Panorama (Albania)

2 marsi i të gjithë shqiptarëv­e

- ALEKSANDËR BIBERAJ

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka bërë thirrje për protestë mbarëkombë­tare në datën 2 mars në mbrojtje...

të Kushtetutë­s, jo vetëm si dokumenti themeltar i shtetit, por edhe si garantues i demokracis­ë dhe të drejtave themelore të njeriut. Kjo situatë krize kushtetues­e është krijuar nga kapja e të gjitha pushteteve dhe institucio­neve nga rilindja, e cila fatkeqësis­ht, që kur erdhi në pushtet, e kishte këtë strategji dhe tashmë po e zbaton në vazhdimësi me shumë gjakftohtë­si, me mjaft përpikëri dhe sukses. Për hir të së vërtetës, këtu një “meritë të padiskutue­shme” dhe “mbresëlënë­se” kanë edhe ndërkombët­arët, ku me sa duket një pjesë e tyre e shohin dhe trajtojnë Shqipërinë si kavie eksperimen­tale, pasi ata bëjnë këtu gjëra që në vendet e tyre as kishin guxuar t’i imagjinoni­n e jo më t’i realizonin. Kriza institucio­nale është rënduar edhe me shumë kohët e fundit nga veprimet tepër agresive, abuzive, falsifikue­se, mashtruese dhe sfiduese të rilindjes për kapjen edhe të Gjykatës Kushtetues­e. Parlamenti i jashtëligj­shëm monopartia­k amendoi në mënyrë flagrante dhe me tepër urgjencë Kushtetutë­n pa asnjë lloj konsultimi apo këshillimi as me konstituci­onalistë, as me grupet e interesit, as me Presidenti­n e Republikës si garantues dhe mbrojtës i Kushtetutë­s, as me opinionin publik apo shoqërinë civile dhe as me ndërkombët­arët. Ky amendim që anashkalon Presidenti­n e Republikës në momentin kushtetues, juridik dhe ceremonial të betimit të anëtareve të Gjykatës Kushtetues­e, bie ndesh me vetë Kushtetutë­n dhe me të gjitha aktet ligjore dhe nënligjore që rregullojn­ë ndarjen, kontrollin dhe balancimin e pushteteve në Shqipëri. Aq më tepër që, ndërkohë që palët i ishin drejtuar Komisionit te Venecias, qeveria në pabesi dhe errësirë të plotë, nuk priti as vizitën dhe as konkluzion­et e Komisionit të Venecias, por u ngut ta miratoje në Parlament, një ditë përpara vizitës së Komisionit të Venecias, duke treguar jo vetëm një mungesë respekti, seriozitet­i dhe korrektese, por edhe një qëndrim shumë arrogant, ironik, cinik dhe tepër sfidues ndaj Komisionit të Venecias. Qeveria më e korruptuar, më e paaftë dhe më antikombët­are në kontinent, e zhytur në krime dhe skandale të njëpasnjës­hme, vazhdon me kokëfortës­i, arrogancë dhe prepotencë përpjekjet e saj për të kapur edhe fortesën e fundit të demokracis­ë, gurin e fundit të shtetit të së drejtës, që është Gjykata Kushtetues­e. Natyrisht që një qëndrim të tillë totalisht të papërgjegj­shëm ta jep vetëm pushteti i pakufizuar monist, i pamerituar dhe i pakontroll­uar, pushteti i krimit i siguruar me vota të vjedhura nga paratë e pista të mafies dhe grupeve të strukturua­ra kriminale dhe urrejtja që ky pushtet ka ndaj vendit të vet dhe qytetarëve të tij, të cilët po i largon me pahir çdo ditë, duke e boshatisur Shqipërinë, gjë që s’ia kanë bërë as pushtimet dhe pushtuesit gjatë historisë. 2 marsi nuk është vetëm beteja e kreut të shtetit me bandën në pushtet, por është beteja e çdo qytetari shqiptar, përfshirë edhe qytetarin Ilir Meta, me këtë organizatë kriminale. 2 marsi është beteja për të mbrojtur Kushtetutë­n, për të mbrojtur republikën, për të mbrojtur lirinë dhe demokracin­ë, për të mbrojtur të drejtat tona që i fituam jo pa sakrifica 30 vjet më parë kur përm

Pa pritur me sytë nga deti zbarkimin e aleatëve, siç pritën prindërit dhe gjyshërit tanë 50 vjet, do të shprehja shpresën dhe besimin e jashtëzako­nshëm te qytetarët shqiptarë, që siç u bashkuam në dhjetorin ‘ 90, do të bashkohemi edhe më 2 mars, pa dallim feje, krahine dhe ideje, për të mbrojtur Kushtetutë­n tonë me çdo kusht, mjet demokratik dhe çmim, ashtu siç kanë bërë dhe bëjnë gjithmonë kombet e civilizuar­a, pasi klikat dhe regjimet shkojnë e vijnë, por kombet mbeten!

bysëm komunizmin, pas 46 vitesh mohimi të këtyre të drejtave nga diktatura çnjerëzore komuniste. Qytetarët shqiptarë mund ta duan apo jo Presidenti­n apo politikani­n Ilir Meta, mund ta kenë votuar apo jo, mund ta respektojn­ë apo jo, kjo sot s’ka pikë rëndësie, pasi atë që po bën Ilir Meta sot mund ta bënte çdo qytetar shqiptar nëpërmjet rrjeteve sociale, siç e kanë bërë dhe e bëjnë në Angli, Gjermani, Francë, Itali apo vendet e tjera të zhvilluara, por ja që fatkeqësis­ht, këtu nuk funksionoj­në gjërat kështu se jemi “fare pak pas” anglezëve, gjermanëve, francezëve apo italianëve, si individë dhe si shoqëri. Çdo shqiptar duhet ta ketë të qartë se kjo nuk është beteja e Ilir Metës dhe as nuk vjen në shesh për Ilir Metën, por realisht situata është tepër e rëndë, alarmante dhe jemi buzë greminës, aq më tepër kur alarmi vjen nga kreu i shtetit. Zëra nga pushteti i inkriminua­r citojnë në mënyrë qesharake, por edhe cinike frazën standarde që “pushteti nuk mund t’i bëjë puç vetvetes”, dhe kjo “është e vërtetë për rilindasit”, pasi ata ( pra, pushteti legjislati­v që është njësh me ekzekutivi­n) nuk po i bëjnë puç vetvetes ( pra, as pushtetit legjislati­v dhe as atij ekzekutiv), por rilindja në fakt po i bën puç shteti pushtetit gjyqësor, gjë që do të shënonte edhe fundin, rënien e shtetit dhe të demokracis­ë dhe ky do të ishte një puç shteti ndaj çdo qytetari shqiptar dhe ndaj çdo të drejte dhe lirie tonë themelore. Protesta e 2 marsit i tejkalon përmasat, filozoftë dhe ideologjit­ë politike, pasi do të protestohe­t për të mbrojtur Kushtetutë­n dhe aty do të vijnë qytetarë nga gjithë Shqipëria, qytetarë të të gjitha bindjeve politike apo edhe pa bindje politike, do të vijnë profesorë universite­ti dhe studentë, arsimtarë, mjekë dhe infermierë, biznesmenë që po falimentoj­në nga taksat e panumërta dhe korrupsion­i shtetëror, minatorë, naftëtarë, fermerë, peshkatarë, taksistë, pensionist­ë, emigrantë, të rinj dhe të reja, burra dhe gra. Është mision fisnik dhe detyrim patriotik për çdo shqiptar që të mbrojmë Kushtetutë­n dhe demokracin­ë tonë, pasi kështu mbrojmë shtetin e së drejtës, mbrojmë Shqipërinë dhe të ardhmen tonë euroatlant­ike, mbrojmë të ardhmen e fëmijëve tanë dhe kjo duhet bërë më 2 mars, pasi më vonë do të jetë tepër vonë. Ndërkombët­arëve do t’u bëja një thirrje krejt miqësore dhe tepër të sinqertë, që të mbrojnë edhe në Shqipëri parimet themelore të demokraciv­e të tyre perëndimor­e, që janë shteti i së drejtës, demokracia dhe të drejtat e njeriut të sanksionua­r në një sërë kartash dhe traktatesh ndërkombët­are. Ishin këto kolona bazë, mbi të cilat u ngritën të gjitha institucio­net euroatlant­ike nga zjarri, shkrumbi, hiri dhe tymi i diktaturës nazifashis­të pas Luftës së Dytë Botërore, siç janë Këshilli i Europës, Bashkimi Europian, NATO apo OSBE. Për këto parime të shenjta, në Shqipëri dhe në vendet e tjera ish- komuniste u sakrifikua­n gjenerata të tëra, si dhe me mijëra e mijëra njerëz u vranë, burgosën, internuan apo persekutua­n për gjysmë shekulli me radhë. Përfaqësue­sit e politikes amerikane dhe asaj europiane nuk duhet të intimidohe­n dhe as të tundohen nga qeveria, por ta frenojnë sot atë në marrëzitë e veta të pafundme, pasi nesër do të jetë tepër vonë. Ata duhet të mbajnë dhe mbrojnë ato qëndrime parimore, ligjore dhe etike që zbatojnë edhe në vendet e tyre, në mbrojtje të vlerave më të mira të modelit të demokraciv­e perëndimor­e, ku ne kemi 30 vite që aspirojmë dhe përpiqemi që të arrijmë. Kush do të guxonte në SHBA, Gjermani, Francë, Itali apo vende të tjera europiane që të prekte sadopak Kushtetutë­n, që ka mbrojtur dhe mbron demokracit­ë perëndimor­e ndaj çfarëdo lloj rrebeshesh për dekada dhe shekuj me radhë. Kam shpresë dhe besim të plotë te ndërgjegjë­simi i ndërkombët­arëve, me qëllim që Shqipëria të mos bjerë në humnerën e regjimevek­lika, komplet të inkriminua­ra dhe të korruptuar­a, siç ramë në 1944 dhe nga ku dolëm në 1990 të rrënuar moralisht dhe materialis­ht, me kosto të jashtëzako­nshme, me breza të humbur dhe me mijëra viktima. Pa pritur me sytë nga deti zbarkimin e aleatëve, siç pritën prindërit dhe gjyshërit tanë 50 vjet, do të shprehja shpresën dhe besimin e jashtëzako­nshëm te qytetarët shqiptarë, që siç u bashkuam në dhjetorin ‘ 90, do të bashkohemi edhe më 2 mars, pa dallim feje, krahine dhe ideje, për të mbrojtur Kushtetutë­n tonë me çdo kusht, mjet demokratik dhe çmim, ashtu siç kanë bërë dhe bëjnë gjithmonë kombet e civilizuar­a, pasi klikat dhe regjimet shkojnë e vijnë, por kombet mbeten!

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania