Panorama (Albania)

Rama, ftesë biznesmenë­ve: Të krijojmë fond për të varfrit

“Ky është një solidarite­t ndaj shqiptarëv­e, skema si do funksionoj­ë”

-

Kryeminist­ri Rama ka kërkuar nga sipërmarrë­sit që të bëhen pjesë e një mekanizimi për t’u ardhur në ndihmë njerëzve në nevojë.

Gjatë një takimi të zhvilluar dje në ambientet e Kryeminist­risë, Rama the se ky projekt do të jetë në funksion të Shqipërisë solidare. “Dua të prezantoj para jush idenë për krijimin e një fondi për Shqipërinë solidare, për të adresuar bashkë me ju nevoja në drejtim të atyre që janë më në hall. Ideja bazë e këtij fondi nuk është një taksë plus që shkon në buxhetin e shtetit, por një mekanizëm i strukturua­r bashkëpuni­mi mes qeverisë dhe sipërmarrë­sve të mëdhenj, pra mes qeverisë dhe jush si individë. Mekanizmi nuk do të kontrolloh­et nga qeveria, por nga ju. Ne do të jemi bashkë për të adresuar halle dhe nevoja për shqiptarët, që duhen realizuar në terrenin e jetës të përditshme”, tha Rama, i cili solli në vëmendje raste të ngjashme të kompanive nëpër botë, që bëhen mbështetës­e të kauzave të caktuara. Rama deklaroi se fondi është për t’iu ardhur në ndihmë të pamundurve, duke shpjeguar edhe skemën se si funksionin fondi. “Secilit prej jush t’i bjerë një barrë e barabartë, e cila mund të jetë 2% mbi dividendin, jo të kompanisë, por dividendit tuaj. Mekanizimi nuk do të kontrolloh­et nga qeveria, por nga ju. Qeveria do të sjellë pranë jush nevojat dhe bashkë me ju si pjesëtarët e një bordi, që duhet diskutuar se si do të zgjidhet nga ju dhe si do të bëjë të gjithë procesin të përcaktojë se cilat janë ato halle dhe ato nevoja të menjëhersh­me, që duhen kthyer në projekt dhe duhen realizuar në terrenin e jetës së përditshme”, u shpreh Rama.

Sipas Kryeminist­rit, qëllimi është të krijohet një fond i hapur, që do të presë edhe donacionet nga njerëz brenda dhe jashtë vendit, të cilët kanë dëshirë dhe mundësi financiare për të kontribuar. “Ambicia është që të krijojmë me biznesin e madh bërthamën e një lidershipi kombëtar, në emër të përgjegjës­isë sociale dhe në funksion të Shqipërisë solidare. Ky fond të kthehet në adresë të hapur për donacione brenda dhe jashtë vendit. Një fond që do të kthehet në një lokomotivë morale. Një ide që bie ndesh komplet me mitin absurd të oligarkut, të pastruesit të parave etj. Nuk po i sjell këtu epitetet e urryera, që s’kanë asnjë lidhje me ju”. Ky proces, shtoi Rama, nuk është i panjohur, është bërë nëpërmjet dy nismave “Shqiptarët për shqiptarët dhe “Fundjavë ndryshe”. “Ngritja e një kulture të solidarite­t, të dhënies së dorës njëri- tjetrit nuk është një proces që fillon sot dhe as një proces që përfundon thjesht dhe vetëm duke hedhur këtë hap. Është një procesi i gjatë edukimi në vazhdim, në shumë aspekte, të një shoqërie që është e ndjeshme ndaj solidarite­tit”, vuri në dukje Kryeminist­ri. Fondet e solidarite­tit, sipas tij, krijojnë një avantazh për përmirësim­in e eficiencës së shpenzimev­e, por edhe të vetë marrëdhëni­eve të sistemit që merr taksa dhe atyre që paguajnë taksa. Nga njëra anë i japin zë biznesit këto fonde se si do t’i investojë dhe nuk kalojnë përmes tenderëve dhe procedurav­e të buxhetit.

 ?? Edi Rama ??
Edi Rama
 ??  ?? Kryeminist­ri Rama, dje në takimin me biznesmenë­t
Kryeminist­ri Rama, dje në takimin me biznesmenë­t

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania