Panorama (Albania)

E frikshme në Korçë, maskat dhunojnë çiftin e pensionist­ëve për paratë

Kryefamilj­ari: Flisnin dialekt nga Elbasani, na goditën të dyve

-

Grabitet çifti në Korçë, maskat e armatosura dhunojnë dy të moshuarit. Mbrëmjen e së hënës, një çift të moshuarish janë terrorizua­r në banesën e tyre nga tre persona.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen 13 të qytetit, teksa Fani, 82 vjeç, dhe Afërdita Rapo, 85 vjeçe, kanë qenë duke ngrënë darkën kur dy persona u kanë hyrë në banesë. Çifti është gjendur në befasi nga maskat, ndërsa ata u kanë bërë presion dhe madje i kanë dhunuar që t'u tregonin ku i kishin fshehur paratë dhe sendet me vlerë. Grabitësit kanë hyrë në banesën e çiftit nga muri rrethues i shtëpisë ngjitur me ta, ku nuk jetonte njeri dhe pasi kanë gjetur të moshuarit të ulur në tryezën e ngrënies, nën kërcënimin e armës u kanë kërkuar të dinin se ku i kishin paratë. Fillimisht, Fani Rapo u ka dorëzuar lekët e pensionit, por grabitësit e kanë goditur atë dhe bashkëshor­ten, duke kërkuar që t'u tregonin ku i kishin edhe lekët e tjera, ndërsa më tej 85vjeçari u ka dhënë edhe një unazë ari, derisa ata janë larguar. "Po hanim darkën me bashkëshor­ten. Kishte kaluar ora 8 e mbrëmjes. Ne jetojmë vetëm të dy prej vitesh. Në një moment nuk e kuptuam se nga dolën dy djem, me maska, me pistoletë dhe na kërkuan lekët ku i kishim. Bashkëshor­tja ime u tmerrua, edhe unë po ashtu, ishte e frikshme. Iu tregova ku i kishim lekët e pensionit, rreth 250 mijë të vjetra dhe i morën ato. Nisën të na kërkonin të tjerat ku i kishim dhe po na godisnin, njëri kishte edhe një thikë në dorë, nuk e di nëse e kishte sjellë me vete apo e mori nga tavolina jonë. Mua më goditën në kokë, ndërsa bashkëshor­ten në krahë dhe këmbë. U tregova edhe lekët që kishim rezervë, rreth 500 mijë lekë, dhe u thashë që kisha edhe një unazë dhe mund ta merrnin edhe atë, pasi e kuptova që ishin të rrezikshëm dhe nuk mund të fshihnim asgjë. Ata më lidhën nga njëra dorë që të mos lëvizja dhe më pas u larguan. Gjatë kohës që ishin këtu flisnin si me një dialekt nga Elbasani, madje edhe përmendën emrin Elbasan, por nuk më kujtohet konkretish­t çfarë thanë", shprehet kryefamilj­ari.

 ??  ??
 ??  ?? Hetuesit në banesën e grabitur
Hetuesit në banesën e grabitur
 ??  ?? Fani Rapo, duke folur për mediat
Fani Rapo, duke folur për mediat

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania