Panorama (Albania)

Basha në Kukës: Do ringrejmë ekonominë, do luftojmë shpopullim­in

-

Kreu i PD- së, Lulzim Basha, është zotuar në Kukës se kjo forcë në qeverisje do të ringrejë ekonominë duke ndalur kështu fenomenin e largimit të rinisë. Në një takim me banorë të Kukësit, në kuadër të turit “Po të dëgjoj”, ku ngriti shqetësimi­n e largimit të të rinjve nga Shqipëria, Basha theksoi se varfëria po e bën Kukësin dhe Shqipërinë të pajetueshm­e për të gjithë qytetarët dhe pa shpresë për të rinjtë. “Do të ringremë ekonominë dhe do të zhdukim fenomenin e largimit të rinisë. Zhvillimi i ekonomisë i jep zgjidhje njëherë e përgjithmo­në largimit të shqiptarëv­e”, ka theksuar kryedemokr­ati Lulzim Basha, i cili premtoi gjithashtu dhe se “ditën e parë qeveria jonë do të heqë taksën për Rrugën e Kombit”. Ndërkohë, një prej banorëve, i ka treguar Bashës se janë 6 vëllezër dhe kanë 30 djem sot jashtë Shqipërisë. Një tjetër ka thënë se ka punuar si kasap dhe ka bërë 1 vit e gjysmë burg për dritat. Ai rrëfeu se ka shkolluar 4 fëmijë dhe të katërt i ka larguar. “Kukësi dhe familjet kuksiane po lëngojnë nga dhimbja e largimit të të rinjve me energji dhe talent, për shkak të mungesës së punësimit dhe arsimit. Sa më parë duhet të çlirohemi nga kjo braktisje, nga kjo e keqe! Fuqizimi i ekonomisë është prioritet i programit tonë dhe zgjidhje për plagën e emigracion­it. E ardhmja u takon të rinjve! # PotëDëgjoj”, shkruan Basha në “Facebook”. Dy ditë më parë, përmes një postimi në “Instagram”, kryedemokr­ati u kërkoi qytetarëve që të kenë besim tek opozita. Kreu i PD- së, Lulzim Basha, tashmë ka zgjeruar rrjetin e tij të komunikimi­t. Në një postim në “Instagram”, ai u ka bërë ftesë qytetarëve se çdo ditë është një mundësi e re për të bërë një hap përpara në ndryshimin e vendit. Kryedemokr­ati u kërkon qytetarëve që të postojnë foton me hashtagun # DiteMeTeMi­ra. “Çdo ditë është një mundësi e re për të bërë një hap përpara në ndryshimin e vendit. Ndaj sot kam shumë dëshirë t’ju kujtoj se ne mund të sjellim ndryshimin, mjafton ta dëshirojmë e punojmë për të! Ju ftoj të postoni foton tuaj sot me hashtagun # DiteMeTeMi­ra”, shkruan Basha.

 ??  ?? Basha, dje në një familje në qytetin e Kukësit
Basha, dje në një familje në qytetin e Kukësit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania