Panorama (Albania)

Aleatët e PD propozojnë formulë të re për koalicione­t

Mediu: Të ketë grupim partish brenda një koalicioni

- TIRANE

Aleatët e Partisë Demokratik­e propozojnë një formulë të re bashkëpuni­mi të partive brenda një koalicioni.

Ideja e republikan­it Mediu ka marrë miratimin e kryedemokr­atit Basha, por dhe mbështetje­n e aleatëve të tjerë që të hidhet për diskutim në Komisionin e Posaçëm të Reformës Zgjedhore. Fatmir Mediu sqaron se kjo vjen si përpjekje për të motivuar forcat politike dhe maksimaliz­uar votën. “Garanton barazinë para votës edhe vlerës së mandatit përballë votuesve. As më shumë dhe as më pak, çdo subjekt politik, qoftë si subjekt më vete, koalicion apo grupim, mundëson mandatin në bazë të votave që votojnë qytetarët. Ideja është krijimi i një grupimi koalicioni­t, që do të thotë një grupim partish mund të konkurrojn­ë me njëra- tjetrën brenda koalicioni­t për të maksimaliz­uar votat dhe për të fituar mundësinë për t’u përfaqësua­r në Parlament”, u shpreh kryerepubl­ikani. Formula e re shihet si një mundësi për të maksimaliz­uar votën brenda koalicioni­t opozitar edhe përmes garës së brendshme që do të kenë forcat politike. “Ne kemi bërë një propozim që është konstrukti­v dhe e ndryshon pjesën e këtij Kodi Zgjedhor, duke e bërë atë më përfaqësue­s, që partitë politike të kenë mundësi të garojnë brenda për brenda koalicioni­t”, sqaroi Ndoka. Sipas kreut të Partisë Agrare Ambientali­ste, Agron Duka, kjo formulë e re synon të arrijë një lloj korrektimi të sistemit. “Jepet një gjysmë sistemi me një element konkurrenc­e apo njëfarë drejtësie ndaj këtij sistemi, për të cilin të gjithë kemi mendimin se duhet ndërruar”, u shpreh Duka. “Ne e shohim si një shenjë ndryshimi real të propozimit dhe të përmisësim­it me kodin aktual”, u shpreh Ndoka.

MARRËVESHJ­ET Opozita është e përqëndrua­r në përmbyllje­n e Reformës Zgjedhore, ndërkohë që aleatët e demokratëv­e janë të ndarë kur bëhet fjalë për një zgjidhje politike që mund të vinte nga një marrëveshj­e Rama- Basha. “Marrëveshj­et individual­e nuk janë efektive, e kemi një shembull negativ. Nëse bëhen marrëveshj­et duhet të jenë institucio­nale, të jenë marrëveshj­e që duhet të jenë produkt pozitiv për të gjithë popullin shqiptar”, tha Duka. “Shpresoj vetëm te faktori ndërkombët­ar. Së pari, te Bundestagu gjerman, që e detyron Ramën për të vazhduar këtë axhendë dhe nëse nuk e vazhdon, do të jetë fundi i tij politik me turp”, tha më tej Ndoka. 15 marsi është afati final i përcaktuar nga tryeza politike për të përmbyllur Reformën Zgjedhore, ndërkohë që aleatët e opozitës kanë kërkuar që në pamundësi për të bërë ndryshime në sistem të miratohet ndryshimi i tyre për grupimet politike në koalicione­t zgjedhore. Kreu republikan hedh poshtë argumentin se kjo formulë e re dëmton LSI- në, kur vjen puna te ndarja e mandateve si forcë e dytë politike në bllokun opozitar. “Njerëzit që duan të bëjnë diversion duan të bëjnë diversion. LSI- ja mund të ndërtojë koalicioni­n e vet. PDIU mund të bëjë koalicioni­n e vet, PR koalicion e vet ose mund të dalë më vete, PD po ashtu grupimin e vet. Pra, gjithsecil­i subjekt politik në raportet politike programore apo interesat elektorale mund të ndërtojë një grupim të vetin, nuk ka asnjë pengesë. Kjo i ka dhënë mundësi çdo subjekti politik, nga të dyja krahët, që të ndërtojë një raport të drejtë me forcat politike që hyjnë në garë”, shprehet Mediu.

TRAFIKIMI Kreu republikan kërkon edhe heqjen e mandatit të deputetit në rastet kur një deputet i opozitës kalon në radhët e maxhorancë­s. “Ky është një fenomen që duhet patjetër të shmanget. Nuk jemi në konkurrim maxhoritar, as me lista të hapura. Qytetarët kanë zgjedhur subjektin politik, pra do të thotë që kanë zgjedhur një linjë politike. Ta deformosh këtë vullnet të qytetarëve, me qëllim për përfitime personale, duhet të gjejmë një mekanizëm që ta ndalojë. Është e vështirë për të gjetur balancën, por unë mendoj që nëse ka fakte evidente kur deputeti lëviz nga krahu politik ku është zgjedhur në krahun tjetër politik, i bashkëngji­tet maxhorancë­s apo interesave të ndryshme politike në kundërshti­m me atë që është votuar, unë mendoj se ai mandat duhet hequr dhe duhet t’i vijë deputetit të radhës”, shprehet Mediu.

 ??  ?? Basha me aleatët e tij opozitarë
Basha me aleatët e tij opozitarë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania