Panorama (Albania)

Punësimi i mësuesve, vendet e lira në Tiranë e Durrës

Vetëm në Qarkun e Tiranës dhe Durrësit, 186 vende punësimi

-

Dy javë pas rankimit të mësuesve që janë në pritje për t’u punësuar, Zyrat Arsimore Vendore kanë bërë publike vendet e lira në shkolla. Në faqet zyrtare përkatëse, Tirana qark, Tirana qytet dhe Durrës mund të gjenden lehtësisht listat e vendpunësi­meve, si ato me kontratë pa afat dhe provizore, në tri zyrat më të mëdha rajonale. Shifrat e para flasin për 186 mundësi për punë të dedikuara për më të mirët e portalit. Këtë vit është portali dhe jo Zyra Arsimore Rajonale, ai që sinjalizon direkt me e- mail mësuesin e parë të profilit në rang zone. Ky i funPërafër­sisht, 1300 deri në 1400 vende pune lirohen çdo vit me largimin apo daljen në pension të mësuesve të vjetër, si dhe largimet me lejet e lindjeve apo raporteve shëndetëso­re. Sipas të dhënave të Ministrisë së Arsimit, në pesë vitet që prej se funksionon portali, janë punësuar mbi katër mijë dit duhet të kthejë përgjigje brenda 24 orëve, duke u paraqitur pranë shkollës përkatëse. Mosinteres­imi i tij merret si refuzim dhe i shkon si mundësi të dytit në radhë për profilin e kërkuar të mësuesisë. Ndryshe nga vitet e kaluara, që kur nisi zbatimin punësimi sipas portalit, mundësitë që një kandidat të refuzojë një vend pune janë pafundësis­ht dhe jo tri. Sipas ministrisë, më i miri duhet të ketë gjithnjë mundësinë e zgjedhjes së vendit të punës dhe të presë deri në hapjen e vendit që dëshiron. Kështu që, për çdo vend vakant ai do të vijojë të njoftohet deri në punësimin e tij, kur emri hiqet nga renditja dhe aplikimi i tij quhet i suksesshëm. Dhe ç’është më e rëndësishm­e, të punësuarit nuk do të vihen më në provë 1- vjeçare, por emërohen direkt nga drejtori i shkollës dhe ngarkohet me orë të plota mësimore. Që prej se kanë nisur punësimet përmes “Mësues për Shqipërinë”, portali ka rezultuar i suksesshëm për mijëra mësues. Vetëm këtë vit kanë garuar rreth gjashtë mijë mësues, për 1300- 1400 vendet e lira që hapen çdo vit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania