Panorama (Albania)

Korrigjim tapive me 7501, Venecia rrëzon qeverinë

Zbardhet raporti i Venecias për ligjin e ri të pronave: Nuk ka qartësi dhe saktësi, të konsultohe­t me grupet e interesit

-

ZBARDHET RAPORTI/ Ekspertët e Komisionit të Venecias kanë rrëzuar ligjin e qeverisë “Për Përfundimi­n e Proceseve Kalimtare të Pronësisë”. Në raportin që zbardh sot gazeta, rrëzohet mundësia që qeveria të ndërhyjë për të korrigjuar tapitë e tokave me 7501. Çfarë kërkon Komisioni nga Parlamenti dhe ndryshimet e dy neneve të ligjit. Kategoritë që preken nga ligji

Ligji i qeverisë "Për përfundimi­n e proceseve kalimtare të pronësisë" nuk e kalon klasën.

Komisioni i Venecias ka bërë publik dje raportin për draftin, duke e cilësuar atë të paqartë dhe me mungesë saktësie. Ky qëndrim vjen në përgjigje të kërkesës së bërë nga kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi në maj të këtij viti, ku kërkohej opinioni i Venecias veçanërish­t për dy nene të ligjit, përkatësis­ht nenin 7 dhe nenin 9, në të cilat parashikoh­et rishikimi i tapive të dhëna me 7501.

RAPORTI Dalja në një konkluzion duket se nuk ka qenë detyrë e lehtë për Komisionin, nisur kjo nga ajo çfarë ka ndodhur në këto tri dekada, ku ndryshimet e njëpasnjës­hme ligjore sipas oreksit të çdo qeverie, jo vetëm nuk e kanë zgjidhur situatën, por e kanë futur në një kolaps të pashoq me kosto për vendin dhe qytetarët. Raporti 23 faqe është një dëshmi e asaj çfarë ka ndodhur, që nga ndryshimet e ligjit, mungesa e hartave e deri te konfliktet e pronësisë dhe përplasja në gjykatë. Që në nisje të tij vihet në dukje ky handikap i krijuar. "Të drejtat e pronës në Shqipëri përbëjnë një nga çështjet më të ndërlikuar­a pas ndryshimit të regjimit në 1990, duke penguar zhvillimin ekonomik të vendit. Kuadri ligjor mund të konsideroh­et më së miri si e fragmentua­r, kompleks dhe jokoherent. Pjesa më e madhe e problemeve, me të cilat Shqipëria përballet aktualisht në fushën e të drejtave pronësore, e ka origjinën në ligjet e para të miratuara në fillim të viteve ' 90 të shekullit të kaluar. Procesi në lidhje me pronat nuk filloi me kthimin e tyre te pronarët që i kishin, ndryshe nga vendet e tjera", thuhet në raport. Sipas Venecias, pas shembjes së regjimit, toka jo vetëm nuk u kthye tek i zoti, por u nda në 2 milionë parcela. Pronarët, ende sot pas tri dekadash, nuk kanë marrë atë çka u takonte, sikundër ka ndodhur në vende me një të kaluar të ngjashme. Duke u distancuar nga mbajtja e një qëndrimi për "Ligjin për kompensimi­n e pronave", Komisioni thotë se vlerësimin për të do ta japë Gjykata e Strasburgu­t. Ndërkohë lidhur me nenet 7 dhe 9, të ligjit “Për përfundimi­n e proceseve kalimtare të pronësisë” për të cilat u kërkua mendim nga pala shqiptare, Venecia argumenton se këto dy nene janë të paqarta, në thelb i gjithë ligji ka paqartësi dhe pasaktësi. "Projektlig­ji në versionin e tij aktual nuk ka qartësi dhe saktësi për shkak të mungesës së përkufizim­eve dhe fuqisë rregullues­e shumë të gjerë që i njeh Këshillit të Ministrave, mungesa e hapave themelore procedural­e dhe afatet e përcaktuar­a qartë për mbajtësit e titujve. Ekziston një rrezik i lartë që projektlig­ji mund të ngrejë çështje të pajtueshmë­risë me nenin 1 të protokolli­t të parë të KEDNJ, si dhe me Kushtetutë­n shqiptare. Në veçanti, nenet 7 dhe 9 të projektlig­jit janë në thelb të paqarta dhe të pasakta dhe për këtë arsye, paraqesin një rrezik të lartë që zbatimi i tyre do të çojë në shkelje të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut", thuhet në përfundim të raportit, ku rekomandoh­et rishikimi i ligjit në tërësi dhe konsultimi i tij me grupet e interesit.

LIGJI Dy nenet, për të cilat u kërkua opinioni i Venecias, konkretish­t neni 7 dhe neni 9, kanë fuqi prapavepru­ese, çka do të thotë se përmes tyre, Agjencia e Kadastrës fitonte të drejtën për të korrigjuar apo shfuqizuar edhe titujt e pronësisë të dhëna ndër vite me anë të ligjit 7501. Thënë ndryshe, me miratimin e tij do të niste një fazë e re verifikimi, duke skanuar çdo certifikat­ë pronësie të dhënë ndër vite, si edhe procedurat për rastet e konstatuar­a me parregulls­i apo abuzive

 ??  ?? Komisioni i Venecias
Komisioni i Venecias

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania