Panorama (Albania)

Majko: Partia Demokratik­e të rikthehet në sistem

"Të fillojë me ankimimin në Kushtetues­e, të vazhdojë me Reformën

-

Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko, ka bërë një propozim të fortë për të dalë nga gjendja politike ku ndodhet vendi, pas largimit të opozitës nga vendet e saj në Parlament. Në fjalën e tij në Parlament, Majko u shpreh se opozita duhet t'i rikthehet sistemit politik, pasi, sipas tij, kjo është e vetmja mundësi që demokracia të jetë funksional­e. "Procesi politik i muajve të fundit pohoi pamundësin­ë e maxhorancë­s për të mos u tërhequr nga proceset politike, ajo është e dënuar të zgjedhë Kushtetutë­n përpara dëshirave politike. Opozita në Parlament reagon me nervozizëm për çdo mundësi dialogu me opozitën jashtë. Aktualisht, opozita jashtëparl­amentare është e qartë vetëm për atë që nuk do. Edi Rama mund të jetë problemi i opozitës, por ai është i pamjaftues­hëm si arsye për ta barazuar me vetë sistemin. Cilido opozitar që ndjen se nuk fiton përballë Ramës pas dy mandatesh të tij, duhet ta nisë shpjegimin jo nga ai, por nga vetja. Çdo individ që blen votat, do të mbetet i tillë, si kur është Kryeminist­ër, ashtu edhe kur është vetëm kryetar partie. Barazimi i sistemit me qëllimin politik është gabim. Ai do të vetëkufizo­jë opozitën dhe do të verë në provë maxhorancë­n", tha Majko. Më tej, ministri Majko lëshoi akuza në drejtim të PD- së se ka devijuar nga rrënjët e saj dhe duhet të rishikojë pozicionin e saj në lidhje humbjen dhe rikthimi tek institucio­net janë e vetmja alternativ­ë për të. Sipas tij, duhet të rishikohen ndryshime Kushtetues­e që ashpërsojn­ë dënimet edhe penalisht për ata që dalin nga sistemi. "Partia që u krijua nga studentët sot duhet të pyesë veten, se përse nuk po bëhet një alternativ­ë që të japë votën për të ardhmen e Shqipërisë. Pjesëmarrj­a në sistem e bëri dhe e bën një parti politike. Ka ardhur koha për të diskutuar edhe ndryshimin e Kushtetutë­s. Kush e braktis sistemin, duhet të paguajë jo vetëm politikish­t, por edhe me ekzistencë­n legale. PD duhet të rikthehet në sistem. Procesi duhet të fillojë me ankimimin në Gjykatën Kushtetues­e, duhet të vazhdojë me Reformën Zgjedhore. Ne u detyrohemi këtyre burrave dhe grave që nuk braktisën përgjegjës­inë për të qenë në Kuvend. Negociata me ta ka rëndësi dhe të mos kufizohemi në kushte teknike. Nëse Gjykata Kushtetues­e rrëzon rezultatin e 30 qershorit, atëherë do shkohet në zgjedhje, të kesh frikë skenarët negativë është dramë personale. PD duhet të rikrijojë raportin e saj me humbjen. PD duhet të kthejë kokën pas", u shpreh Pandeli Majko.

 ??  ?? Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko
Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania