Panorama (Albania)

Vendimi, kushtet e reja për të përfituar bursë

Jo më tre, mjaftojnë dy vite punë në administra­të pas rikthimit

-

Ekselentët që duan të kryejnë studimet universita­re jashtë vendit, janë të lirë ta bëjnë, por pa mbështetje­n e shtetit. Ndryshe nga më parë, Këshilli i Ministrave ka marrë vendimin e ri për dhënien e bursave, duke hequr këtë kategori nga fasha e përfituesv­e dhe duke lënë në fuqi vetëm studentët që duan të bëjnë një specializi­m master apo doktoratur­ë. Veç kësaj, edhe fondi fiks prej 150 milionë lekësh, i pandryshue­shëm në vite për ekselentët që duan të zhvillojnë dijet e tyre jashtë, është hequr. Kur vjen puna te kthimi i restos, kontributi në vend, qeveria është treguar më dorëlëshua­r. Nga tri vite punë të detyrueshm­e pas kryerjes së studimeve me mbështetje­n e qeverisë, ekselentit i mjaftojnë dy vite punë në administra­të, jo tri sa ç’ka qenë më parë, për t’i kthyer “borxhin” shtetit për mbështetje­n e dhënë. “Studentët, të cilët ndjekin studimet e plota të doktoratës, pasi kanë përfunduar ciklin e parë e të dytë të studimeve universita­re, pranojnë të kthehen dhe të punojnë në institucio­net e administra­tës buxhetore shtetërore dhe institucio­net e pavarura publike në Shqipëri, për së paku 2 ( dy) vjet, pas përfundimi­t të studimeve të doktoratës në fushën e studimeve të kryera”, citohet një ndër kushtet e përfitimit të bursës, nga vendimi, i cili penalizon ata që nuk e respektojn­ë. Mesatarja mbi 9 e të gjitha viteve të shkollimit të mesëm vijon të mbetet kushti kryesor për ata që aspirojnë të studiojnë jashtë vendit nëpërmjet këtij programi. Por, ky nivel vlen vetëm për profile të vështira, si shkencat e natyrës dhe ato teknike. Profilet shoqërore dhe ato ekonomike kërkojnë mesatare jo më të ulët se 9.5. Tjetër kusht për të përfituar mbështetje­n monetare të qeverisë është mospërfiti­mi paralel i asnjë lloj burse tjetër. Edhe kur ekselenti përfiton bursë të pjesshme nga universite­ti i vendit pritës dhe i takon ta përfitojë edhe nga shteti shqiptar, ky i fundit, sipas vendimit, paguan vetëm masën plotësuese të bursës së plotë. “Për kandidatin që plotëson kriteret e njërës prej kategorive të përcaktuar­a në pikën 2, të këtij vendimi, në rastet kur përfiton një financim të pjesshëm nga universite­ti pritës apo nga donatorë të tjerë, financimi nga Fondi i Ekselencës do të bëhet për diferencën e vlerës, deri në vlerën maksimale të parashikua­r nga universite­ti pritës, për vitin akademik, për shpenzime si tarifa e regjistrim­it dhe/ ose shpenzime të tjera të jetesës e udhëtimit, në varësi të masës së fondit në dispozicio­n”. Përfituesi ka për detyrë ta kthejë bursën, në rast se përjashtoh­et nga universite­ti, ndërpret studimet për të cilat është mbështetur financiari­sht, nuk respekton rregullin e punësimit në administra­të, sipas kushtit që vendos qeveria, apo nuk mbyll studimet në kohë. Pas miratimit të vendimit, brenda një muaji, ministria duhet të nxjerrë udhëzimin me rregullat e hollësishm­e të aplikimi dhe afatet.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania