Panorama (Albania)

Mungesat, KLGJ hap garën për 6 anëtarë të Gjykatës së Lartë

Gjyqtarët kërkohen për të drejtën civile dhe administra­tive

- BLEONA METUSHI

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka hapur garën për 6 anëtarë në Gjykatën e Lartë, 3 për të drejtën civile dhe 3 të tjerë për të drejtën administra­tive.

Njoftimet për shpallje interesi janë bërë më 28 shkurt, ndërsa për dy vende bosh që vijnë nga radhët e Gjyqësorit, të interesuar­it kanë dy javë afat për të aplikuar. Për dy vende të tjera, aplikantët kanë afat 2 muaj ndërsa për dy të tjerat, 5 muaj. Disa ditë më parë, KLGJ- ja dërgoi në Presidencë emrat për të bërë emërimin e 3 gjyqtarëve që vijnë nga bota akademike dhe pritet që ata të jenë gjyqtarët e parë të Gjykatës së Lartë, që pas shkrirjes ka në përbërjen e saj vetëm Ardian Dvoranin.

KRITERET

Sipas Këshillit të Lartë Gjyqësor, kandidati për anëtarë në Gjykatën e Lartë duhet të ketë ushtruar funksionin e gjyqtarit jo më pak se trembëdhje­të vjet në nivele më të ulëta, nga të cilat të paktën pesë vjet në fushën e kërkuar, duke përfshirë edhe përvojën si magjistrat i komanduar. Kandidati duhet të kalojë me sukses procesin e verifikimi­t të pasurisë dhe të figurës, duhet të mos ketë masë disiplinor­e në fuqi dhe duhet të mos jetë në situatën e papajtuesh­mërisë ambientale. Pas aplikimit, gjyqtarët i nënshtrohe­n procesit të verifikimi­t të plotësimit të kritereve ligjore të kandidimit. Pas verifikimi­t të kritereve ligjore, fillon procesi i vlerësimit etik dhe profesiona­l. Në bazë të verifikime­ve dhe vlerësimev­e që do të kryhen, KLGJ- ja bën pikëzimin dhe dërgon emrat në Presidencë për emërim. "Në procedurën e ngritjes në detyrë, sipas këtij vendimi, mund të konkurrojë çdo gjyqtar që është në një pozicion në sistemin gjyqësor ose në një pozicion të komanduar, i cili plotëson kriteret ligjore të emërimit në Gjykatën e Lartë", shkruhet në vendimin e KLGJ- së.

GJYKATA E LARTË

Gjykata e Lartë duhet të ketë 19 anëtarë të emëruar në detyrë me Dekret të Presidenti­t të Republikës dhe të propozuar nga Këshilli i Lartë Gjyqësor. Në mbledhjen e zhvilluar në 5 mars, KLGJ- ja njoftoi se nisi procedurat për përzgjedhj­en e kandidatit të katërt për këtë Gjykatë, e cila ka një ngarkesë prej më shumë se 35 mijë dosjesh në pritje të shqyrtimit. "Këshilli i Lartë Gjyqësor po vijon procedurën e verifikimi­t të kushteve dhe kritereve ligjore të kandidimit për kandidatin për pozicionin e katërt nga radhët e juristëve të spikatur, si edhe vendosi në mbledhjen e datës 26.2.2020 hapjen e procedurës së ngritjes në detyrë në Gjykatën e Lartë, nga radhët e gjyqtarëve, për plotësimin e pozicionev­e të tjera të lira në Gjykatën e Lartë", njoftoi KLGJ- ja, një javë më parë.

ANËTARËT E KUSHTETUES­ES

Ngritja e Gjykatës së Lartë do të bëjë të mundur edhe plotësimin e Gjykatës Kushtetues­e, e cila aktualisht është me 4 anëtarë, 3 të propozuar nga Presidenca dhe Kuvendi. Ndërkohë që Këshilli i Emërimeve në Drejtësi është duke punuar për plotësimin me 2 anëtarë të tjerë, mungesa e Gjykatës së Lartë pengon edhe plotësimin e Kushtetues­es me 9 anëtarë. Gjykata e Lartë duhet të propozojë 3 kandidatët e saj për plotësimin e 3 vendeve dhe kjo bëhet vetëm me funksionim­in e saj me të gjitha kapacitete­t. Ligji parashikon se tre anëtarë të Kushtetues­es "emërohen nga Presidenti i Republikës, tre anëtarë zgjidhen nga Kuvendi dhe tre zgjidhen nga Gjykata e Lartë. Gjyqtarët e Gjykatës Kushtetues­e qëndrojnë në detyrë për 9 vjet, pa të drejtë riemërimi".

 ??  ??
 ??  ?? Gjykata e Lartë
Gjykata e Lartë
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania