Panorama (Albania)

Shije e ulët në letërsi

-

Vendimi i Akademisë Sue deze për dhënien e Çmimit Nobel në Letërsi Peter Handke- s javën e kaluar...

ishte një veprim tronditës që duhet të shqetësojë jo vetëm botën letrare, por edhe atë politike. Autori austriak është një mbështetës i vjetër i ish- liderit nacionalis­t serb, Slobodan Milloshevi­ç, dhe një mbrojtës i fushatave të tij të gjenocidit në luftërat në ishJugosll­avi gjatë viteve 1990. Pavarësish­t shfaqjes së provave të forta në lidhje me krimet e regjimit serb, Handke arriti deri aty sa të merrte pjesë në gjyqin e ish- diktatorit në Hagë dhe, më vonë, në funeralin e tij.

Mbrojtësit e vendimit të Akademisë Suedeze kanë pretenduar se pikëpamjet e Handke- s duhet të veçohen nga aftësitë e tij unike artistike dhe kontribute­t e tij në letërsi.

Disa prej tyre kanë argumentua­r se qëllimi i shkrimtari­t austriak ishte gjithmonë që të provokonte dhe se bindjet e tij politike të pazakonta duhet të shihen si pjesë e një përpjekjej­e më të gjerë për të ndezur debat dhe mendim të lirë politik nga kufizimet e tepruara.

Veçimi i veprës letrare të Handke- s nga politika e tij do të ishte një gabim i madh.

Duke pasur parasysh miratimin e tij për regjimin e Milloshevi­çit dhe mohimin lidhur me viktimat e gjenocidit, spastrimit etnik dhe torturave, vepra e Handke- s është thellësish­t politike.

Shembulli më i vrazhdë i një rrëfimi të Handke- s ilustrohet në librin “Udhëtimi drejt lumenjve: Drejtësia për Serbinë”, i botuar në 1997, ku ai dokumenton jetën e përditshme të serbëve vendës pas përfundimi­t të luftërave ballkanike të fillimit të viteve 1900.

Siç edhe Handke përmend në epilog, arsyetimi i tij nuk ishte të mblidhte “fakte djallëzore”, por të sillte një narrativë motivesh që do të mbështeste paqen.

Serbët që paraqiten në narrativen e Handke- s janë shpirtra të zakonshëm, të varfër dhe të pafajshëm që flenë në bodrume pa ngrohje. Ai i përshkruan ata duke ngrënë sarma ( lakër të mbushur) dhe kajmak ( krem djathi) dhe duke pirë verë nga Smederevo, “ku Danubi rrjedh pa zë”. Në rrëfimin e tij, këta janë njerëz janë plagosur thellësish­t nga përçmimi i pjesës tjetër të Europës, që u ktheu shpinën.

Sidoqoftë, duke u përqendrua­r në përvojat e përditshme të serbëve lokalë, Handke anashkalon tragjedinë e grupeve të tjera etnike në rajon dhe përforcon narracioni­n e “gabuar” serb të udhëhequr nga Milloshevi­çi, pushtet i të cilit u nxit nga ideja se qytetarët serbë ishin viktimat që duhej të ngriheshin në mbrojtje të lirisë dhe dinjitetit të tyre.

Handke të befason me heshtjen e tij kur vjen fjala për rolin qendror të Serbisë në tragjedinë ballkanike të viteve 1990, përfshirë gjenocidin në Srebrenicë dhe Bosnje- Hercegovin­ë.

Ai i paraqet mizoritë e kryera nga regjimi i Milloshevi­çit si pretendime nga media perëndimor­e, në vend të fakteve të rënda të dokumentua­ra nga Gjykata Penale Ndërkombët­are për ish- Jugosllavi­në.

Duke shpërfillu­r faktet e rënda, Handke siguron një amnisti të nënkuptuar dhe falje për sjelljen gjenocidal­e të liderit serb. Ai gjithashtu është duke u përpjekur të rishkruajë historinë.

Shpërfillj­a e ambicieve hegjemonis­te të Serbisë dhe e gjenocidit të mbështetur nga shteti, i lejon atij të paraqesë Slloveninë dhe Kroacinë si nismëtaret e shpërbërje­s së Jugosllavi­së dhe t’ia atribuojë Milloshevi­çit meritat e paqes post- Dejton në Jugosllavi.

Veprimtari­a e Handkes nuk mund të shkëputet nga shërbimi politik që ai i bëri udhëheqësi­t serb. Pamfletet e tij politike nuk janë letërsi – ato janë thirrje për urrejtje, që përforcojn­ë paragjykim­et.

Nuk ka dyshim se Handke duhet të lexohet, studiohet dhe diskutohet.

Por, vlerësimi i punës së tij mbi kandidatët e tjerë më të merituar për Çmimin Nobel ishte një gabim i pakujdessh­ëm.

Ashtu siç shprehet edhe autori dhe kritiku letrar Hari Kunzru se “ai është një shkrimtar i shkëlqyesh­ëm, i cili kombinon mprehtësin­ë me një verbim tronditës etik”.

Çmimi Nobel nuk do ta bëjë Handken një shkrimtar të madh. Në përzgjedhj­en e autorit austriak, Akademia Suedeze thjesht ka arritur vetëm të zvogëlojë vlerën e çmimit duke u përfshirë në një skandal tjetër që do të dëmtojë reputacion­in e saj gjatë dekadave të ardhshme * Politico. eu

Çmimi Nobel nuk do ta bëjë Handken një shkrimtar të madh. Në përzgjedhj­en e autorit austriak, Akademia Suedeze thjesht ka arritur vetëm të zvogëlojë vlerën e çmimit duke u përfshirë në një skandal tjetër që do të dëmtojë reputacion­in e saj gjatë dekadave të ardhshme

 ??  ?? EDI RAMA
EDI RAMA

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania