Panorama (Albania)

Nusja rrihte vjehrrën, kunatat marrin hak, e kërcënojnë me çifte

-

DIBER - Denoncimi i një 28vjeçarej­e, banuese në Dibër, se ndaj saj është ushtruar dhunë fizike dhe psikologji­ke nga Shpresa Derti dhe motra e saj, kanë vënë në lëvizje Komisariat­in e Policisë Peshkopi. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mesnatën e një dite më parë, por mëngjesin e djeshëm, denoncuesj­a A. D., 28 vjeçe, ka mbërritur në mjediset e Policisë dhe ka kallëzuar kunatat e saj, dy motrat Shpresa Derti dhe Z. M., të cilat pasi e kanë rrahur me sende të forta, e kanë kërcënuar me çiften që mbanin në shtëpinë e prindërve të saj. "Jam dhunuar nga dy kunatat e mia. Më kanë goditur me shqelma, grushte e sende të forta. Madje, Shpresa mori çiften dhe më tha: ' Do të vras', ' ti nuk mund të rrahësh nënën tonë', ' të kemi duruar shumë'. Nuk është hera e parë që më rrahin pa shkak. Unë nuk e kam dhunuar vjehrrën. Kunatat i kam duruar shumë. Pres që drejtësia të veprojë, ndryshe punët do të shkojnë keq", është shprehur në Polici e dhunuara. Menjëherë pas denoncimit, në banesën e A. D. kanë mbërritur efektivë të Komisariat­it të Policisë Dibër. Ato fillimisht kanë shoqëruar dy motrat, Shpresa Derti e martuar në Dibër të Madhe, dhe Z. M. e martuar në Kukës. Madje, gjatë kontrollit të banesës është gjetur dhe sekuestrua­r në cilësinë e provës materiale edhe një armë gjahu. Dy motrat mohuan ta kenë dhunuar nusen e vëllait, por deklaruan se ajo u dhunonte në mënyrë sistematik­e nënën e tyre të moshuar. "Nuk e kemi dhunuar, megjithëse ajo e ka rrahur nënën tonë disa herë", pohuan në Polici dy motrat e ndaluara. Pas hetimeve të para është arrestuar në kushtet e flagrancës Shpresa Derti, madje edhe kërcënimi me armë i është faturuar asaj. Sipas Policisë, "arrestimi i saj u bë, pasi për motive të dobëta ka ushtruar dhunë fizike ndaj nuses së vëllait të saj, shtetases A. D., 28 vjeçe, banuese në Dibër. Arma e gjahut, në momentin e sekuestrim­it rezultoi pa fishekë. Arma ishte me leje dhe në pronësi të babait të dy motrave". a. l

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania