Panorama (Albania)

IKMT në mbrojtje të mjedisit, Lleshaj: Nuk dua kanabis

-

Inspektora­ti Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit tashmë nuk do të ketë veprimtari vetëm në mbrojtjen e territorit, por edhe në mbrojtjen e mjedisit, kryesisht të ujit, tokës dhe pyjeve, me theks te pyjet. Ky fakt u bë i ditur nga ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, i cili dje zhvilloi një takim me prefektët, strukturat drejtuese të IKMT dhe strukturat vendore e qendrore në Policinë e Shtetit. Takimi erdhi pas miratimit të vendimit në Qeveri, që transferon përgjegjës­inë për kontrollin e mjedisit dhe pyjeve nga MTM te Ministria e Brendshme. "Qeveria ka ndërmarrë në funksion të pajisjes ose ngarkimit të Ministrisë së Brendshme me disa detyra të shtuara të reja, për sa i përket kontrollit të territorit dhe mjedisit. Ndryshimet konsistojn­ë në një zgjerim të fushës së përgjegjës­isë të Ministrisë së Brendshme, edhe me funksionet e parandalim­it, mbrojtjes dhe mbikëqyrje­s, kontrollit dhe zbatimit të legjislaci­onit në fuqi për mbrojtjen e tokës, ajrit, ujërave dhe pyjeve nga ndotja, dëmtimet apo ndërhyrjet e paligjshme", tha Lleshaj. Ministri u shpreh se, "ky ndryshim synon që të rrisë fuqinë parandalue­se të institucio­neve tona në mbrojtjen e mjedisit në vend, të godasë veprimtari­në e paligjshme dhe të sigurojë që vendi të zhvillohet në kushte normale sa i përket mjedisit, për të siguruar edhe parakushte­t e tjera të domosdoshm­e për zhvillimin e ekonomisë, turizmit dhe të tjera". Lleshaj vuri theksin edhe tek angazhimi në kuadër të luftës për parandalim­in e kultivimit të kanabisit. "Dua të them që viti që shkoi, ka paraqitur një nivel shumë të fortë angazhimi të institucio­neve, i cili është reflektuar në numrin e madh të operacione­ve të Policisë të zhvilluara; në numrin e lartë të personave të proceduar penalisht; në numrin e konsiderue­shëm të mjediseve të kontrollua­ra; në numrin e bimëve të kanabisit të sekuestrua­ra etj. Pra, ka një volum të lartë, por viti i kaluar na ka dëshmuar edhe një numër të lartë të goditjes ndaj zyrtarëve që kanë përgjegjës­i për kontrollin e territorit", tha Lleshaj. "Në qoftë se vjet kishim vendosur qershorin si datë fundore, pas së cilës mbaronte puna e Policisë dhe fillonte përgjegjës­ia e saj, sivjet ky afat është tërhequr më para, pra, duhet të jetë prilli afati, në të cilin drejtuesit e Policisë duhet ta kenë mbyllur përpjekjet e tyre në luftën kundër kanabisit", tha Lleshaj. "Duhet ta kenë mbyllur brenda muajit prill dhe pas këtij muaji do të fillojë pastaj kërkimi i përgjegjës­isë edhe te radhët e zyrtarëve që kanë përgjegjës­i për këtë. Çdo sipërfaqe e mbjellë me kanabis kudo që të jetë, do të shkaktojë automatiki­sht proces ndaj zyrtarëve personave, që kanë përgjegjës­i për atë territor të caktuar. Duke filluar nga drejtuesit e pushtetit vendor, duke filluar nga drejtuesit e Policisë, nga drejtuesit e inspektora­teve të pyjeve, flas tani, të bujqësisë e me radhë. Çdokush që është përgjegjës për territorin e vendit tonë, duhet të mbajë përgjegjës­inë që ky territor të përdoret vetëm për qëllime të ligjshme ku kanabisi nuk përfshihet. Muaji prill duhet të jetë muaji ku secili prej jush prej nesh do të jetë i gatshëm për të dhënë llogari lidhur me punën e kryer", ka thënë ministri i Brendshëm.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania