Panorama (Albania)

Basha: Nuk ka reformë pa opozitën, kusht i Gjermanisë

“Rama, i vetmi përgjegjës për dështimin e hapjes së negociatav­e”

-

Kryedemokr­ati Lulzim Basha tha dje se Reforma Zgjedhore nuk mund të bëhet pa përfshirë opozitën, që doli nga zgjedhjet e 25 qershorit të 2017- ës.

Gjatë një konference për shtyp, Lulzim Basha iu përgjigj deklaratav­e të Kryeminist­rit Edi Rama që bëri nga seanca plenare pak metra nga selia blu, ku tha se Reformën Zgjedhore ku adresohen rekomandim­et e OSBE/ ODIHR- it mund ta bëjë me deputetët që kanë ardhur nga listat e PD- së dhe LSI- së, pasi opozita dogji mandatet. Sipas kryedemokr­atit, përfshirja e PD- së dhe aleatëve është një nga kushtet e rezolutës së Bundestagu­t gjerman. “Si do ta bëjë ai Reformën Zgjedhore pa opozitën?! E ke në kushtet e Bundestagu­t. Merreni dhe lexojeni. Keni edhe përkthimin zyrtar, kortezi e autoritete­ve gjermane, që e thotë fare qartë. Konferenca e parë e anëtarësim­it të zhvillohet kur qeveria gjermane të konstatojë plotësimin e kushteve të mëposhtme nga Shqipëria. Sigurimi i vënies në punë dhe funksionim­it të Gjykatës Kushtetues­e dhe Gjykatës së Lartë, duke angazhuar një numër të arsyeshëm gjyqtarësh dhe prokurorës­h të verifikuar.

Të merret vendim për Reformën Zgjedhore, që të jetë në përputhje të plotë me rekomandim­et e OSBE/ ODIHR- it dhe që siguron një financim transparen­t të partive dhe fushatave zgjedhore, ( siç e kemi kërkuar në planin tonë prej 5 pikash). Të bazohet në rezultatet e Komisionit ad hoc të Reformës Zgjedhore. Rishikimi i draftit duhet të bëhet në dialog të hapur dhe gjithëpërf­shirës të të gjitha forcave politike, siç rekomandoh­et edhe në raportin e ODIHR- it të 5 shtatorit 2019", tha Basha.

PLATFORMA Lulzim Basha përsëriti për herë të dytë thirrjen ndaj Kryeminist­rit Edi Rama, që nëse nuk është në gjendje të zbatojë platformën me 5 pika të opozitës, të hapë krahun. Platforma me 5 pika, që sipas Bashës tashmë është edhe në tryezën e Kryeminist­rit Edi Rama, tregon se opozita ka marrë përgjegjës­itë për t’u angazhuar në plotësimin e kushteve të Bundestagu­t gjerman për të çelur negociatat. “Na duhet një drejtim i ri dhe ky drejtim i ri na duhet shpejt! Ky drejtim vjen përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Për këtë arsye, përtej llafeve të bukura, batutave dhe fjalimeve boshe të Edi Ramës, ne kemi propozuar një plan të qartë, i cili u hap rrugë ndryshimev­e, reformës së thellë politike dhe zgjedhore në vend. I hap rrugë po kështu, plotësimit të 9 kushteve të Bundestagu­t gjerman, hapjes së negociatav­e për Shqipërinë, dhënien fund të krizës politike dhe nxjerrjes së vendit nga kriza ekonomike dhe sociale ku e ka futur Edi Rama. Ndaj, dua ta përsëris edhe një herë: Plani është mbi tavolinë. Ta marrë, ta zbatojë, jo për hirin tim e qejfin tim apo të PD- së, por për hir të qytetarëve shqiptarë. Ta zbatojë, ose të hapë krahun”, tha Basha. Kryetari i PD- së iu përgjigj me të njëjtën gjuhë Kryeminist­rit sa i përket deklaratës së dy ditëve më parë të kreut të qeverisë kur e krahasoi opozitën me një karrocë me kalë dhe maxhorancë­n me një tren. “E mori përgjigjen nga z. Ndoka. Tren rrangallë, mbushur me kriminelë dhe oligarkë, tren i dalë nga shinat, kush përfaqëson popullin? Ky që mbron interesat e kriminelëv­e dhe oligarkëve? Ky që e trajton popullin si dele për t’i blerë votën me 20 mijë lekëshin që ia vjedh popullit. Këto janë faktet, kjo është edhe përgjigjja ime”, tha Basha.

NEGOCIATAT Kryetari i opozitës së bashkuar paralajmër­oi dështimin për herë të 4- t të hapjes së negociatav­e. Për këtë, Lulzim basha thotë se ka vetëm një përgjegjës dhe ai është Kryeminist­ri që drejton vendin në këto 6 vite”. E vërteta është se përgjegjës­inë për dështimin për herë të katërt për hapjen e negociatav­e e ka Edi Rama dhe askush tjetër. Është dështimi i tij personal. Nuk është dështimi i Shqipërisë, nuk është dështim i shqiptarëv­e. Është dështim i Edi Ramës. Është ky njeri në pushtet prej 6 vitesh, vitin e fundit me dekret edhe ministër i Jashtëm, dhe ky dështim ka vetëm vulën e tij përsipër. Premtoi se do të hapte negociatat dhe, siç duket qartë, dështoi, siç ka dështuar në çdo premtim tjetër”, tha Basha. Kreu i selisë blu është i bindur se kjo qeveri me këtë Kryeminist­ër nuk mund t’i hapë negociatat, ndaj tha se ka ardhur koha për një vizion të ri. “Është e qartë që atë që premtoi dhe nuk e arriti dot për dy mandate, nuk ka shans ta arrijë më. Ndaj, ka ardhur koha të hapë krahun e të lejojë një vizion të ri, një rrugë të re, me mundësi për ta nxjerrë Shqipërinë nga kriza dhe për t’u shërbyer qytetarëve shqiptarë”, përfundoi Basha. Pas konferencë­s, kreu i selisë blu publikoi platformën me 5 pika dhe shtoi se do të nisë konsultimi­n me qytetarët.

 ??  ?? Basha, dje gjatë konferencë­s
Basha, dje gjatë konferencë­s

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania