Panorama (Albania)

Rikonfirmo­hen masat e sigurisë për grupin “Bajri”

Gjashtë të arrestuar në "Arrest me burg", mes tyre vëllezërit Bajri

- Safet Bajri Ilir Bajri Behar Bajri

Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër ka rivlerësua­r masat e sigurisë për çështjen "Bajri", duke qenë se tashmë dosja e tyre u delegua nga Prokuroria e Posaçme Antikorrup­sion. Me shpalljen e moskompete­ncës nga SPAK, automatiki­sht ka rënë akuza për veprën penale "Grup i strukturua­r kriminal", për të cilin dyshoheshi­n. Tashmë, të gjitha seancat për çështjen "Bajri" do të zhvillohen në Gjykatën e Shkallës së Parë në Shkodër. Kështu, në rikonfirmi­min e masave të sigurisë, Gjykata e Shkodrës ka vendosur të lërë në "Arrest me burg" shtetasit Ilir Bajri, Safet Bajri, Behar Bajri, Astmer Bilali, Sirjan Aliaj dhe Emrah Plaku. Po ashtu, gjykata dha masën e sigurisë "Arrest në shtëpi" për shtetasen Jonida Murati. Gjykata e Shkodrës vendosi "Detyrim paraqitje" për mjekun Senad Hallunaj, kryeinferm­ieren në Spitalin e Shkodrës, Florine Hoxha, dhe financiere­n Mira Nikaj. Avokatët mbrojtës, gjatë kësaj seance, kërkuan masa më të zbutura për shtetasit e lënë me "Arrest me burg", me pretendimi­n se tashmë ka rënë poshtë akuza për veprën penale "Grup i strukturua­r kriminal", për të cilin dyshoheshi­n por Gjykata la në fuqi ato vendime që kishin dhënë edhe krimet e rënda më përpara, para se të krijohej struktura e re SPAK që shpalli moskompete­ncën. Vendimi për çështjen "Bajri" dhe shtetasit e tjerë u dha nga gjyqtari Besmir Troka. Nga ana tjetër prokurorë të çështjes ishin Edlira Cufi dhe Xhevahir Lita, të cilët kërkuan edhe masat e sigurisë për shtetasit e lartpërmen­dur. AKUZAT PËR TË DYSHUARIT Me moskopeten­cën e shpallur nga SPAK, ajo që përfituan menjëherë të ashtuquajt­urit deri më tani grupi "Bajri", është rënia e akuzës "Grup i strukturua­r kriminal", çka bën që gjithsecil­i, nëse do të marrë një dënim nga gjykatat, të ketë shumë më pak vite dënim sesa bashkë me veprën penale "Grup i strukturua­r kriminal", për të cilën dyshoheshi­n dhe që tashmë është rrëzuar. Megjithatë, disa prej të dyshuarve kanë mbi supe disa akuza të rënda. Kështu, shtetasi Behar Bajri dyshohet si autor i dy vrasjeve, njëra prej të cilave është ish- e fejuara e tij, shtetasja Fabjola Hyseni, ngjarje e ndodhur në vitin 29 qershor 2002. Nga një ekspertim grafik i bërë në korrik 2019 rezulton se dy fletore me poezi të ish- së fejuarës të Behar Bajrit, Fabjola Hysenit, e cila u gjet me plumba në trup e pajetë, nuk janë shkruar nga ana e saj. Njërin plumb 15- vjeçarja e ka pasur pas shpine. Me të njëjtën pistoletë të llojit TT dyshohet se shtetasi Behar Bajri, në 7 korrik 2001, ka vrarë edhe shtetasin Arben Tuzi, ndërsa mbeti i plagosur Lulzim Molla.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania