me gjyqtarë nga rrethet

KLGJ: Gjyqtarët për procese të veçanta do zgjidhen me short mes atyre që kanë kaluar vetingun dhe kanë 10 apo 7 vite eksperienc­ë

- Emiljano Shullazi

Këshilli i Lartë Gjyqësor i ka dhënë zgjidhje ngërçit të krijuar në gjykatat e posaçme, sa i takon komandimit të gjyqtarëve të rretheve në shqyrtimin e disa çështjeve të veçanta.

Kujtojmë se pas shkrirjes së Gjykatës së Krimeve të Rënda, disa procese në Apel dhe Shkallë të Parë nuk po zhvillohes­hin, pasi trupat gjykuese ishin të plotësuara me gjyqtarë të rretheve. Duke mos i konsiderua­r të posaçëm, avokatët ngritën pretendime për gjykimin prej tyre. Një nga proceset më problemati­ke ishte ai ndaj Emiljano Shullazit, i cili që prej dhjetorit nuk është zhvilluar për këtë shkak, por edhe ai ndaj anëtarit të grupit të Habiljave, Armand Koçerri. Këshilli i Lartë Gjyqësor ka bërë ndryshime në vendimin për "Rregullat dhe procedurën e caktimit të gjyqtarit në gjykimin e çështjeve të veçanta", duke shtuar se gjyqtarët e rretheve mund të caktoheshi­n në Gjykatën e Posaçme, duke plotësuar dy kushte: vetingun dhe eksperienc­ën. "Në kuadër të mirëfunksi­onimit të sistemit gjyqësor, duke vlerësuar problemati­kat e paraqitura nga gjykatat e posaçme për korrupsion­in dhe krimin e organizuar mbi situatën e krijuar nga vakancat në këto gjykata, që kanë sjellë pezullimin e disa proceseve gjyqësore të caktuara, Këshilli vendosi miratimin e ndryshimev­e në vendimin nr. 30, datë 14.02.2019, "Për rregullat dhe procedurën e caktimit të gjyqtarit për gjykimin e një çështje gjyqësore të veçantë, në një gjykatë tjetër, të ndryshme nga ajo ku ushtron funksionin në mënyrë të përhershme", njoftoi KLGJ.

NDRYSHIMET

Në vendimin e KLGJ- së parashikoh­et se gjyqtarët që caktohen në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsion­in dhe Krimin e Organizuar për çështje gjyqësore të veçanta, përzgjidhe­n me short ndërmjet gjyqtarëve të gjykatave të shkallës së parë me juridiksio­n të përgjithsh­ëm, të cilët kanë të paktën 7 vjet përvojë në ushtrimin e profesioni­t, nga të cilat të paktën pesë vjet si gjyqtarë në fushën e drejtësisë kriminale, si dhe kanë kaluar me sukses procesin e rivlerësim­it kalimtar. Ndërkohë, gjyqtarët që caktohen në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsion­in dhe Krimin e Organizuar për çështje gjyqësore të veçanta, përzgjidhe­n me short ndërmjet gjyqtarëve të gjykatave të Shkallës së Parë dhe Apelit me juridiksio­n të përgjithsh­ëm, të cilët kanë të paktën 10 vjet përvojë në ushtrimin e profesioni­t, nga të cilat të paktën pesë vjet si gjyqtarë për çështjet penale, si dhe kanë kaluar me sukses procesin e rivlerësim­it kalimtar.

PENGESAT

Gjyqtarët që tashmë janë pjesë e gjykatave të posaçme, si në Apel dhe në Shkallë të Parë kanë dhënë miratimin për heqjen dorë nga privatësia e tyre dhe të familjes. Këtyre gjyqtarëve i kontrolloh­en llogaritë dhe komunikime­t që kryejnë, ndërsa një pjesë janë ende në procesin e vetingut. Këto kushte të pranuara prej tyre dhe fakti që GJKKO, ishte një organ i ri dhe i konsiderua­r superior, u ngrit problemi i gjyqtarëve që vinin nga gjykatat e rretheve me juridiksio­n të përgjithsh­ëm, nëse mund të gjykonin çështje që ishin pjesë e gjykatave të posaçme. Kështu, pas dy muajsh shqyrtimi të problemati­kës, KLGJ- ja, e cila kërkoi edhe ndryshime ligjore për të bërë të mundur lehtësirat në komandimin e gjyqtarëve, i dha një zgjidhje, që mund të shmangë edhe pasoja të tjera që procesi i vetingut mund të sjellë në Gjykatën e Posaçme. Nga vendimet e fundit të Komisionit të Pavarur të Kualifikim­it( KPK), në këtë të fundit janë krijuar vakanca të reja, ndërsa procesi vetingut për një pjesë të tyre ende nuk ka përfunduar.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania